E enjte, 01.10.2020, 08:25 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: (Një) Fantazi amerikane

E enjte, 26.05.2011, 07:57 PM


Uashington, mars 1998
Uashington, mars 1998
(NJE)…FANTAZI  AMERIKANE

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Ose,kur ecën edhe…FALLCI…!

-Skicë-ditar- (Usa, Mars 1998)

 

…!

Nuk kishte asnjë arsye që të mos e prisja me interes dhe aprovim të plotë propozimin e Dervish Shehut,në Bruklin të Nju Jokut,(ku isha pritur dhe strehuar,fillimisht në Amerikë,si mik-mysafir), që të shkonim në kryeqytetin amerikan,Uashington D.C.Dhe,aq më shumë për mua,banorin,ndër më të rinjtë e këtij vendi gjigand. Bile,akoma edhe më shumë,kur bëhej fjalë për të marrë pjesë në një demonstratë për Kosovën, para Kongresit amerikan.

…Dita,ishte jashtëzakonisht e ftohtë,ndoshta dita më e ftohtë e jetës time! Shqiptari nga Malsia e Madhe e Mbishkodrës,që,në atë rrugë ishte dhe në rolin e shoferit,ishte shumë xhentil. Autostadat e mëdha si dhe makina e mirë me të cilën udhëtonim,na bën të mendojmë se,Uashingtoni,nuk qënka edhe aq larg nga Nju Jorku.Gjithë-gjithë,rreth pesë orë.

-Meqënëse jemi heret e për demonstratën,kemi kohë të mjaftueshme,të bëjmë një kalim nëpër qëndrën e Kryeqytetit,-na tha,me mirësjellje,ai,burri që po grahte kerrin?

Ja,godina e Kongresit amerikan…,Presidenca,ose Shtëpia e Bardhë,…Pentagoni…etj etj. Çfarëdo që të them për këtë kryeqëndër botrore,zor se them diçka të re !

Jemi,ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.Po ecim me këmbë në PENNSYLVANIA AV 1500.

-A don ta keshë një fotografi me Presidentin Bill Klinton !?

Unë,ktheva shikimin nga bashkudhetari,duke bërë ,plotësisht të paditurin !

Ai e kuptoi menjëherë reagimin tim,sikur ti thosha:-Pse tallesh me mua…?

-Hajde këtu…,Afrou…,Shiko… !

Kur,çtë shoh? Një copë kompesato,sa trupi i Atij që ish pikturuar në të,orvanile,Bill Klintoni,në vënd !

Aparati u shkrep dy-tre herë,dhe unë,vizitori më i ri i Uashingtonit ,hyra në “histori”,

duke u fotografuar me njeriun më të fuqishëm të botës,(për atë kohë),me vet Presidentin.

 

Fakti që,Ai, pra,Bill Klinton,(sado që në zyrën e tij), nuk ishte më larg meje se, 10-15 metra,e bënte këtë shaka,këtë mahi,këtë fotografi, gati-gati,edhe për mua,krejt si të besueshme!

Kjo foto,që ju po shihni,në  bashkëshoqërim të këtij shkrimi,në sytë e ndokujt,ndokund e një ditë,mund të më bënte mua,një “Tjetërkushi !”. Botë iluzionesh,o robi i Zotit !

…!

Një miku im ,që e lexoi këtë skicë përpara botimit ,më tha,tërë seriozitet:

-Tani,më thuaj:-Kush është fallci…?…Fotografia ? Apo skica që ke shkruar ?

-Të dyja,janë-realitet.Ti, zgjidh e merr,-simbas qefit,-ju përgjigja.

Kjo përgjigje,vlen edhe për ju,të nderuar lexues,të revistës simpatike,zemrashqiptare.E, me që jena hala në atmosferën zgjedhore të Atdheut tonë të dashur,për ata që ju pëlqen politika,këtë foto mund ta quajmë edhe:-Votë,në kutinë “e gabuar!!...Ama,gjithsesi,e vlefshme !

…!

…Jo rrallë,FALLCI…,vlen më shumë se sa e vërteta,se vet realiteti ! Ec e gjëje,-vëlla!

Në fund të fundit:- (Një)…,fantazi amerikane !

./.



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora