E shtune, 20.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Mendime

Besi Bekteshi: Diplomaci europiane dhe qëndrim amerikan

E premte, 27.05.2011, 07:53 PM


Diplomaci europiane dhe qëndrim amerikan

 

Nga Besi BEKTESHI

 

Duhet të jemi të lumtur, tepër të gëzuar se në vitet 2000, jemi në krahun e përfaqësuesve më të lartë të botës demokratike. Duhet të themi faleminderit pse si amerikanët dhe europianët qëndrojnë afër dhe sidomos në zgjedhjet e fundit kanë qëndruar ngjitur me ne. Duhet të jemi shumë të kënaqur që në fund të fundit, arrijmë të perceptojmë se janë amerikanët dhe europianët që na e zgjasin disi dhe na fërkojnë paksa bishtin. Na e zgjasin si popull, dhe jo si politikë, dhe bishtin na e fërkojnë sepse vërtetësisht jemi më të sigurtët properendimorë në Ballkan. Na e zgjasin, sepse jemi multi religjionarë duke qenë një komb i vërtetë dhe i ngritur në institucione tashmë. Na e zgjasin, sepse tentojmë ashtu me problemet e mëdha tonat, të integrohemi si një masë njerzore e cila kur do, nuk bën gabime. Ja bie fjala, asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk ka tentuar të kërkojë azil politik dhe nuk ka asnjë të dhënë për budallallëqe me lirimin e vizave. Shkurt si nga amerikanët dhe europianët, është marrë vesh se jemi të “këqijtë e vetes, por jo të botës”. Kohët e mbas përfundimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të impenjuar si Europianët dhe Amerikanët, kanë hequr dhe po heqin të zinjtë e ullirit, më mentalitetin refuzues, jo bashkëpunues, bojkotues, protestues dhe jashtë institucionalizues të politikës shqiptare. Mentalitet refuzues, sepse mbaruan zgjedhjet dhe pasi pranohen “refuzohen”. Jo bashkëpunues, sepse nuk pranohet mbas kësaj kohe të shkohet në institucione, ku do të ishin hapur edhe letrat po të donin. Bojkotues, sepse kanë trembur botën me bojkote, të cilat kishin si qëllim të këpusnin perin dhe të kalonin vendin në një revoltë. Protestat pastaj kanë qenë dhe janë një standard tepër i dyshimtë dhe tepër shkatërrues për Shqipërinë. Një figurë e jashtëzakonshme, e keqe e cila në fund të fundit, kaloi edhe qetësinë europiane për Shqipërinë, duke u bërë një situatë prove për demokracinë. Ka ndodhur një zvarritje e një populli dhe një ulje e jashtëzakonshme e besimit për problemin e votave. U tha se janë vjedhur, se janë bërë krime me votat dhe po ashtu edhe sot megjithëse me zë më të ulët. Por kam qenë dhe jam i bindur edhe sot, se duke filluar nga viti 2005 nuk mund të transformohet më vota e shqiptarëve. Mund të ketë parregullsi, por vota e shqiptarëve shkon aty ku duhet. Në këto dy vite, është vënë në provë durimi i madh i europianëve, si ato të djathtë dhe ato të majtë. Normalisht Europa dhe diplomacia e saj kanë edhe eurodeputeten Pack, por edhe Chountis. Por kanë njerëz të jashtëzakonshëm në durimin e tyre dhe në zyrat e Brukselit dhe Strasburgut, i dinë tashmë zakonet e shqiptarëve dhe zënkat e tyre të përjetshme. Por kësaj rradhe janë habitur se “sa pak kauzë ka pasur, për të bërë gjullurdi të tilla” që shkojnë deri në sulme ndaj institucioneve dhe paralizim të integrimit. Kanë kërkuar thellësisht se si mund të vidhet vota në Shqipëri, por deri tani asnjë institucion Europian nuk ka gjetur realisht hajdutë të votave në vendin e shqipeve. Nuk ka asnjë rezolutë të Brukselit që qartësisht denoncon vjedhjen e transformimin e votave. E kjo ka qenë edhe “kauza” e madhe e kësaj zvarritjeje 2 vjeçare të Shqipërisë. Fule, Fajon, vetë Ashton dhe Lajçak më tepër diplomatikë se sa të drejtpërdrejtë kanë bërë ecejaket e tyre, por përveç një dashamirësie ndaj Shqipërisë nuk kanë mundur të përballen me interpretimet e ndryshme të forcave të mëdha politike. Kanë dy vjet që bëjnë diplomaci dhe kanë ruajtur durimin në saj të së thënës diplomatike, duke ditur se ka disa precedentë të rrezikshëm në Shqipëri. Ka një ‘97-të dhe ka edhe disa raste të tjera. Europianët kanë duruar edhe kërcënime me revolucione dhe ngritje të popullit opozitar, dhe kanë bërë në një farë mënyre diplomacinë e dy krahëve duke shtyrë dhe shtyrë drejt marrëveshjes.

Ndryshe disi amerikanët. Me ndërrimin e ambasadorit dhe qëndrimin e tij mbas 21 janarit, por edhe të folurën e prerë të Kantrimenit, janë ata që marrin edhe shkopin e dirigjentit dhe kontrollin në Shqipëri. E kanë më të lehtë të veprojnë, kanë qëndrime unanime në bisedat e tyre dhe flasin me zë më të fortë politikisht. Tashmë ambasadori amerikan, futet brenda sistemit të përballjes politike në Shqipëri, qëndron midis tyre dhe nuk lejon përplasjen e fortë. Këtë e kanë kuptuar edhe aty ku nuk duan të kuptojnë. Amerikanët veprojmë më qartë dhe më shqiptarçe, ose bëhen më të kuptueshëm për mentalitetin shqiptar, disi i prapambetur, për diplomacinë europiane. Amerikanët marrin me vete dhe europianët, për të parë numërimin e votave dhe patjetër i detyrojnë të bëjnë ecejake. Amerikanët shpërveshin mëngët dhe heqin kollaret, por ama afër tyre janë edhe Europianët dhe me këtë rast politika shqiptare, qëndron disi më urtë. Amortizatori amerikan me sa duket, është bërë për të përballur shkrepat e Shqipërisë dhe rrugët e saj akoma me të papritura. Edhe sot është po e njëjta skemë, ku amerikanët bëjnë rolin parësor dhe zërin e trashë. Përballë ndarjes majtas-djathtas në Parlamentin Europian për Shqipërinë, amerikanët e mbyllin qëndrimin e tyre duke thënë “se zgjedhjet ishim më të mirat dhe korrektet që nuk janë parë dikur”.

Normalisht që kuptohet qartë se tashmë detyrat janë të ndara në raport me ne nga ndërkombëtarët. Europianët me sa duket janë në rolin e diplomatit të përhershëm, dhe amerikanët si modeli i prerë i mbajtjes qëndrim të qartë.

Kush nuk e kupton se kush janë miqtë e lartë të popullit shqiptar, ka për të qenë gjithmonë i humbur. Kush nuk kupton se kush e do kombin shqiptar de kush lufton realisht për të, ka për të qenë i humbur. Kush nuk kupton se “miqtë e duan Shqipërinë stabël politikisht dhe ekonomikisht, do të jetë i humbur”. Kush nuk kupton se shqiptarët janë properëndimorë dhe mbrohen nga ato, do të jetë i humbur.

Por është dikush edhe në krahun që sot për fat të keq nuk kuptojnë, që e di këtë problem.

Ata kanë paralajmëruar për humbjen e të majtës së përçarë dhe që nuk dëgjon miqtë e lartë dhe të sinqertë të Shqipërisë. Tashmë askush nuk mund të dalë jashtë institucioneve. Ata që dalin, në fakt nuk bëjnë asgjë tjetër, por humbin dhe thellojnë humbjen. Është për të ardhur keq.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora