E premte, 19.04.2024, 07:50 PM (GMT+1)

Mendime

Mexhid Yvejsi: Kosova ne dimer (+ replike nga Kol Shkodrani)

E enjte, 31.01.2008, 09:33 PM


Kosova ne dimer
 
shkruan: Mexhid YVEJSI ,GJAKOVE

”Ne po mbytemi në informacion
dhe po vuajmë për njohuri.”

-Radherford D. Roxhers

Kosova në rregull-
në dimër me mjegull…

Pleqtë po thonë se jemi në arbain, tue dalë në hamsin… Kosova në dimër, si edhe në çdo stinë, terrin e ka mbi shpinë, ku shumica e shqiptarëve jeton në varfëri, duke u ngri, duke u mërdhi, duke e pritur të shkretën pavarësi…
Për shqiptarët e ngratë-dimërat janë gjithmonë të gjatë.
Për shqiptarët e Kosovës, në veçanti, dimërat e bardhë, për një shekull, nën Sërbi, ishin dimëra të zi…
Për shqiptarët e shkretë, ky dimër i vitit 2008, nuk është
aspak më i lehtë.
Sipas politikanëve, Kosova po del në dritë, sepse për Kosovën çdo gjë është në rregull, por ky dimër po ka më shumë mjegull…
Mjegull shpërndajnë politikanët vendor, hiç më pak edhe ata botërorë, nuk kanë dertë pse të gjithë u bënë horë…
Tani, përsëri, presin si do të përfundojnë zdhedhjet në Sërbi, që ta ndezin dritën jeshile për pavarësi…

”Edhe pak e shpallim,
atëherë, do ta kallim…”

Sa e sa herë kanë premtuar, por gjithnjë kanë mashtruar…Caktojshin edhe data, por ju dolën të thata…
Madje, njeri prej tyre, kinse shumë i informuar, thoshte me krenari, se edhe orën e di, me saktësi… Por, ajo orë, atij, ju thye n’dorë…
Tani e thonë pa hile, nga Brukseli dhe Washingtoni, e presim dritën jeshile…
Kur? Edhe pak e shpallim, atëherë, da ta kallim…
Kush do ta shpallë? Do ta shpallin Institucionet, që kanë dalë nga akrobacionet…
Do ta shpallë Kuvendi ose Parlamenti, që i merrë vendimet ngjeti, sepse kaq din i shkreti…
George Fred Williams, (1852-1932), ishte Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe Mal të Zi, gjatë viteve 1913-1914, në librin e tij ” SHQIPTARËT”, përkthye nga anglishtja prej Shaban Ballës, botuar në Tiranë-Shtypshkronja “Dielli”, 1934, në ballinë të librit shkruan:
“Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arsye në Sallat e Diplomacisë”.
“Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mëshirë qeveriset bota”.
Deri më sot, të gjitha premtimet nga bota- ishin joshëse, por të kota , siç ishin imponimet për negociata, që ishin të thata…
Të thata janë edhe premtimet për pavarësi, që po thonë se së shpejti da ta shpallim dhe kur ta shpallim- atëherë do ta kallim…

”PAVARËSI” NËN ROBËRI…

Statusi i Kosovës tashmë është i zgjidhur, por Kosova do të mbetet me nyje e lidhur…
Ardhja në Kosovë e Misionit të Bashkimit Europian –na jep me kuptue se Kosova s’është shtet e le më shtet sovran…
Ky Mision, lum miku, është më i zi se UNMIK-u, sepse e ka për detyrë, kjo po dihet, me na mbikqyrë…
Por, para se me ardhë, para se m’u vendos, do t’na bën një thirrje, një kërkesë, një ftesë, kinse Kosova vetë po e fton, që ai mission t’na rehaton…
Institucionet e Kosovës, të zgjedhura nga OSBE-ja, edhe pse janë në kaos, do t’bëjnë çmos, që ky mission, sa më shpejtë, në Kosovë m’u vendos…

Kosova me t’ardhme europiane…

Kur Misioni Civil (Policor) i Bashkimit Europian në Kosovë të vendoset, atëherë ç’ështja e Kosovës do të vuloset. Do të vuloset sepse Kosova s’është shtet, sepse s’ka sovranitet, por, do të thonë, s’ka dert…
S’ka dert që Kosova s’është sovrane, kryesorja është se Kosova ka t’ardhme europiane…
Por, a mund të ketë Kosova t’ardhme europiane nëse nuk është shtet, nëse nuk ka sovranitet?
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, para deputetëve të Parlamentit Europian, tha: “Misionet e tilla nuk dërgohen në shtete që janë të pavarura dhe ndërkombëtarisht të njohura”.
Ne po mbytemi në informacion dhe po vuajmë për njohuri, thoshte Radherford D. Roxhers.

Pak njohuri për ”Pavarësi”…

Se Kosova do të ketë “Pavarësi” - këte e di çdo fëmi…
Por, për të pasur njohuri, duhet ditur thelbi i tij.
Thelbi i asaj që po quhet “pavarësi” - është një mashtrim i ri, është sikur me na qitë pluhur a hi në sy…
“Djali jem, ti nuk e din se me sa pak mëshirë qeveriset bota”, e le më Kosova…
Kosova do të ketë “pavarësi” sipas propozimit të M. Ahtisaarit, por do të qeveriset prej Misionit të ri të Bashkimit Europian…, dhe ne do ta quejm “shtet sovran”…
Në Pakon e Ahtisaarit shkruan:
1. Prania Civile Ndërkombëtare (ICR) dhe jo Kuvendi i zgjedhur i Kosovës, do të jetë “autoriteti përfundimtar për interpretimin e Marrëveshjes” (Parimet e Përgjithshme, Neni:123, Aneksi IX, neni 21.a.)

Pra, Prania Civile Ndërkombëtare është autoriteti përfundimtar, që “pavarësinë” e interpreton siç ajo dëshiron…
Kurse në Draftkushtetutën e Kosovës shkruan:
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike…”
Pra, sipas Kushtetutës së Kosovës, që i ka fry “autoriteti përfundimtar” në Kosovë s’ka më shqiptar…
Shqiptarët do të shndrrohen në shoqëri, që do t’i kenë
simbolet në këtë “pavarësi”…
Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, sipas Kushtetutës, janë: flamuri, stema dhe hymni, që pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj…
Pra, në Kosovën e “Pavarur” çdo gjë do të jetë e varur, e varur në karakterin shumetnik, kurse Republika e Kosovës do të jetë shtet laik dhe e paanshme në çështjet e besimeve fetare…
E paanshme në çështjet e besimeve fetare, shkruan në “kushtetutën kosovare”, por kjo është hajgare dhe nuk qëndron fare…
Nuk qëndron fare sepse 45 kisha dhe manastire ortodokse do të kenë zona të veçanta, të mbrojtura, të siguruara, me teritore të zgjeruara dhe tej mase të priviligjuara….
Së shpejti “Pavarësinë” do ta shpallim –atëherë do ta kallim… Pastaj do të dëgjojmë detajet e një fitoreje…
Sapo të dëgjoni detajet e një fitoreje, thoshte Sartri, është vështirë ta dalloni atë nga një humbje.

Prognoza te zeza per Kosoven nga Mexhid Mjekrra

Nga Kol Shkodrani

I nderuari HAMDI NUHIU,

i dergo ketij mjekrroshit qe e ka shkruar shkrimin "Kosova ne dimer" me prognoza te zeza per Kosoven, nji selam alekum prej meje e i thuaj se ka nevoje me u kqyre tek Doktor Adhamuti. Ne mos e marrte vesh se perse eshte fjala i thuaj se Anton Zako Cajupi i di mire keto pune, prandaj ta shfletoje vepren e rilindasit e te mos merret me fanatizma - pordhi kali ne dere te hanit...
Mos ki frike prej drites se prej saj ka frike vetem urithi...keshtu i thuaj.

C'ka po mendon ky tuaf se SHBA e Europa do ta sjelle lirine e shqiptareve e pastaj do ta leje vendin ne kaos, te na vine ca talibabe e talibun nga Arabia, te na mesojne se si duhet qeverisur e ujdisur Kosova. Jo mor zoti Mexhid me mjekerr, po ne shyqyr qe kemi SHBA dhe Europen se do te na kishin perpire zullaperit e orjentit. Me vjen keq po kauza juaj per te ndertuar nje Kosovastan-taliban eshte e vdekur. U perpoqet ne fillim por djemt e UCK-s ishin te zgjuar, sikterr ju thane, nuk i duam arabet me mjekerr te zeze e tru te fanatizuara. Nuk mund ta kthejme as Shqiperine e as Kosoven ne Liban, lum Mexhid Mjekrra.
E degjo lum miku, drejtesine njerezore nuk e ben as Allahu, as Zoti Krisht e as Baba fetahu, por e ben vete njerezimi. Se Zoti( qe eshte NJE dhe jo dy, a tre a trembedhjete) e krijoj njeriun jo vetem me trup por edhe me mendje. Me arsye. Dhe e la te lire te veproje sipas arsyes se vet. Zoti nuk ka imponuar e nuk imponon. E le njeriun te lire te krijoje jeten e shoqerine e cila drejtohet jo nga rregullat e prifterinjeve e hoxhallareve por te arsyes njerezore qe krijoj ligjesine per ta shpetuar njerezimin nga kaosi. Zoti ben arsyen Hyjnore e njeriu arsyen Njerezore. Jane dy gjera te ndryshme por qe nuk kane kundershti ne qellimin final: PAQE, DREJTESI, HARMONI...
Juve te "Drejtesise se Allahut" sic pretendoni te jeni e sfidoni zotin sepse merreni me punet e tij. Visheni me petkun e tij. Shfaqeni si ai..Ju beni demagogji. Zoti nuk ka nevoje qe te jeni ju ordinancat e tij sepse ai vepron vete ne boten qe ka krijuar. Ju perkundrazi jeni te demshem. Predikoni cfare ju ka koka e thoni se i ka thene Zoti-Allahu a Buda a Krishti...
Jo mor zotni Taliban Aksham me mjekerr, nuk ka nevoje as Zoti e as Njeriu per ju. Per ju ka nevoje Dreqi i Zi e Dreqi i Kuq... Ju jeni mercenare e tij. Merrni pare nga fanatiket me poture saudite dhe mbllacisni brockulla. Perc Anadolli!
Po dikush duhet tua thoje se jeni ne udhe te gabuar...Se jeni trushplare, se ja keni me te keq Kosoves, Shqiperise dhe mbare shqiptarise...
Shkoni ne shkretire, ne Sahara po deshet, mbllacisni atje sa te doni, mbase gjeni ndonje deve t'ju degjoje....dhe shikoni se mos e perdorni devene si grua...Se keshtu diten,me llafe jeni moraliste te medhej, por me vepra, ne erresire ju beni gjemen... Ju marrofte Zoti!
Jo Kosoven, po ju kallshi veten!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora