E premte, 19.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj

E marte, 24.05.2011, 07:59 PM


 

U MBAJT  AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR HEROIN KOMBËTAR

SALI  ÇEKAJ

 

Shkruan: Pal Sokoli

 

Në sallën e përmbushur të Parkhotelit në Hennef me pietet u mbajt akademia përkujtimore për komandantin,intelektualin dhe  heroin kombëtar;  Sali Çekaj. Në këtë tubim morën pjesë një numër i madh i veprimtarëve politik kulturorë,bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve si edhe udhëheqës më të lartë të LDK-së nga Kosova dhe mërgata ynë shqiptare në gjermani dhe më gjerë.

Siç ishin: Kryetari  i LDK-së dhe kryetar i qytetit të Prishtinës z. Isa Mustafa, sekretari i përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri, ish nënkryetari i LDK-së në kohën e Rugovës dhe aktivist, z. Anton Kola, ish komandanti i forcave komando”Delta”koloneli dhe deputeti i kuvendit të Kosovës z .Anton Çuni, familjaret  të dëshmorëve. Tubimin e kishte organizuar dega e LDK-së në Gjermani së bashku me nëndegët e tjera e veçmas me atë ne NRW.

Z.Isa Mustafa përmendi figurën e heroit “si shembull të veçantë se si veprojnë patriotët për atdheun e vet,për republikën e Kosovës, shprehi krenari si shqiptarë qe vepruam dhe bashkëjetuam me një patriot si Sali Çekaj, duhet te krenohen familja qe patën një  djalë , bashkëshort dhe prind si dhe të gjithë populli shqiptarë i Kosovës dhe jo vetëm i Kosovës. Lavdi veprës së tij dhe te gjithë atyre qe dhanë jetën për republikën e Kosovës” e përfundoj fjalen e tij z.Mustafa. z.Ismet Beqiri gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e përkujtimeve të tilla të figurave të rëndësishme qe nuk kursyen jetën për lirinë e Kosovës siç ishte komandanti Sali Çekaj.

 Muharrem Sfarqa, kryetar i LDK-së për shtetin e NRW-së qe edhe e udhëhoqi këtë akademi, falënderoj z.Mustafa dhe foli shkurtimisht për shumë beteja të lavdishme të UÇK-së por njëra nder me të lavdishmet ishte edhe ajo e Koshares ku luftuan dhe vepruan edhe Sali Çekaj e Agim Ramadani, po pas rënies së tyre bashkëluftëtarët e tyre vazhduan luftën e tyre me besnikëri. Njëri ndër ta ishte edhe Anton Çuni qe mori përsipër komandimin e forcave komando”Delta” dhe tani edhe deputeti kuvendit të Kosovës qe na nderon edhe me prezencën e tij ,të cilit edhe ja dha fjalën. “Kosova para trembëdhjetë vjetëve ne aspektin ushtarako-politik, ishte nen okupim te egër të forcave serbe, ushtria jonë me gjithë vullnetin e flakët për çlirimin e vendit, kishte një unitet të brishtë ne strukturat udhëheqëse të saj kishte edhe  tentime  për monopolizim të udhëheqjes dhe rekrutimin për çështje  ushtarake,mbretëronte një kaos. Për këtë koloneli Ahmet Krasniqin mori përsipër te organizoj rend dhe rregull ne radhët  e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Kolonel Krasniqi njohu strukturat udhëheqëse legjitime të republikës së Kosovës dhe komandant suprem z. Ibrahim Rugovën. Unë pata rastin ta njoh personalisht heroin e kombit Sali Çekajn, organizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm te artit të luftës dhe të organizimit ushtarak te tij. Sali Çekaj me autoritetin e tij kishte mundësi të ishte një udhëheqës politik diku në strukturat udhëheqëse të Kosovës por ai zgjodhi ajrin e freskët me armë në duar,aty ku bukën dhe municionin ta ndajnë më luftëtarët dhe armikun ta shikonte drejt në sy, aty ku vdekja ishte e sigurt për altarin e saj”. Z. Quni,foli për meritat e luftës dhe veprimtarin e paçmueshme të tij luftarake edhe organizative, pastaj  përshëndeti të gjitha familjet e dëshmorëve,dhe shprehi krenarinë qe kishte qenë bashkëluftëtarë i një figure të lartë dhe legjendë e heshtur e dukagjinit ,siç ishte Sali Çekaj. Foli edhe Gani Azemi, i ciloi evokoj se “Sali Çekaj ishte tanimë figurë e njohur ushtarake për të cilin edhe Jami Shea na ka shprehur ngushëllime me rastin e rënies së tij” . Zymer Lulaj gjithashtu evokoi  kujtim nga lufa e përbashkët me heroin S. Çekaj. Pastaj z. Avdi Latifi foli dhe përshëndeti  ne emër të LDK-së dega në Zvicër. z. A. Latifi foli për veprimtarin e kolonelit, për organizimin ushtarak dhe politik në gjermani dhe në komunën e Deçanit, pastaj udhëheqja drejt te një realitet te ri ushtarak ne betejat e tij se bashku me heroin Agim Ramadani.

Bexhet Krasniqi(vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit) përshëndeti dhe falënderoj të gjithë te pranishmit qe organizuan këtë takim,”historia e ardhshme e ka detyrë ti kujtoj dhe ti respektoj heroit e kombit dhe gjakun e tyre te derdhur për atdhe, ne themelet e këtij atdheu është edhe gjaku i Sali Çekajt dhe dëshmorëve të tjerë”, tha vëllai i Komandantit Ahmet Krasniqi,z. Bexhet Krasniqi. Z. Sfarqa ndërkohë përshëndeti edhe përfaqësuesit e Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, kryetarin e kësaj lidhje z. Martin Çunin, pastaj pjesëtarin e  familjeve të dëshmorëve, krijuesin dhe poetin  Pal Sokolin, poetin Hasan Qyqalla i cili  edhe lexoj një poezi perkushtuese në këtë takim. Maxhum Smajlin,S.Gashin etj. Muharrem Sfarqa lexoj një poezi përkushtuese  me tematikë evokimi nga takimet me dëshmorët të shkruar nga poeti i mirënjohur Sabit Rrustemi. Rreth përfundimit të kësaj akademie përkujtimore u dha një videofilmim nga një takim i dikurshëm  i LDK-së ku kishte marrë pjesë edhe vet heroi Sali Çekaj i cili dukej fare mirë përcaktimi i tij për çlirimin e Kosovës dhe aktiviteti i tij militant atdhetar.

Pastaj LDK-në Gjermani i ndau një mirënjohje me emrin “Sali Çekaj” z.Anton Çuni të cilën ja dorëzoj nënkryetari i LDK-së për Gjermani Miftar Dragidella.

Rapsodi i ynë i mirënjohur Agim Gashi këndoj një këngë përkushtuese për heroin S. Çekaj.U lexuan telegrame dhe përshëndetje nga personalitete dhe degë te LDK-së nga vise të ndryshme  shqiptare,të cilat i lexoj udhëheqësi i këtij takimi z .Muharrem Sfarqa. Në fund në emër të familjes Çekaj,foli i biri i heroit Hysen Çekaj”Ne i ruajmë fjalët e tij,dhe në këtë mënyrë ruajmë edhe lirinë e sotme” tha i biri i heroit.z.Hysen Çekaj apeloi edhe të aktivistët e sotëm qe mos ti harrojnë familjet e dëshmorëve ,ti informojnë dhe ti mbajnë afër ato.

Dega e LDK në Gjermani dhe kryetari i saj Qazim Bajgoraliu pas këtij takimi përkujtimor shfrytëzuan edhe praninë e udhëheqjes  e saj më të lartë nga Kosova u mblodhën në një tubim organizativ dhe informativ me anëtarësinë.

Përkujtimi i figurave qe kishin qëllime të qarta atdhetare nëpër akademi të tilla shpesh bie ndesh me aktualitetin dhe udhëheqësit e sotëm politik në të dy shtete shqiptare. Aty ku në vend të interesave të ngushta politike qoftë ato  individuale apo edhe partiake,i ngushtohen rrugët e përparimit kombit,lidhjes dhe integrimit në Europë dhe NATO. Tani kur shtetet e Ballkanit po integron a edhe Serbia po paraqitet e  moderuar dhe po ja pështjellë botës sytë me gjoja dialog,për të cilën strukturat e sotme pa ja kushtëzuar as me një të vetmen kërkesë për të mirën tonë po ja  ndihmojnë Serbisë dhe po ja vështirësojnë vetës edhe për një votë kundër integrimin ne  institucione europiane. Figurat patriotike qe derdhen gjakun për lirinë e Kosovës nuk do ju falin kurrë humbjen apo edhe keqpërdorimin e besimit të popullit në liri.

Atyre ju qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare, sepse me veprimtarinë sakrificën e tyre mbesin të paharruar ndër breza.

 

Pal Sokoli

Hennef

22.05.2011



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora