E marte, 23.04.2024, 03:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Agim Desku

E enjte, 26.05.2011, 07:03 PM


Agim DESKU

 

Cikel poetik

 

Besa

 

Dajes tim Gjon Neçaj dhe vëllait Lulzim Logut

Nga Tropoja

 

Besa-besë

E ardhur si dhuratë nga zoti

vetëm në tokën e shqipeve.

Për secilin që flet shqip

e ka zemër atdheu.

Besa si besa e Haxhi Zekes

si fjalë e Kullave të Junikut

të Krasniqës dhe Gurit të Gashit.

Besa fjalë e burrit e then PO,

të bashkura rreth flamurit e atdheut.

Në Krujë të Skëndërbeut

dhe në Tropojë të Azem Hajdarit.

Këmbëkryq me Adem Jasharin

zjarreve të Prekazit për besë e Dhe Kosove.

Shqip e kam për zemër t`ia falë këtë fjalë  mikut

e shkruar në  vatrat shqiptare  brez pas brezi

kujtim i lënë për ju që do të vini pas nesh.

Ulur edhe ju këmbëkryq Kullave e odave

në çdo kohë e  shtruar sofra shqiptare

bukë e kripë e zemër siq e thonë në Shqipëri.

Të rriteni edhe ju me Shqipet e malit të fluturoni

vargjeve të lira të poetëve të lirisë

që Dhe e Atdhe e kanë fjalën,

me  zemër flasin për besën shqiptare.

Kohërat u munden, shekujt u zhduken.

Erdhi koha jonë të përqafoj fort vëlla

ma mbaj zemrën e jotja ishte prej kohësh

mos ma kërko emrin ,emri yt është i imi.

Për besë të tretë e kemi Një emër.

 

 

Tradhtia

 

Nuk është në mesin e fjalëve të mia

as në gjuhën e  asnjërit nga miqtë e mi.

Jeton si hije mbi shkëlqimin  e burrërisë dhe  të së bukurës

dhe vdes në njeriun pa emër e atdhe,

në njeriun e vdekur vetem aty jeton.

Nuk e quaj si fjalë të shkruar as të folur shqip,

më besoni nuk do të kisha degjuar kurrë për të.

Armiqtë e sjellën si dhuratë për të prangosur lirinë

e fjalës,të këngës edhe të emrit tim shqiptar.

E di që hynë shtatë pash në dhe dhe del si hije.

Nëpër secilën legjendë kalli zemra .

U bë djallë shkuar djallit.

Sot iku pas baladave diku u shkri Karpateve

në miqësi të korbave të zi,

së nuk zë vend më në Iliri,

as në trupin tënd njeri

që flet shqip.

Guxo e vdis më mirë

se je i lirë

Nuk është kjo  fjalë

dreq o djallë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora