Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Louis Jourdan

| E diele, 22.05.2011, 06:58 PM |


LUJ ZHURDAN/1919-

 

Nga Halit Bogaj

Aktori i madh francez, Luj  Zhurdan ishte i edukuar dhe i shkolluar  në Francë, Angli dhe Turqi.Ushtroi për aktor në shkollën e arteve dramatike tek maestro Rene Simon.Debutoi në një varg filmash komik dhe dramatik,duke lënë përshtypje të mëdha si një aktor perspektiv, emri i të cilit do të dëgjohej në mbarë botën.Pasi burgoset nga nazistët, Luji dhe vëllai i tij refuzonin të bënin propagandë pozitive hitleriane.Në vitin 1948, Dejvid O` Selzinik/producent dhe regjisor i madh/ e fton Luj Zhurdanin në Holivud, për filmin e njohur”Rasti Paradin” me të cilin arrin sukses të madh,duke interpretuar edhe role të tjera në disa filma amerikanë.Sukses tjetër të theksuar, Zhurdan arrin edhe me filmin”Zhizhi”me aktoren e re dhe të talentuar, Lesli Karon e cila kishte bërë emër edhe me filmin” Amerikani në Paris”,  me aktorin  dhe valltarin e shquar, Xhin Keli..Luj Zhurdan, përveç talentit të rrallë, posedonte edhe një bukuri dhe sharm mashkullor, me ç` rast bëhet shumë i kërkuar dhe i popullarizuar në botën filmore.Përveç filmave të lartëpërmendur, në SHBA realizon edhe filmin e paharruar dhe antologjik”Procesi i Nyrnbergut”, kushtuar gjykimit të nazistëve gjermanë që kishin bërë krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë botërore,në të cilin luajnë edhe aktorët e shquar:Spenser Trejsi,Bert Llankaster, Riçard Vidmark, Montgomeri Klift dhe disa të tjerë.Pas këtyre filmave Zhurdan fitoi famë internacionale dhe përjetoi      të luante edhe në disa filma të paharruar.Rolet që i ofroheshin kishin të bënin me personazhe të njohura siç ishte rasti edhe me Edmond Dantesin nga filmi”Konti i Monte Kristos në të cilin Zhurdan shkëlqen sërish në një rol të dalluar dhe të mbajtur mend nga    shumë spektatorë.Me rolin e heroit  fatkeq  aktori bëhet shumë i njohur,për të na mbetur në zemër si personazh tejet pozitiv që lufton të keqen dhe errësirën në shoqërinë e korruptuar dhe të kriminalizuar franceze ,viktimë e së cilës ishte edhe vetë ..Edmond Dantesi, të cilit ia bëjnë kurthën për ta dërguar në burg dhe për t`ia marrë të dashurën e tij me emrin Mercedes,si njëri ndër personazhet më të dashur të njerëzimit nga vepra e famshme e Aleksandër Dymës,shpëton rastësisht dhe hakmerret ndaj atyre që e kishin burgosur,por ç`të bënte kur rinia e tij nuk kthehej.Të gjithë ata që e kishin lexuar veprën e dinin historinë e dhembshme të Edmond Dantesit, por edhe filmi ka një vlerë dhe peshë të madhe artistike dhe na duket se është versioni më i bukur deri sot që është realizuar nga kineastë të ndryshëm.Duke i pasur,siç theksuam më lart,tri vende atdhetare/Francë,Angli dhe Amerikë/,por duke mos harruar as Turqinë, Luj Zhurdan kishte hapësirë të madhe fushëveprimi.Punoi me kineastë të njohur si :Piter Stoun, Roj Sherman, Roj Vibrou, Aleks Vinitski, Martin Shut, Andre Zejn, Brajan Byrgs, Majkëll Roberts, Fredi Viliamson, Semi Kan, Henri Dekon dhe Majk Govens.Gjithashtu bashkëpunoi edhe me aktorë të shquar:Xhoana Fontejn, Xhos Akland, Bini Barns, Majkëll Kejn, Brus Boa, Pjer Mondi, Shejn Rimer, Lesli Karon, Dejvid Vorner, Robert Robinson, Viktor Berind, Riçard Vidmark,Bert Llankaster,Spenser Trejsi dhe Montgomeri Klift.Luj Zhurdan interpretoi role dhe zhanre të ndryshme,siç janë:drama,komedia,aventurat dhe filmat aksional ,ku ishte përherë atraktiv,sharmant dhe befasonte me ç`do film të ri dhe skena të ndryshme në të cilat ishte xhentëllmen i vërtetë.Edhe Luj Zhurdan ishte ndër personalitetet më të rëndësishme të kinematografisë franceze si:Zhan Gabeni,Alen Deloni,Lino Ventura,Zhan Pol Belmondo,Rober Oseini, Mishel Pikoli dhe shumë të tjerë.I përkiste një gjenerate të lavdishme e cila la shumë kryevepra filmore nga të cilat mund të mësonin edhe aktorë të tjerë të rinj për ta zhvilluar artin fenomenal të atdheut të tyre.Zhurdan, ashtu si edhe Iv Montani, arriti në Holivud për të bërë karierë të ndritshme dhe për t`u çmuar nga publiku amerikan.Interpretoi shumë role edhe në vitet e pleqërisë së tij,siç janë edhe filmat :”Konti Drakula”/l997/, ”Plus sa va, muen sa va, /1977/, ”Arinjt e argjendët”, ”Ija nga dashuria”/1982/, ”Oktoposi”/1983/,”Basti i dyfishtë”/1984/, ”Olimpiada e parë në Athinë”/1984/, ”Zonja nga Beverli Hillsi”/1986/,”Për dashurinë e Angjellës”/1986/,”Larseni i madh”/1987/,”dhe  “Viti i Kometit”.Zhurdan është akoma aktiv , tejet atraktiv dhe punon vazhdimisht për ta shpënë përpara artin filmor.