E marte, 20.10.2020, 09:17 AM (GMT+1)

Aktualitet

Lulzim Basha zyrtarisht kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

E hene, 23.05.2011, 08:00 PM


KQZ shpall rezultatin final

Lulzim Basha zyrtarisht

kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës

 

(d.b/m.a/e.m/BalkanWeb)

TIRANË- Në 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre, por u deshën plot 15 ditë me debate, protesta, kontestime e akuza për tu shpallur rezultati përfundimtar i Tiranës.

 

Më 23 maj në orën 23:04 KQZ i dha fund pritjeve duke shpallur fitues kandidatin Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati tjetër Edi Rama. Me 4 vota pro dhe 3 kundër KQZ i dha përfundimisht miratimin kandidaturës së Bashës.

 

Prej mbrëmjes së sotme Lulzim Basha është kryebashkiaku zyrtar, edhe pse PS e ka ankimuar cështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të japë verdiktin e tij, në favor të Bashës apo Ramës.

 

KQZ, SHPALL LULZIM BASHËN SI KREUN E RI TË TIRANËS

Ora 23:04 Me katër vota pro dhe 2 kundër KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës. Kandidati demokrat Lulzim Basha është zyrtarisht kreu i ri i bashkisë së Tiranës me 81 vota me shumë se kandidati i PS Edi Rama.

 

___________

 

KQZ shpall rezultatin për Tiranën, Basha +81

Panorama

 

UPDATE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur tabelën përfudimtare për bashkinë e Tiranës ku kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha është në avantazh me 81 vota. Sipas kësaj tabele e cila pritet të miratohet pas pak nga KQZ, kandidati Basha ka marrë 124786 vota, Rama ka marrë 124705, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi 1394 vota.

Më herët KQZ, miratoi tabelën përmbledhëse për KZAZ-në 49, duke i hapur rrugë kështu certifikimit  të rezultatit për bashkinë e Tiranës. Sipas KQZ-së kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha në këtë KZAZ ka marrë 14491 vota, kundrejt 19154 votave te marra nga kandidati socialist, Edi Rama 19154. Kandidati i Partisë Komunistë të Shqipërisë, Hysni Milloshi ka marrë 149 vota.

Gjate debatit, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj tha se subjekti që ai përfaqëson ka paraqitur një kërkesë padi në Kolegjin Zgjedhor, ku i paditur është KQZ-ja, për pasojë komisioni nuk mund të marrë asnjëlloj vendimmarrje përsakohë çështja është në shqyrtim.

Mënjehërë më pas përfaqësuesi i PD-së, tha se kërkesa për të pezulluar veprimin për miratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, është e pabazuar.

 

Fletët e kontestuara, KQZ miraton projekt-aktin

 

Pas leximit qe i ka bëre kreu i  Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, Arben Ristani projekt- aktit qe parashikon përllogaritjen e fletëve të kontestara që KQZ ka numëruar gjatë kësaj jave, ai eshte miratuar me 4 vota pro dhe 3 vota kunder. Pas kesaj komisioni ka marre nje  pushim te shkurter, per te vazhduar me pas me rendin e dites, ku parashikohet miratimi i tabeles permbledhese te njesise nr.5 dhe me pas shpallja e rezultateve per bashkine Tiranës.

 

Debatet

Kryetari i KQZ, Ristani

 

Kreyetari i KQZ-së, Arben Ristani si autor i projekt- aktit po e lexon atë të plotë në këto momente.

Më parë, ai tha se duhet lexuar për shkak të trasnparencës dhe se leximin e sheh si përgjigjen më të mirë për ata që u shprehën kundër aktit.

Sipas Ristanit, ata që janë kundër këtij akti synojnë të realizojnë parimin stalinist, “s’ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron.”. Për ne tha Ristani, ka rëndësi kush voton.

 

Anëtar, Hysen Osmanaj

 

Ne fjalen e tij, anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj tha se projekt- akti ehste legjitim dhe i ftoi koleget qe ta miratojne.

“Projekt- akti është plotësisht legjitim dhe duhet miratuar. Duhet të gjejmë rrugë që ta miratojmë të gjithë”-tha ai

 

N/kryetarja, Subashi

 

Edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi e quajti apsolutisht të paligjshëm projekt- aktin që po diskutohet në këto momente në KQZ.

“Sot kemi përpara një projekt- akt të ndryshuar që në emërtimin e tij, sepse në aktin e parë u fol për bashkinë e madhe, sot përfshihen të gjitha njësitë zgjedhore të Tiranës. Ndryshimi u dytë, pjesën arsyetuese e kishte me pak fjalë, ky projekt- akt është si i veçantë në mënyrën se si është hartuar. Uroj që cilësia të rritet, por nga forma, duke dashur të justifikojë në veprim apsolutisht të paligjshëm është një akt i deformuar në kontekstin ligjor, është një akt konfzuz dhe kontradiktor për mënyrën se si i trajton problemet.

Sipas Subashit, akti denoncon vetë,  veprimtarinë e paligjshme të hapjes së kutive dhe ndryshimin e tabelave.

 

Anëtar, Pandeli Varfi

 

Anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfi tha se shqetësimet dhe rregullat u ndryshuan menjëherë pas projektimit të rezultatit nga kutia e fundit.

“Këtu kemi të bëjmë më futjen në lojë me ato që unë i çuaj, ustallarët e zgjedhjeve. Hyjnë këta dhe fillon e vendoset një standart i ri në zgjedhjet tona”- tha ai.

Sipas tij, KQZ duhet të kishte dhënë porosi që të vazhdohej me rregullin që ishte ndjekur deri në ato momente, nxjerrja të pavlefshme të këtyre fletëve.

Ai tha se akti ka dy karakteristika,” së pari ishte i panevojshëm dhe e dyta ky akt është diskriminues sepse në momentin kur fillon të funksionojë në vendin tonë janë numëruar më shumë se gjysma e kutive”

Kodi Zgjedhor në situatën e sotme, shtoi më tej ai,  përcakton në mënyrë kapitale që s’mund ta anulojë asnjëri.

“Rezultati del nga numërimi i kutive për kryetar bashkie në Tiranë. Kodi nuk lë rrugë tjetër”-tha ia.

 

LSI, Manjani

 

Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani në fjalën e tij e vuri theksin tek interesi i votuesit shqiptarë, tek interesi i qytetarit, duke argumentuar se vendimi i ndërmarrë nga KQZ per rinumërimin e fletëve të kontestuara eshte vendimi i duhur.

 

PD, Kosovrasti

 

Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike ne KQZ, Njazi Kosovrasti hodhi poshtë menjëherë pretendimet e Gjonçajt, pasi sipas tij gjatë këtyre ditëve KQZ ka funksionuar si KZAZ dhe vendimet mund të merren me një shumicë prej katër votash.

 

PS, Gjonçaj

 

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj e nisi fjalën e tij duke e vlerësuar aktin që pritet të miratohet, në formë dhe përmbajtje dhe duke i quajtur vendimet e ketyre diteve te KQZ-se si jo ligjore.

Projekt akti është normativ, tha Gjonçaj, pasi sipas tij, ai ka për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, dhe ky kërkon marrjen e 5 votave.

Sipas Gjonçajt, KQZ ka ndërmarrë veprime konkrete pa patur të miratuar një akt të tillë. Ky është një akt normativ i mirëfilltë që në parim s’ka marrë votat e nevojshme.

Duke vazhduar më tej argumentin e tij, përfaqësuesi i PS-së Gjonçaj ka një përpjekje të KQZ-së të argumentojë në bazë historike vendimmarrjen e këtyre katër ditëve.

Ai tha se “materiali është konfuz, i paqartë dhe shpeshherë në kundërshtim. Në disa raste jo i vërtetë. Akti është i ndryshëm nga ai që na u paraqit më parë, e që ju shpreheni se e keni miratuar në parim”

KQZ ka shkelur ligjin, vazhdoi më tej ai, pasi ka ndërhyrë në tabelat të cilat ishin miratuar thuajse tërësisht nga numëruesit në KZAZ.

“Është ndërhyrë pa ankimim në tabelat e rezultateve. Ndryshimi i vendimit të KZAZ-ve për miratimin e tabelës përmbledhëse kërkon 5 vota. 4 me 3 e bën procedurën të paligjshme. Në këtë fazë KQZ s’ka kompetencë për të ndryshuar vendimmarrjen e KZAZ-ve,- tha Gjonçaj.

 

Mbledhja e paradites

 

Mbledhja ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte per miratimin e materialit te hartuar per tabelat e rezultateve te qendrave perkatese.

Perfaqesuesit e PS-se ne komision kane kerkuar kohe te mjaftueshme per shqyrtimin e materialit, minimalisht 24 ore. Deshira Subashi ka deklaruar se nje ore nuk mjafton as per te lexuar materalin prej 60 faqesh, e jo me ta marresh ne analize e ta shqyrtosh.

Nderkohe qe per anetaret e djathte, gjithcka ne material eshte tashme e njohur prej te gjitheve, pasi eshte gjithcka eshte diskuatuar dhe vendosur gjate diteve te numerimit te fleteve te konstatuara.

“Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin” tha Ristani.

 

Shtyrja e radhes

 

Pas shtyrjes me dy ore qe njoftonte nisjen e mbledhjes parashikuar per ne 10.00, ne oren 12.00, nje tjeter shtyrje eshte njoftuar ne mesdite. Mbledhja ka nisur keshtu rreth ores 13.30.

Pas mbylljes se numerimit ne 122 kutive ne Tirane, kandidati demokrat Lulzim Basha ka rezultuar me 80 vota me shume se rivali socialist Edi Rama.

Nga hapja e kutive me fletet e kontestuara hedhur ne kutine e gabuar, Basha ka marre 172 vota, Rama 82 vota dhe 3 vota Hysni Milloshi.

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka bere me dije se sot me te filluar mbledhje do te miratohet ne parim vendimi qe eshte gati dhe me pas do te kalohet ne miratimin e tabeles se njesise bashkiake numer 5. Gjate pasdites pritet te vijohet me tabelen e rezultateve per gjithe Tiranen.

 

Mbledhja e se dieles

 

Kryetari Ristani shpjegoi edhe njëherë se KQZ gjatë kësaj kohe ka marrë kompetencat e KZAZ-së, me qëllim për të vazhduar numërimin aty ku nuk ka përfunduar numërimi dhe për të ndryshuar tabelat e rezultatit. Ai tha se KQZ ka qenë korrekt edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ndërkohë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi një përgjigjë nga kryetari Ristani për kërkesën e depozituar nga ajo për shqyrtimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ-së 49, ndërsa mori si përgjigje nga Ristani se sapo të mbaroje numërimi do të mbyllet dhe tabela.

Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj hodhi  poshtë disa pretendime të kreut të KQZ-së, Ristani se kjo procedurë numërimi është ndjekur dhe në proceset zgjedhore te kaluara.

Gjonçaj tha se KQZ snjëherë nuk e ka bërë këtë, në këtë fazë procesi.

 

Basha mban avantazhin

 

Nga numerimi i fleteve te kontestuara, nga 114 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 170 vota kundrejt 79 për Edi Ramën.



(Vota: 14 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora