E premte, 19.04.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’

E enjte, 26.05.2011, 07:58 PM


TAKIMET LETRARE “AZEM SHKRELI 2011”

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Ne qytetin historik te Pejes u mbajten takimet letrare “Azem Shkreli 2011”.Merrnin pjese krijues nga gjitha trevat shqiptare: Kosova,Shqiperia,Maqedonia,Mali i Zi.Nga Shqiperia merrnin pjese poetet e njohur nga Tirana Visar Zhiti dhe Agron Tufa si dhe poetet nga Tropoja Lulzim Logu dhe Gjon Necaj.

Ne oren 10 para dite u mbajtr ora letrare me krijuesit e rinj te shkollave  fillore  dhe te mesme te komunes se Pejes.ndersa ne oren 11.30 u mbajt tribuna tematike “Komunikimet nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”,ku referuan akademik Mehmet Kraja,prishtine,Prof.Dr.Agron Tufa ,Tirane,shkrimtari dhe publicisti Kim mehmeti,Shkup dhe shkrimtari dhe studiuesi Sejdi Berisha nga  Peja.

Si nga referuesit dhe debatet e te pranishmeve,doli se letersia ne trojet shqiptare nuk eshte ne ate nivel qe kerkon lexuesi.Ne shkolla nuk studiohen poetet dhe shkroimtaret e afirmuar dhe aq me keq qe shteti nuk paraprin per te realizuar detyren madhore te cuarjes perpara te kultures shqiptare.Gjithashtu nga pjesemarres te pranishem u diskutua se botimet letrare i ka  censuruar ana financiare,cka duhet gjetur rruge dhe forma vete shteti per te eliminuar botimet skarco dhe keto fenomene nder shqiptare.Nese kultura shqiptare nuk vleresohet,atehere ne si komb jemi te humbur,u theksua ne tribunen me teme “Komunikimi nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”.Duhen botuar veprat e korifejve te medhenj.Krijimtaria e Azem Shkrelit nuk eshte e botuar ne Shqiperi as Kosove,u shprehen referuesit.

Pastaj u organizua manifestimi qendror ne teatrin “Istref Begolli”,ku u be hapja e manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli 2011”,me pjesemarrjen e ansamblit “Rugova” dhe aktoreve Nimon Mucaj dhe Rudina Zhara .Drejtoresha per kulture e komunes se Pejes,Shqipe Gjonbalaj ,pasi pershendeti te pranishmit, ia dha fjalen  kryetarit te komunes se Pejes, Dr.Ali Berisha,I cili mes te tjerash tha se peja krenohet me Azem Shkrelin,rrugetimin e tij neper tabanin kombetar dhe mbajtjen gjalle te flakes se lirise.Me vepren e tij Shkreli eshte bere shembull per gjeneratat e reja ne Peje dhe mbare trojet shqiptare,ndaj komuna mbetet qe t’I ndihmoje ata qe duan te ecin ketij shtegu.Pastaj u vijua me me deklamimin e poezive nga poetet e pranishem.

 

 Manifestimi letrar, “Takimet letrare Azem Shkreli” ditën e martë kishte mbledhur rreth vetes shumë krijues të letërsisë shqipe, për nder të përvjetorit të 14-të të ndarjes nga jeta të shkrimtarit nga Peja Azem Shkreli. Në këtë ditë kushtuar Azem Shkrelit,u dhane  dy shpërblime për nder të këtij krijuesi të madh. Shpërblimet i morën Qerim Ujkani dhe Qëndresë Sadrija.  Më pas nga poetë  të njohur si Ali Podrimja,Qerim Ujkani,Agim Gjakova, Visar Zhiti,Adem Shkreli ( vellai I poetit Azem Shkreli),Sejdi Berisha,Skender R.Hoxha.,Prend Buzhala,Halil Haxhosaj,Lulzim Logu,Agim Desku,Adem Shkreli, etj, u lexuan poezi të ndryshme. Takimet letrare “Azem, Shkreli”, nisën me vitin 2002, kur edhe u themelua me vendim të KK, të Pejës, duke vazhduar edhe në ditët e sotme për të përkujtuar ditën e vdekjes së poetit, dramaturgut, dhe intelektualit  Azem Shkreli.
Qerim Ujkani, laureat i çmimit ”Azem Shkreli”, për vitin 2011 tha se ky çmim për mua është një mirënjohje që më jep vendlindja ime dhe një borxh që ia kam kthyer asaj vazhdimisht gjatë krijimtarisë sime. “Më duket se është një nder i dyanshëm, të cilin e përshëndes veçanërisht, dhe ky manifestim është një nga takimet  me atraktive që  mbahen në Kosovë, duke patur një frymë tjetër. Ndërsa çmimin “Bulëzat” e ka fituar Qendresë Sadrija nga Peja.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora