E shtune, 20.04.2024, 03:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Të rinjtë myslimanë në Pejë kundër statujës së Nënë Terezës

E enjte, 26.05.2011, 07:58 PM


Një grup të rinjsh myslimanë në Pejë, Forumi i të Rinjve Myslimanë, i ka kërkuar kryebashkiakut që të heqë dorë nga vendimi për të ngritur një statujë të Nënë Terezës në këtë qytet. Sipas të rinjve, kjo është një fyerje për qytetin me 98 përqind myslimanë.

Grupi thotë se ka mbledhur rreth 2 mijë firma në një peticion kundër statujës. Nëse statuja duhet të ngrihet, atëherë sipas të rinjve aty duhet të jenë heronjtë e pavarësisë.

“Vendimi i autoriteteve ka ardhur pas lobimit dhe financimit nga një sekt i Kishës Katolike, Opus Dei,” i tha agjencisë Balkan Insight Noli Zhita.

Grupi i të rinjve thotë se Nënë Tereza nuk është shqiptare. “Ajo është me origjinë vllahe, e lindur në Maqedoni, nuk është shqiptare,” thotë Zhita.

Kryebashkiaku i Pejës duket i vendosur për të mos u tërhequr nga kjo iniciativë.

Ndërkohë, lajmi i publikuar në Balkan Insight, të bie në sy se është përcjellë nga mediat e Iranit.



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora