E enjte, 18.04.2024, 02:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Gazulli: Tagore

E marte, 24.05.2011, 07:57 PM


Daniel Gàzulli

 

Tagore

 

Sa herë, kur lundroj në urtësinë botënore, poezi a filozofi qoftë, them: Sikur asht shkrue për ne. Sepse arti nuk ka kohë as hapsinë. Ai asht universal.

Atëherë, pa përtesë, ulem e hedh në shqip për bashkatdhetarët trashigiminë ma të vyeme të pendave të arta.

Një të tillë deshta t’ju paraqes sot:

Rabindranath Tagore (1841-1941), shkrimtar e poet i madh indian, nobelist (1913), asht shprehja ma e ndritun artistike e popullit të Tij. Ai plotëson e i rri përkrah, nga një tjetër kandvështrim, të madhit Mahatma Gandhi (1869-1948), shprehje e shpirtit paqësor jo vetëm të popullit indian, por të mbarë njerëzimit.

 

 

RABINDRANATH TAGORE

 

MOS U LIGSHTO

 

Mos u ligshto, mbaju fort,

e do të fitosh.

Nata po iken:

guxim, mos u ligshto.

Shiko, në ball të lindjes,

përmes pëlhurës së pyllit

nalt

asht ngritë ylli i mëngjesit.

Guxim, mos u ligshto.

 

Janë bijë të natës, që në errsinë shtegtojnë

dëshprimi, dembelia, dyshimi:

ata, të pasigurtë, nuk janë

bijë të agimit.

Vrapo, nga errsina dil;

shiko, tej hidh vështrimin,

qielli po çelet.

Guxim, mos u ligshto.

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora