E premte, 29.03.2024, 05:18 AM (GMT)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Lufta në mes jetës dhe vdekjes

E marte, 24.05.2011, 06:57 PM


LUFTA NË MES JETËS DHE VDEKJES

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Ky është libri im i fundit – është kjo fjalia të cilën e thoshte Din Mehmeti sa herë e dorëzonte dorëshkrimin për botim, në këto njëzete vjetet e fundit të jetës se tij. Por vetëm pak ditë më pas shtonte se i kam shkruar edhe disa poezi të tjera dhe po e përgatiste  përmbledhjen e re. Dhe kështu ngjau vit pas viti. Madje edhe kur në vitin  2009 iu botua kompleti në pesë vëllime  pohoi se nuk do të ketë më poezi nga penda e tij,sepse i është shtjerrë frymëzimi. Edhe kësaj radhe “na mashtroi”, sepse vetëm disa ditë më vonë më pat pohuar se i kishte edhe disa poezi të shkruara ,të cilat do t’i përmblidhje në një libër që e kishte titulluar “Bardhësi e përlyer”. Por duke se kësaj radhe ishte përgatit që të shkonte në botën e amshueshme, të cilën e kishte zënë aq shpesh në gojë, përkatësisht kishte shkruar për te, sepse pasi më tregoji  se e kishte  përmbledhjen  në dorëshkrim ma kishte lenë porosinë që të kujdesem bashkë me Halil Haxhosajn. për te pas largimit të tij nga kjo botë. Dhe  kështu ndodhi .Në të vërtetë dorëshkrimi në fjalë hyri në procedurën e botimit,përkatësisht filloi përgatitja e të njëjtin,derisa ishte gjallë poeti,por kësaj radhe me një titull “Vajet e shiut”,titull të cilin e kishte propozuar Halilit, i cili edhe u përkujdes për mbarëvajtjen e botimit të kësaj përmbledhje. Nga fakti ndryshimit të titullit  del qartë se çfarë ishte angazhimi tij për gjetjen e metaforave ( të dy titujt e përmendur janë metafora të zgjedhura) me të cilat do të shpaloste botën e vet intime, çfarë do të thoshte në poezitë e tij gjithherë  e frymëzuar nga jeta e kombit të cilit i përkiste.

Pra derisa  i numëronte ditët e fundi të jetës  filloi procedura e botimit të  përmbledhjes  në fjalë, Por Dini nuk arriti ta shoh  mundin e vet,sepse vdekja e rrëmbeu dhe ai kaloi ne jetën e amshueshme, që është   një humbje e madhe e kulturës e veçmas e poezisë shqipe, së cilës i kishte kontribuar më se 50 vite duke sjellë kurdoherë poezi frymëzimesh të thella me metafora që vetëm ai dinte t’ i gjente dhe t’i përdorte në vargje.

Është thënë se nga aspekti i realizimeve artistike Din Mehmeti është poet i rrallë që ka shënuar ngritje cilësore në të gjitha poezitë e tij nga përmbledhja në përmbledhje, nga poezia në poezi, ka shënuar një përpjetëze të qetë, por të pandërprerë në rrugën e tij krijuese. Ai ka ecur ngadalë, por i sigurt duke u ngritur nga një krijues me vizion më të ngushtë e me një shprehje transparente, të flashkët, në fillim të karrierës së tij për ta ngritur poezinë me përjetime më të thella poetike me një shprehje meditative dhe më emocionuese duke arritur deri te një ndjeshmëri dhe shprehje bashkëkohore në krijimet e tij të mëvonshme, rrugë të cilën  e vazhdoi më sukses deri në përmbledhjen e fundit . Sepse në çdo përmbledhje të vet të re ai do të sjellë elemente të reja, duke e zgjeruar vazhdimisht tematikën e frymëzimeve të veta, duke e pasuruar fondin e shprehjes dhe të figurave stilistike dhe gamën e reagimeve emocionale poetike, duke e pasuruar fjalorin dhe figuracionit e të shprehurit artistik. Poet i ndjenjave të holla e subtile, i shprehjes së butë lirike, i mendimit të thellë, që u dëshmua që në krijimet e para Din Mehmeti do të mbetet i tillë në të gjitha veprat e veta, poet vargjet e të cilit kurdoherë kanë shprehur preokupimin e tij në tabanin kombëtar, poet, që gjithherë ka sjellë tema të reja nga realiteti i kohës,pa i banalizuar, përkatësisht pa ra nën ndikimin e politikë ditore  edhe atëherë kur poezitë e tij kanë  në qendër të vëmendjes tema të ditës, për të mos thënë ato politike.

Kjo rrugë,përkatësisht kjo ngritje  është e dukshme edhe në përmbledhjen e fundit të tij, pra në atë “Vajet e shiut”, në të cilën  pothuajse asnjëherë më parë nuk e kishte ndie vdekjen. Siç është e njohur temën e vdekjes ai e kishte trajtuar në disa poezi. Dihet më se një përmbledhje e tij mban titullin “Ikje nga vdekja”,kurse një cikël i një përmbledhje tjetër mban titullin “Mos vdis kur vdiset”.

Subjekti lirik i poezive edhe të kësaj vepre është i gjerë, i gjithanshëm dhe gjithësi përmbajtesore,çka do të thotë se Din Mehmeti është  autor që gjurmonte tema dhe motive, sosh që shtrojnë probleme esenciale të jetës së njerëzve,përkatësisht banorëve për të cilët ai këndon në poezinë e tij.

Një numër bukur i madh i poezive të kësaj përmbledhje,sipas shënimeve që jep autori në fund të poezive, janë shkruar në spital, aty ku lufta në mes të jetës dhe vdekjes është më e ashpër se kudo tjetër, aty ku njeriu shndërrohet në numër,aty ku ai nuk i beson as robit e as Zotit,aty,pra, ku të sëmurët,pasi të kenë pirë duhan tinëzisht nga mjeku dhe përlahen në mes vet pa ndërpre por që  në fund :

“E pastaj ia shtrijmë duart

Miqësisë e dashurisë njeri-tjetrit

E ndajmë jetën dhe vdekjen

Në mënyrë të barabartë

Këndojmë dhe lutemi”

(poezia “Këndojmë e lutemi”)

Është fare e natyrshme që të gjendur në këso situate,të shtririt në spital, kërkojnë shpëtim, kërkojnë shërim, me një fjalë kërkojnë rrugëdalje nga gjendja në të cilën janë gjendur pa dëshirën e tyre. Këtë ndihmë ata e kërkojnë nga personeli mjekësor, qofsh ky mjeku apo edhe motra medicionale, që u rrinë vazhdimisht mbi kokë, duke ua plotësuar kërkesat të shumta që i shtrojnë . Nga ato ,pra nga motrat medicionale,autori i përmbledhjes në shqyrtim  kërkon të nxjerrin nga vetja një buzëqeshje, që të mos ngrijë dhe ne këtë mënyrë t’ia zbusin sëmundjen, t’ia bëjnë më të lehtë vuajtjet që mund të vijnë si pasojë e keqësimit të saj .Ndërkaq është e kuptueshme  që poeti ynë   në një poezi të vetën  do të shprehet edhe  kështu:

“...sjell shpresën e tretur të jetës

Fjalëve mu jep gaz

Jetës këngë

Pranverës blerim .

Qiellit dritë”

( Poezia “Njeriu i bardhë”)

Por vdekjes nga vdekja nuk mund të shpëtojë  askush, sepse është një fenomen natyror, që mundëson përtrirjën  e jetës, me një fjalë është vazhdimi i jetës ,pa marrë parasysh kërkesat e njeriut që t’u bëjë ballë rrebesheve, që të iki nga vdekja. Në spital pothuajse çdo gjë është e përcaktuar për një përfundim tragjik,për kalimin e njeriut nga kjo botë në atë të amshueshme. Dhe atje kah do që të kthehesh, pa marrë parasysh se “të bërë shportë nga injeksionet” vdekja është aty.

Asaj nuk mund t’i iki askush. Nuk mundi as Din Mehmeti.

 

Kumtesë e lexuar në Mitingun e Poezisë Gjakova 2011 në tribunën “Poetika e Din Mehmetit” mbajtur në Gjakovë  me 21 maj 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora