E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXX)

E marte, 24.05.2011, 06:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXX)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Bekimin dhe nja njëzetë të rinj i futën, poshtë në barkun e motoskafit, i radhitën si sardelet në konservë. Kurse mua ma bënë një vend prapa timonierit. Para se të niseshim, menagjeri i motoskafit na tha ta bëjmë pagesën të gjithë. Pos meje, të tjerët i a dhanë të hollat. Njeriu mu drejtua mua:

-                           Or zotëri, duhet ta bësh pagesën për veti dhe për djalin.

-                           Për neve e ka bërë Luan Telaku, kolegu i juaj.

-                         Luani nuk ka bërë kurfar pagese për juve, prandaj ose bëjeni pagesën ose zbritni nga motoskafi.

-                         Marrëveshje ka qenë që Luani të bëjë pagesën për neve, ndoshta ua jep kur të ktheheni.

-                         Nuk bënë zotëri, duhet të zbritni menjëherë, nuk kem kohë me zgjatë më shumë.

Unë u ngrita në këmbë dhe kërkova të ma thërrasin edhe djalin, me që Liretat si i kisha nuk mjaftonin as edhe për njërin nga ne.

Papritmas, me që u pa se nuk mbeti rrugë tjetër. U paraqitë një burrë i moshës afro dyzetë vjeçar i cili e kishte pranë, një vajzë të re e të bukur në pamje, sigurisht e merrte me veti në Itali, për të përfituar nga ajo përmes prostitucionit. Ashtu si bënin me mijëra të tjerë në atë kohë.

-                           Ja se unë i kamë parat për këta dy, mi ka dhënë Luani. I zgjati parat dhe i a dha.

-                      Po pse bre burrë nuk lajmërohesh me kohë. Reagoi menagjeri. Ndërsa unë vetëm e shikova. Në vete mendoja dhe thosha: hajt vëllëzër hajt, bëni si të doni, se mua nuk më demoralizoni lehtë.

            U ndez motori i motoskafit, na thanë se ky motoskaf i ka dy motorë, kaluam pranë ishullit të Sazanit dhe dolëm në det të hapur. Timonieri qëndronte në këmbë me dy duart në timon dhe paksa me këmbë të hapura për ta mbajt drejt peshimin. Kishte trupë të zhvilluar si ndonjë dem, aspak nuk e lëkundnin përplasjet e motoskafit me valë, të cilat sa vinin e  bëheshin më të larta. Një pjesë të rrugës valët ishin anësore, prandaj motoskafin e lëkundnin her në krah të djathtë, herë në të majtë. Kurse nga mesi i detit valët na vinin ballore. Kështu që, kur motoskafi përplasej me të, fluturonte edhe nga pesë metra pa prekur në ujë.

Qielli ishte pa hënë, yjet e ndriçonin qiellin, prapa nesh mbetej korridori i gjerë po sa që ishte motoskafi dhe i thellë nja një metër. Anëve të kësaj rruge të thelluar, bashkë me shkumën shiheshin edhe shkëndija të shumta. Me që për herë të parë kisha hipur në motoskaf natën, në moment më shkoi mendja, se ato shkëndi janë duke dalë nga motori i motoskafit. Por shpejt më ra ndërmend, se ato mund të jenë gjallesa të imëta të detit, ose kristale kripe dhe në dritën e yjeve shkëlqenin si shkëndi zjarri.

Për një orë e gjysmë, kaluam ato nëntëdhjetë e pesë km. Sa ishte i gjerë deti në këtë hapësirë. Arritëm në bregdetin Italian, pran do shkëmbinjve. Aty na zbarkuan në ujë, për të mos u lagur i ç'vishëm pantallonat dhe i mbanim në dorë. Po sa dolëm në rënë, ciceroni na urdhëroi që me shpejtësi ta kalomi atë pjesë të hapur dhe të futemi në një djerrinë. Nuk patëm kohë as për ti mbathur këpucët djerrina kishte qenë e përmbytur me manaferra që kishin arritur lartësinë e njeriut. Sigurisht ata të gjorë si kanë shkuar para neve, duke i qarë me gjoks e kishin krijuar një vig të hollë nëpër të cilin tani kalonim ne. Me qenë se të gjithë ishim vetëm në brekë të shkurtra, në bel e te poshtë na s’kuruan në gjak manaferrat. Pasi i kaluam këto, dolëm më një arë të kufizuar me pyll. Aty i mbathëm këpucët dhe i veshëm pantallonat. Ciceroni na komandonte tamam ushtarakisht, me siguri se më parë kishte qenë ndo një oficer i ushtrisë Shqiptare. Vraponim nja pesëdhjetë metra,  na urdhëronte të shtrihemi për tokë. Pasi verifikonte se nuk ka ndonjë pritë e policisë Italiane, prapë na urdhëronte të vrapojmë dhe kështu gjer sa iu afruam një rruge malore. Aty u dëgjua ushtima e nja dy automjeteve që vinin nga ana e majtë. Ciceroni na bërtiti, shpejt futuni në mal se Policia. Pa i bërë as dy hapa brenda malit, shumica e neve ramë në një kanal të thellë mbi dy metra, i cili ishte e gropuar me ekskavatorë sepse i kishte murrët e drejta vertikalisht dhe ishte i mbuluar me barishte dhe manaferra, që nuk dallohej në atë errësirë. Po sa fillova të ngritëm atje në fund të kanalit ndjeva një të mëshuar me kokë në shpinën time. Kjo kishte qenë po ajo vajza nga Motoskafi, që tani kishte rënë drejt me kokë te poshtë, fati i sajë që ra në shpinën time e jo në tokë. Sepse sigurisht do ta thyente qafën dhe do të vdiste aty. Megjithatë kishte lënduar këmbën fortë dhe filloj të gjëmonte duke më thënë se e ka thyer këmbën. Tani u dëgjua zëri i ciceronit, dilni se kaloi rreziku. Unë i thirra të na ndihmoj të dalin njerztë nga kanali. U afruan disa si nuk kishin rënë për fat në kanal. Njëri i zgjaste këmbët gjer sa tjetri e mbante ndër sqetulla. Kurse unë u ndihmoje të dalin jashtë. Pasi dolën të gjithë unë ngela vetëm në kanal dhe askush nuk brengosej për mua. Po mos ta kisha pasur bekimin me veti do të ngelsha në fund të kanalit. Bekimi kishte vërejtur se unë nuk kam dalë dhe së bashku me një tjetër u kthyen e më nxjerrën edhe mua. Vajza nuk mund të shkelte në tokë me këmbën e lënduar, ai si ishte me të i bërtiste, ecë ose të lë këtu. Sjellja i atij më bëri nervoz dhe iu drejtova duke i thënë; a je njeri bre ti, a po e shef se e ka këmbën e lënduar, mere në shpinë se gjë nuk të gjen. Atëherë e mori në shpinë dhe i u afruam rrugës malore ku pritnim të vij një furgon që do të na transportonte gjer në Brindisi.

Nuk vonoi dhe Furgoni erdhi, e voziste një Italian, para se të hynim në qytet, na i dha instruksione se kah duhej të shkonim për të arritur në stacionin hekurudhor. Me që unë kuptoja nga pak italisht, ua përktheja pasagjerëve, atë si nuk e kuptoja italisht kërkoja të ma thotë në Gjermanisht. Dhe kështu u kuptuam në tërësi. Një bashkudhëtar më tha; Po ti qenka bos ore, ditke gjithë këto gjuhë, unë vetëm buzëqesha dhe mendova në vete, po sikur ta dinte ky se unë i flas edhe katra tjera, çfarë do thoshte.

Në stacionin hekurudhor në Brindisi i blemë biletat dhe hipëm në tren për Milano-Kiaso. Në mëngjes arritëm në Kiaso hymë në një kafetëri sa për ta pirë nga një kafe dhe pas pak shkuam në një hotel, për të pushuar pak. Nga hoteli i telefonova Xhaferit se kemi arrit dhe ndodhemi në hotel duke ia thënë emrin e hotelit.

Nga mbrëmja arriti Xhaferi dhe menjëherë iu qasë punës për të gjetur mënyrën për kalimin e kufirit Itali - Zvicër. Pasi e kishte gjetur një italian si merrej me këtë punë, na i dha edhe do pare dhe na tha të presim, kur në mbrëmje do të na thërriste Italiani. Po këtë ciceron e kishte paguar edhe një person nga Shqipëria. Në mbrëmje ciceroni na ftoi të shkonim pas tij. Pasi hipëm në një Veturë të markës mercedes, shkuam te një qytezë të quajtur Varreza. Aty na mori një tjetër italian dhe me një gomone e kaluam një lum. Matanë lumit na priste ciceroni i nyejt, me që ai e kishte kaluar kufirin legalisht. Hipëm në mercedes dhe na dërgoj në Llugano, në stacionin e autobusëve, ia paguam të hollat dhe ai iku me shpejtësi. Pas pak arriti Xhaferi dhe na mori. Edhe ky djaloshi nga Shqipëria, e luti që ta merrje në veturë gjer në Cyrih, ku banonte Xhaferi. Gjatë rrugës personi nga Shqipëria, të cilit nuk ia patëm mësuar emrin. Na tregonte se një vëlla, ia paskan vrarë mafia Zvicerane rreth drogës dhe se ky shkonte për tu hakmarrë. Thoshte, po të ma kishte vrarë vëllain ndonjë Shqiptar edhe do të ia falja gjakun. Por të huajit nuk ia fal dot. Diku kah mesnata arritëm te shtëpia e Xhaferit. Xhaferi ia la hapur dyert e veturës, duke i thënë nuk guxoj me të marrë brenda nga policia Zvicerane. Por po ta lë hapur veturën, e ti po deshe flejë në të. Ashtu edhe u bë. Të nesërmen nuk e takuam më atë njeri. Kishte ikur para se të zgjohemi ne. Më këtë përfunduan edhe mundimet fizike dhe psikike për neve. Sepse tani më për disa vite, fati ynë nuk ishte në duart tona. Sepse për neve do të kujdeset shteti Zviceran

Te Xhaferi pushuam dy ditë dhe pastaj kërkuam azil në qendrën për azil kërkues. Pas përfundimit të disa procedurave kalimtare, si që ishin intervista etj. Na dërguan në një shtëpi azilkërkuese në Kantonin e Kurit, në një Fshat të quajtur Shiers. Në këtë shtëpi kishte shumë azilkërkues Shqiptar, disa familje Boshnjake dhe disa të rinj Kroat. U mirëpritëm nga të gjithë.

Pas disa dite, në një bisedë me një veprimtar dhe me djem tjerë si ishin prezent, ndër të tjera unë u thash;

-                      Pas pesëdhjetë e katër viteve të jetës ime, më në fund u gjeta larg kthetrave të sigurimit Serb, mendoj UDB-ës. Disi po më duket se po marrë frymë më lehtë.

-                         Mos u liro edhe aq shumë, se këtu është plot me pjesëtar të sigurimit sekret Serb. Këtu ta fusin një injeksion, e kur të del gjumi e sheh vetën në Beograd, më tha ai veprimtari.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora