E shtune, 20.04.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mahmut Agalliu

E enjte, 26.05.2011, 06:12 PM


Mahmut Agalliu

 

 

Mallakastres

 

Moj Mallakastra binjake

pothuajse linde nje nate

Mallakaster me dhjete shkronja

djem dhe vajza sy shqiponja

 

Mallakastrat qe  kur u ndane

ne ato siperfaqe jane

asnje fjale nga to s'degjuam

me shume njera tjetren duan.

 

dikush qe i ndau ate nate

me deshire u dha urate

kufi me Vlore e Berane

xhaden dhe lart per ju lane

nen xhade deri ne bregdet

Myzeqeja tere lezet.

 

E egra me shkemb e prralle

armiku kur e ka pare

djerse i kane dale mbi balle

donte te merrte kalane

pa pyetur Rrapo Hekale

qe kish ne dore tere kazane

lidhur bese me jatagane.

 

si Vlora dhe Kurveleshi

Tepelena armet ngjeshi

Gjirokaster e Permet

Berati mbrapa nuk mbet.

 

s'kishin topa per kalane

vec zemer dhe jatagane

sokellimat qen bere tmerr

armikun hidhnin ne humnere

 

historianet penen shkrine

ato kohra me nuk vijne

te gjithe te huajt ta dine

ne me ta ruajme miqesine

 

te bute dhe te eger jemi

Mallakaster emrin kemi

Mallakaster e Myzeqe

dy krahina bukuroshe.

 

 

Ditet e spitalit

 

Nje spital ne mes te pyllit i sajuar

me shume pacient moshatar grumbulluar

shume infermjere te gatshme per sherbim

nje doktor vjen per kontroll pa pertim.

 

ketu dy muaj i kalova edhe une

ne fillim me bezdi e dhimbje shume

kalojne ditet dhe dhimbja dalengadale

po pres kohen kur te vije per te dale

 

ryshfete dhe pagesa ketu s'ke

sherbimin nate e dite free e ke

per ushqim nga shtepia s'ke nevoje

kete vend zoti qe heret e bekoj.

 

si kaloka keshtu jeta pa kuptuar

nga te gjithe njerzit e tu i larguar

i sheh ne enderr per nate dhe te shohne

merakun per diten tjeter me shume shtone.

 

Hudhra dhe qepa

 

E diel qe apo e shtune

se mbajme mend as ti as une

hudhra me qepen u zune

kush nga ne shijon me shume

 

hudhra me thelpinjte perpara

u shkri e tere fukaraja

numeroj thelpinjte dymbedhjete

e para tha do te jem vete.

 

c'i tha qepa lehte -lehte

qofshin dhe pesembedhjete

si kam fare per siklet

per fukarane kam qene vete

 

nje kokerr jam me te vertete

e shtrenguar si me morsete

vlej per gjelle e per mezet

per fukarenj e per mbret

 

ti hudher kot me mundon

vendin e pare pse kerkon

ne dy-tre gjelle te shijon

nga era te kundermon

 

me ty qep s'merrem dot vesh

nga une me fjale nuk do te kesh

prandaj pyet dhe te tjere

kush nga ne ka me shume vlere

 

te dyja djegin si piperi

pa ato s'ben dot guzhinieri

sado qe ta shkrije zanat'ne

qepen afroj me prane.

 

 

Dite Gushti

 

Dite e bukur dhe e qete

nga qielli u larguan rete

nuk fryn ere vec pak veri

per tu kenaqur shpirti.

 

ne kete gusht qe jemi

pese dite te tilla nuk i kemi

te gjithe thone eshte gusht i rralle

per mos te thene gusht i pare.

 

gushtit vapa i mungoj

plazhistet i deshperoj

dy dite radhe ne rere s'u shtrine

per dite u shtove merzine.

 

ketu ne Salem ku jemi

me shume ftohte se vape kemi

dimri nga vera ndryshon

vec nga bora kur fillon

 

fillon bora dhe kallkani

sa qe ngrin dhe oqeani

fillon era dhe tufani

qytet shtrigash mor amani.

 

Mendohem

 

Mbi nje shkemb mbi oqean

zemra kaluar po me mban

kujtoj te mite qe me lane

kujtoj shoket ku i kame

 

kujtoj vendin ku u linda

me gjithe te mirat u rrita

por kur u bera per pune

jeta me shkoi si ne lume

 

pse u acarua valle

te gjitha i paci hallalle

mos me zencin per kusare

zemren pata qelibare

 

kjo zemer e kjo llogjike

me thone ne jete mos ki frike

vishu dhe ha c'te doje goja

kush s'te do i dalte boja.

 

jete o jete ne mergim

per moshen dhe pleqerine

per dite me shtove merzin

rri ketu se kam femine.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora