E shtune, 05.12.2020, 11:57 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Thirrje udhëheqësve shqiptarë që të ruajnë qetësinë

E diele, 22.05.2011, 07:00 PM


Prioritetet e Politikës Amerikane në Evropë

 

Thirrje udhëheqësve shqiptarë që të ruajnë qetësinë

 

Nga Frank Shkreli

 

Pardje, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Cështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Zoti Filip Gordon shpalosi para antarëve të Nën-Komisionit për Evropën  të Senatit Amerikan, prioritetet e politikës së jashtëme të Administratës Obama karshi Evropes.   Në deklaratën e tij para ligjvenësve amerikanë, Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa bashkpunojnë në një numër ceshtjesh të ndryshem duke filluar nga Afganistani e Irani e deri tek ngjarjet e fundit në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.   Nga të dy anët e Oqeanit, tha ai, po punohet seriozisht për të dalur nga kriza më e keqe financiare c’prej  krizës së madhe ekonomike në fillim të shekullit të kaluar.  Bashkpunimi amerikano-evropian, sipas tij, është dhe mbetet jetik për realizmin e objektivave strategjike të Shteteve te Bashkuara, jo vetem në Evropë, por edhe ane e mbanë botës.   Në perballimin e sfidave ndërkombëtare, Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë partnerë me të mirë se shtetet Evropiane, vende këto me të cilat Amerika ndanë vlerat dhe interesat e veta.

Duke folur për prioritetet e politikës së administratës Obama për Evropën, Zoti Gordon përmendi tri objektiva  të angazhimit amerikan me kontinentin evropian.

Së pari, tha ai, ne punojmë me Evropen si partnerë për zgjidhjen e problemeve  dhe sfidave ndërkombëtare.   Mbi cdo ceshtje me rëndësi botërore, kontributi i Evropës, shtoi ai, është vendimtar për përballimin dhe zgjidhjen e sfidave të ndryshme me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar.   Pa marrë parasyshë se cili është problemi, tha ai, roli i Evropës është i pazevëndsueshëm, dhe kur bashkojmë forcat tona me Evropën,  tha ai,ne jemi më tëë fortë nga pikëpamja legjitime nga pikëpamja e resurseve dhe ideve.

 Së dyti, ne jemi duke punuar gjithnjë, shtoi ai, me Evropën, për Evropën, dmth, jemi duke punuar për të përfunduar projektin historik për vendosjen e stabilitetit, sigurimit, beagtisë dhe demokracisë  anë e mbanë kontinentit. Suksesi i jashtzakonshëm që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kane pasur në promovimin e integrimit evropian, në konsolidimin  dhe në perkrahjen e akorduar vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore si edhe integrimin e tyre në organizmat euro-atlantike, demonstrojnë shpresat e kësajë ndermarrjeje. Por puna jonë, tha Zoti Gordon, nuk ka marrë fund, kështuqë përpjekjet tona vazhdojnë në Ballkan, në lindje të Evropës dhe në zonën e Kaukazit.

Filip Gordon
Filip Gordon
Dhe me ne fund, ne po perpiqemi, tha zyrtari i larte amerikan, që marrëdhënjet me Rusinë  t’i vendosim ne nje rruge me konstruktive.  Objektivi ynë, shtoi Zoti Gordon, është që të bashkpunojmë me Rusinë ku e kur kemi interesa të përbashkëta, por asnjëherë  në dëm të parimeve tona dhe as në kurriz të miqeve tanë.   Në raste kur jemi të shqetsuar për të drejtat e njeriut në Rusi, ose për marrëdhënjet e saj me Gjorgjinë, ne do të vazhdojmeë t’i shfaqim shqetsimet tona qeverisë ruse dhe  në të njëjtën kohë do te ndihmojmë dhe do të nxisim shoqërine civile në atë vend.

Në lidhje me Ballkanin, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë të një mendimi se Evropa nuk do te jetë e bashkuar për derisa të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor nuk gëzojnë antarësinë e plotë në Bashkimin Evropian.   Ne lidhje me dialogun midis Kosovës e Serbisë,  ai i tha Kongresit,se ne jemi konsultuar për së afërmi me Evropën.   Pajtimi i pkëpamjeve dhe qëndrimeve tona përsa i përket Ballkanit, tha ai, është baza e suksesit tonë atje, duke shtuar se përpjekjet e përbashkëta diplomatike amerikano-evropiane të kohëve të fundit kanë venë në dukje faktin se sa të lidhura ngusht janë vizionet tona, gjë që, sipas tij, është jetësore për bërjen e përparimit të nevojshem në këte pjesë të botës.

Në lidhje me gjendjen e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve të 8 majit,--në një deklaratë  të transmetuar nga Zëri i Amerikës, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Zoti Filip Gordon, në ëmër të Shteteve të Bashkuara, u bën thirrje udhëheqësve dhe të gjithë antarëve të partive politike në Shqipëri që të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë.   Në deklaratën e tij, Zoti Gordon thekson se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë.

Në deklaratën e tij, të transmetuar dje nga Zëri i Amerikës, Zoti Gordon thotë se “Politikanët shqiptarë, duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo retorika apo veprimet negative që vetëm denigrojnë kete proces.”   Në dekaratën e tij, Zoti Gordon thote se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, të bazuar në vlerat universale dhe në shtetin ligjor.

Këjo thirrje e Zotit Gordon udhëheqësve dhe popullit shqiptar është në përputhje me deklaraten e tij pardje para Kongresit amerikan mbi parimet e politikës amerikane karshi një Evrope të bashkuar, të sigurt e të begatë, e angazhuar për vendosjen dhe respektin ndaj të drejtave te njeriut dhe për vendosjen e demokracisë anë e mbanë kontinentit evropian dhe në përputhje të plotë me respektin ndaj vlerave universale të njeriut.

Edhe Shqipëria duhet të luaj rolin e vet në përforcimin e sigurimit të përbashkët dhe begatisë midis Evropes dhe Shteteve te Bashkuara, ashtuqë, që,sic përfundoi, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Zoti Filip Gordon, “partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës –i cili gjate 60 vjetëve të kaluar ka shënuar aq shumë suksese -- të arrijë edhe më shumë suksese në dekadat e ardhëshme.”



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora