E enjte, 22.10.2020, 10:27 AM (GMT+1)

Aktualitet

Isuf B. Bajrami: Greqia mund t’i rikthehet dhrahmisë

E premte, 27.05.2011, 06:43 PM


Greqia mund t’i rikthehet dhrahmisë

 

Nga Isuf B. Bajrami

 

Greqia po zhytet në borxhe dhe vendet e zonës euro vajtojnë me të. Ajo që përflitet shpesh në media mund të kthehet në realitet. Vetëm komisionerja e Greqisë në Komisionin Evropian, Maria Damanaki e pranon se vendi mund t’i kthehet dhrahmisë. “Skenari i distancimit të Greqisë nga euro është në tavolinë,” paralajmëroi ajo.

“Ose do të bashkohemi në një program me viktima të shumta, por që jep rezultate, ose do marrin përgjegjësinë për të kaluarën tonë e do kthemi sërish tek dhrahmia,” tha Damanaki.

Edhe novelisti norvegjez ka sugjeruar para pak kohësh që Greqia të largohet nga zona euro për tu rikthyer tek dhrahmia.

Por qeveria greke është mase e vendosur për të mos u kthyer tek dhrahmia. Një monedhë e re greke do të ishte më e dobët se euro. Në këtë mënyrë produktet greke do të ishin më të lira në tregun botëror, çka do ndihmonte ekonominë. Por nga ana tjetër, borxhet e këtij vendi do dyfishoheshin menjëherë nga kjo monedhë e dobët.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora