Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Dhurata Lazo - Bejleri, një format i veçuar artistik

| E marte, 24.05.2011, 07:59 PM |


DHURATA LAZO - BEJLERI, NJË FORMAT I VEÇUAR ARTISTIK

 

Pianistja shqiptare, Dhurata Lazo - Bejleri, u ngjiz për t`u krijuar nga rrënjet e veta, të një etnosi më të vjetrin në Gadishullin Ballkanik, duke patur respekt të veçantë për kulturën kombëtare - si produkt i saj dhe prioritet në zhvillimin e muzikës shqiptare në konturat e një formati të merituar artistik.

 

Nga Remzi Limani

 

Që nga mosha tetë vjeçare, pianistja respektive filloi t`i merendoj sukseset e saja në fushën e interpretimit pianistik duke u inkurajuar për rrugëtimin e saj artistik nëpër shumë shkolla profesionele, specializime të shumta për piano dhe festivale internacionale deri te bashkëpunimi i saj me shumë profesorë eminentë me reputacion ndërkombëtar në fushës e muzikës klasike. Si shumë interpretë, edhe Dhurata luajti dhe luan veprat e kompozitorëve më të njohur të klasikëve botërorë siç janë: Bethoven, Mozart, Hayden, Chopin, Listz, Debussy. Ravel, Brams Rachmaninov, Schuman, Schubert etj. Në këtë kontekst, që në moshën e saj 17 vjeçare ajo luajti koncertin nr. 3 të kompozitorit irëmadh Chopin me artistin e madh Ferdinand Deda. Për këtë, pa modesti, duhet të themi se: Dhurata lazo, tashmë, vërtetë është një specialiste në ekzekutimin e veprave të Shopenit. Andaj, të gjitha ndërmarrjet e guximshme në fushën e interpretimit, tek Dhurata Lazo, trasuan rrugën e sigurt për të qenë aty ku është sot me gjithë shkelqimin e saj prej një artisteje dhe interprete me një formet të veçuar. Pianistja në fjalë dhe jeta e saj artistike, tashmë njëzetë vjet jashtë yrtit të shpirtit të saj, mori me veti kujtimet më të çmuara nga qyteti i lindjes, Gjirokasrtra muzeale – gjithnjë për t`u rikthyer në frymën e saj si një këngë e bukur ngushëllimi, duke qenë  krenare se është shqiptare dhe, asnjë të vetmen herë, nuk e zë gjumin pa e bërë pasqyrimin e njerëzve të saj dhe motiveve ku u ngjiz së bashku me këngën e rrites së saj… Në vitin 2004 realizon CD e saj të parë për PHOENIX të titulluar “Concerto Lanfranchi”. Dhe, tash pas njëzetë viteve, Dhuri na dhuroi diçka të bukur, koncertin e saj për piano e simfoni të luajtur së

Pianistja: Dhurata Lazo - Bejleri
Pianistja: Dhurata Lazo - Bejleri
bashku me orkestren e RTSH nga kompozitori ynë i mirënjohur Prof. Çesk Zadeja. Në këtë koncert të mirëpritur, ishte kënaqësi e vacantë t`i dëgjosh fluturimet e tingujve nëpër hapësirën solemne të shndërruar në parajsë zërash që të rrëmbenin këndshëm, ku përformimi virtuoz i pianistes sonë na bëri të ndihemi krenarë, që edhe në fushën e muzikës artistike ajo frymon shqip për mrekulli. Këtë na vërtetoi interpretimi dhe bukuria e timbrit shqip i nxjerrë me elegancën e përkryer, efekte të dukshme ndjenjash poetike dhe mallëngjimi i dalë nga komponimi dhe mjeshtria e interpretimit professional. Në këtë kuptim, pianistja, Dhurata Lazo – Bejleri, në formatin e saj koncertal me kohë e zuri frymen e bukur shqipe, duke bashkëpunuar me kompozitorët tanë siç janë: Çesk Zadeja, Fehim Ibrahimi, Tonin Arapi, Kozma Laro, Pëllumb Vorpsi, Nikolla Zariqi, Albert Paparisto dhe të tjerë për të dëshmuar para botës vlerat tona edhe në fushën e muzikës. Kjo çasje e pianistes sonë dhe kontributi i saj në sensibilizimin e vlerave kombëtare në fushën e muzikës shqipe të punuar nga autorë shqiptarë, na bën të kuptojmë evoluimin e muzikës shqiptare deri në baraspeshën estetike të muzikës si gjuhë universale gjithandej botës së qytetëruar. Andaj, kontributi i artistes sonë në hapësirat koncertale në disa qytete të Italisë, Francë, Gjermani, USA, Luksenburg dhe në hapësira tjera - vë në pah vlerat e padiskutueshme  në fushën e interpretimit individual. Kjo aksiomë, na vjen edhe nga Vatikani - përkatësisht nga Papa i Romës dhe Mbretëresha e Anglisë, të cilët dërguan letra të mbushura përplot fjalë miradie në adresën e artistes tonë, duke e  falënderuar për interpretimet e saja hyjnore… Tanimë, artistja jonë, kudo që shkon, kudo që ecën – nën sqetull i mban partiturat e muzikës shqiptare për të rrëfyer dhe frymuar shqip kudo në sytë e botës muzikale…

Derisa po i shkruaja këta pak rreshta, artistja në fjalë e shoqëruar me baskëshortin e saj, saksofonistin  Zija Bushi - Bejleri, ngjitën shkallët e aeroplanit dhe, me zërin e zogjve fluturuan drejt qytetit të dritave. Ata me 19 maj të këtij viti mbajten koncertin recital brenda hapësirës së teatrit “Randez Vous – d`Ailleurs” në Paris – që edhe kësaj radhe të shkfletojnë katalogun e pasur artistik në fushën e interpretimit.

 

Dhurata Lazo - Bejleri (1968) u lind në Gjirokastër. Që nga mosha 6. vjeçare filloi me studimet për pianoforte. Më pastaj, transferohet në kryeqytet dhe vazhdon studimet për piano në Liceun Artistik të Tiranës nën drejtimin e pedagoges Nikoleta Nako, duke u prefeksionuar gjithashtu edhe në muzikën e dhomës. Në vitin 1990 përfundon studimet me një repertor të pasur autorësh ndërkombëtar dhe ata vendorë. Pas diplomimit në Liceun e Tiranës, në vitin e njejtë udhëton për në Itali ku më 1998 diplomohet edhe në Konservatorin “G. Verdi” të Milanos. Po ashtu, ajo ndoqi edhe shumë kurse të perfeksionimit, Master Class, si pjesëmarrëse në shumë festivale internacionale.