E enjte, 25.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Mos i mbyllni debatet pozitive per temat tabu

E merkure, 30.01.2008, 06:49 PM


MOS I MBYLLNI DEBATET POZITIVE PËR TEMAT TABU

EDUKATA KOLEKTIVE

FEJA DHE KOMBI (2)

Nga Besnik Prishtina

Koha temave tabu është në agoni

Temat të cilat behet tabu dhe nuk lejohet diskutimi rreth tyre, bëhen ose kanë pretendime për imponim të dhunshëm të një mendimi njëdimensional ose ato tema janë aq shumë të satanizuara sa kushdo që fletë mbi përmbajtjen e tyre ati i behet vula e satanit! Ikja nga hapja e këtyre temave është ikje nga e vërteta dhe me mbylljen e tyre jeta nuk behet me mirë!

Koha e gjuetisë së shtrigave dhe kur njerëzit janë djegur mbi turmën e druve pse kanë thënë se Bota është e rrumbullakët, pse kanë thënë një mendim ndryshe nga ai predikueseve, ose që kanë shkruar apo kanë lexuar edhe një libër tjetër të shpallur si të ndaluar, pos Biblës e Kuranit dhe kanë përhap ide të reja, ato kohëra kanë kaluar përfundimisht. Zyrtarisht ndjekja për shprehjen e lirë të mendimit është zbatuar, së fundi në vendet e të ashtuquajturit taborit ish pseudosocialist! Koha e tabuve akoma nuk ka vdekur tërësisht dhe censura ende po vazhdon edhe në lindje edhe në perëndim, por se koha e censurave gjendet në agoni kjo është e vërtetë!

Pse është bërë dhe bëhet satanizimi i mendimit ndryshe?

Sepse ai paraqet rrezik për sundimet aktuale në sferat e dominimit të forcave të caktuara dhe të ideve të tyre. Të marrim një shembull nga historia e freskët. Pas Luftës së dytë Botëror, të cilën e fitoi Aleanca Antifashiste, u shkrua një histori që tani e dimi. Po të ndodhte qe luftën të e fitonin Nazifashistët ne do të kishim një tjetër lloj historie botërore ne lëndët e mësimit në Librat e Historisë! Merren me mend se çfarë Librash të Historisë do të shkruante Balli Kombëtar për vete e çfarë do të shkruanin për partizanët e antifashistët, po të e fitonte luftën nazofashizmi. E dimi se çfarë librash janë shkruar kundër Ballit Kombëtar nga pala tjetër dhe kjo do të ndodhte anasjelltas po të fitonte Balli! Kështu është gjithmonë kur vasalët e bëjnë politikën e cila lidhet me pushtetet e huaja!

Ky shembull nuk u murr për tjera motive pos për të ilustruar anatominë e temave tabu në të gjitha dimensionet si një shembull universal dhe për të treguar se koha e djegëjes së librave që flasin ndryshe, ka përfundua përgjithmonë!
+
Apropo, kur jemi të Libri e dimi te gjithë se Libri ka synim edukimin kolektiv shpirtërore ose profesional të popullit. Në libra gjejmë udhëzime se si duhet të veprohet drejtë apo se si nuk duhet të veprohet. Kjo ndodhë edhe me të gjitha letrat e shkruara apo edhe deklaratat verbale publike.

Njeriu posa të deklarohet publikisht me shkrim apo verbalisht ai automatikisht tregon nivelin e diturisë dhe të paditurisë së vet

Padituria nuk është gjithmonë rezultat i kualiteteve negative të një njeriu apo të një shoqërie por më tepër tregon se sa dhe çfarë informacionesh posedon ai njeri apo ai mesë. Informimi njëdimensional i Popullit Gjerman nga ana e Partisë Nazistet e Adolf Hitlerit e ka mobilizua këtë popull për të bërë një lutë botërore të tmerrshme. Ngjashëm ka vepruar edhe Slobodan Millosheviqi dhe paraardhësit e ti me popullin serb duke i mbjell mitet e rrejshme mbi Kosovën me qëllim që agresionin dhe okupimin e vet kolonial në Kosovë të e legjitimoi se luftë për „mbrojtje të territoreve etnike serbe“ edhe pse serbët territoret e veta etnike i kanë në Karpate!

Rruga e edukimit kolektiv

Marrë në tërësi edukimi kolektiv i popujve është një prej Zejeve më të vjetra e cila fillon me fillimin e jetës kolektive të njerëzve kur ata fillojnë të dallohen nga gjallesat tjera me virtytin e ndjenjave që te ata i shtyjnë që krahas jetës fizike bëjnë edhe jetë shpirtërore. Kjo ka sjellë deri te krijimi i Besimeve Fetare që është në esencë pranimi i një sundimi shpirtërore të një kolektivi të caktuar biologjik të një shoqëror.

Kjo do të thotë se ajo krijohet te disa popuj të veçantë si bashkësi biologjike me lidhje gjaku në territore të veçanta të tyre dhe pastaj përhapet si dituri edhe te popujt tjerë. Me krijimin e shteteve Besimet Fetare bëhen Ideologji sunduese si instrument i sundimit shpirtëror krahas forcave ushtarake që e bëjnë sundimin fizik në një territor. Sundimtarët e më vonshëm e ndajnë Besimin Fetar nga Shteti sepse e shohin dominimin e Besimit Fetar së një rrezik për pushtetin e tyre dhe me këtë fillon paraqitja zyrtare e ateizmit. Por, ata vazhdojnë të e mbajnë lidhjen me Besimin Fetar për aq sa ata kanë nevojë për te. Kjo pranohet edhe nga Besimet Fetare sepse kooekzistenca është e dobishme dyanshëm, me që ato e ruajnë pushtetin shpirtëror mbi besimtarët e vet dhe kështu i sigurojnë ekzistencën dhe të ardhurat e veta.

Ndeshja e sferave të intereseve të huja në hapsirën tonë kombëtare dhe Standardet e dyfishta

Është e rastësishme që në vendin tonë kufizohen sferat e tri besimeve fetare botërore – të huaj për ne dhe se lufta për shtrirjen sferave të dominimit është kah zhvillohet edhe tani në hapësirën shqiptare me një intensitet të shtuar. Këtë e shohim edhe nga reagimet radikale për mbrojtjen e njëanshme të monumenteve kulturore apo në ndërtimin e tyre ose edhe qëndrimet kundër ndërtimit të tyre nga pala e Fesë tjetër.

Bie fjala është paradoksale se si askush nga Qeveria Serbe nuk u kërkua as përgjegjësi politike, as juridike dhe as materiale për shkatërrimin e disa mija Kishave e Xhamive si dhe për shkatërrimin e shumë objekteve historike të mbrojtura ndërkombëtarisht dhe të shumë vendbanimeve që forcat e rregullta e rezerviste të armatosura të Serbisë i bombarduan i shkatërruan dhe i dogjën, në disa raste me gjithë njerëz, në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë në luftërat e tyre gjenocidale te fundshekullit të kaluar. Në të njëjtën kohë u bë aq shumë zhurmë për Kishat dhe objektet nga ku u shti me armë zjarri dhe u vranë protestuesit me 17 e 18 mars 2004, për q´arsye atyre ju vu flaka. Qeveria e Kosovës e morri përsipër edhe rindërtimin e tyre dhe ndaj sajë u ushtrua edhe presion për krijimin e një Ministrie për rikolonizim të Kosovës me serb ne krye të së cilës për ministra vinë edhe kriminel ordiner serb që janë aty sa për të plaçkitë buxhetin e Kosovës dhe për të spiunuar për Beogradin!

Askujt nuk i kujtohet të krijon Ministri për rikthimin e Shqiptarëve në trojet e veta të shpërngulur me dhunë anë e mban Botës dhe Brenda vendit që u shpërngulën që nga Nishi e Tivari e deri në Çamëri! Për kthimin pronave, për ndërtimin e Kishave e Xhamive dhe shtëpive të shkatërruara Shqiptare po heshtet! Mbi këtë nuk flasin as qeveritë e perëndimit dhe as të lindjes dhe as që kërkon dikush nga ndërkombëtarët që Qeveria e Kosovës apo Qeveritë e Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë të angazhohet në këtë drejtim! Kjo tregon se ata nuk kanë as një interesi për vet jetën e Popullit Shqiptar dhe se Kishat e Xhamitë e reja e të vjetra dhe rikolonizimet ju interesojnë me shumë për shtrirjen e sferave dhe të dominimit të vet mbi vendin ton!

U pa dhe po shihet se përveç të forcave të armatosura të huaja në vendin tonë u bë edhe një invazion i ri i Besimeve Fetare të huaja pas 1999 të cilat shtrin rrjetin e vet për mes të OJQ të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare dhe rifilluan shpëlarjen e trurit nga identiteti shqiptar me çfarë u godit dhe po goditet qenja shpirtërore e shqiptare. Nuk reagon askush edhe kur fillojnë të themelohen sekte të huaja të reja fetare dhe kjo nuk i duket askujt absurde. Por, nëse flitet për krijimin e Besimit Fetar Shqiptar fillon ulërima dhe ajo shkon deri në qiell! Pra, bën çdo gjë e huaja vetëm të jetë shqiptare nuk bën! E do të bënë pra, se këtu Zoti vetëm Shqiptarin e ka len zot të këti vendi!

Shpëtimi i Kombit është kthimi i besimit në vetëvehte

Kombi Shqiptar pas 1999 u gjet i pa pregaditur për mbrojtje nga ky invazion i indoktrinim i cili ka për synim shpërbërjen e identitetit kombëtare të shqiptarëve. Deri me tani sllavo-grekët synonin zhdukjen fizike të shqiptarëve, ndërsa Perandoria e BE synon zhdukjen e qenes dhe te identitetit ton kombëtar, pa dhunë fizike por me forma të dhunës sociale dhe me forma korruptive të grupeve të caktuara!

Defekti qëndron aty se në të kaluarën kultivimi i traditave kombëtare nuk hyri në programin shkollor por ju la në mëshirë të kohës duke mbet në edukimin e Odave dhe Shtëpive që më nuk e kishin rolin që e kanë pas më përpara. Ndërsa Arsimimi u përqendrua vetëm në mësimin e profesioneve nga ku u përjashtua edhe roli edukativ pedagogjik. Viktimë janë brezat e ri të rinise për disa gjenerata dhe viktimë është i ter kombi, sepse ne jemi të gjithë dëshmitar se si rinia po hynë nën ndikimin e kulturave të huaja herë herë shumë dekadente, ku normat si turpi, respekti, drejtësia, identiteti, bujaria, fisnikëria, besa e dhënë, mbajtja e fjalës e tj. po vinë duke u harruar dhe duke u bërë të pa njohura për grupe të mëdha të rive! TV, Radiot dhe Mjetet e shkruara, pa kuruar kontrolle shoqërore me të cilën ruhet demokracia nga anarkia, po luajnë rolë shkatërrues të edukimi i rinisë! Kjo është brengosëse!

Roli i Besiemve Fetare në edukimin kolektiv

Besimet Fetare dhe institucionet shtetërore edhe kur janë të huaja janë më të mira se sa anarkia! Pra, as një kohë nuk duhet të mbetet pa institucionet e edukimit kolektiv të popujve sepse dihet se çfarë q´thurje të rrezikshme bie zbrazëtia e mungesës së tyre! Por, Kombi Shqiptar nuk është një popull i pa qytetëruar që ka nevojë që të tjerët te e qytetërojnë. Kombi Shqiptarë dhe Atdheu i ti nuk është as “ tokë me re“ që të tjerët të shtrijnë sundimin e vet shtetërorë e shpirtërore mbi te. Shqiptarët kanë një Komb dhe një Atdhe që ua ka fal Zoti dhe një civilizim e qytetërim të vetin të cilin nuk do t´ua ruan Zoti nëse ata vet nuk e ruajnë atë! Prandaj, Shqiptarët duhet ti ju kthen vetës dhe rrënjëve të veta edhe të edukimit kolektiv. Për këtë dehet punuar në rigjenerimin e Besimit Fetar Shqiptar në Perëndi duke i nisur nga koha e prejardhjes së vet pellazge-ilire. Nëse Izraeli e ka Kombin Fe dhe Fenë Komb, pse kjo të mos është edhe për shqiptarët normë e identitet të tyre në jetën e përbashkët me civilizimet tjera. Natyrisht se kjo duhet të realizohet pa lëndimin e ndjenjave të njerëzve dhe në bashkëpunim me ta me një durim dhe për një kohë aq të gjatë sa të jetë e nevojshme qe ata të pranojnë si bindje të tyre e jo si imponim. Zoti i ka dhuruar mendjen njeriut dhé e ka mësuar atë që të i kryej detyrat e veta edhe ndaj vet Zotit. Përrallat që i kanë përdorë dikur predikuesit se “librat e Zotit kanë zbritur nga qielli” për ti detyruar besimtarët të ju binden atyre tani më nuk janë të domosdoshme sepse po jetojmë në kohën kur vetëdija e njerëzimit ka arritur tepër larg për të besuar në “mrekullia” të tilla. Tani më kjo duhet bërë me forcën e argumenteve të bindjes shkencore se edukata kolektive është e domosdoshme për të gjitha moshat dhe për të gjithë njerëzit sepse Zoti është i barabartë për të gjithë dhe se aty ku nuk arrin drita e diturisë ! së ti m bretëron sundimi i errësirës së djallit!

Nëse Akademitë e Shkencave, Eminencat e Udhëheqjeve të Besimeve Fetare dhe Institucionet Shtetërore e Arsimore punojnë në arritjen e një platforme unike e cila do të hyjë në sistemin e edukimit kolektiv, gjenerata e ardhshme shqiptare do të qeshin me neve, paraardhësit e tyre, se si ne jemi nënshtruar para sundimeve të huaja shpirtërore dhe se si ne i kemi festuar festat e huaja, i kemi marr për të shenjet njerëzit e shenjët e vendet e shenjët të popujve tjerë duke i pas njerëzit e shenjët të kombit tonë dhe vendet e shenjta të kombit tonë ku u derdh gjaku për mbrojtjen e vlerave që na i fali Zoti – Gjuhën, Kombin dhe Atdheun ton! Zoti neve na fali shqiptar dhe ai neve na kupton vetëm kur ne i lutemi, i rrëfehemi dhe i falemi në gjuhën ton të bukur shqipe, kur të bashkuar si një trup i dalim zot vetes dhe Atdheut ku Ai na fali dhe kur ne i respektojmë popujt tjerë dhe të drejtat e tyre si drejtat tona!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora