E premte, 19.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Poetët janë ura të bashkimit të kombit

E diele, 22.05.2011, 07:47 PM


POETET JANE URA TE BASHKIMIT TE KOMBIT

 

( Nga pershendetja me rastin e perurimit te librit

“SINUS”,botim i SHB “Marin Barleti” Tirane, ne kuadrin e Mitingut te Poezise,Gjakove,maj 2001.)

 

Te nderuar pjesemarres: krijues,dashamires te fjales se shkruar ,poete ,shkrimtare,studiues vellezer nga trojet shqiptare !

Te dashur bashkeqytetare te mi !

 

Jam shume i emocionuar ne keto caste gezimi te papershkruara.Pjesemarrja e juaj ne perurimin e librit tim me poezi kater gjuhesh “Sinus”,me jep kurajo per te shkruar e per te shkruar me shume per vendlindjen time,dashurine njerezore,Tropojen tone dhe njerezit e saj te mrekullueshem qe sfiduan shekujt e mbijetuan me nder ne keto troje te lashta stergjyshore.

Une jam dyfish i lumtur ,duke qene se perurimi i librit tim te nente ne radhe, behet ne prag te Mitingut te Poezise -Gjakove ,2011.Krijuesit jane ambasadoret me te mire te bashkimit te kombit.Ndaj sot ne kete salle ndodhen personalitete te shquara te artit dhe kultures nga Tirana,Prishtina,Gjakova,Klina,Shkupi Rrozhaja,Malisheva,

pra nga cdo treve ku flitet shqip. Faleminderit dhe mire se keni ardhur ne Tropoje,pjese e Malesise se Gjakoves.

Pjesemarres te nderuar dhe dashamires te fjales se shkruar.

Definitivisht poezia kur shkruhet nuk eshte e autorit por e lexuesit, cdo lexues e kupton ndryshe sepse e lexon me ritem te ndryshem, ne kufi te ndryshem , ne vende te ndryshme , ne kohe te ndryshme dhe ndjehet ndryshe. Ashtu nuk eshte ndjere autori ,ate nuk e ka menduar autori nuk e ka pasur ne shpirt ,por lexuesi e shpreh, e ndjen dhe poezia behet e tij.

Citova keta rreshta,jo per te bere filozofi fjale,por per te ngritur zerin deri ne kupe te qiellit qe poezia,kjo ndjenje shpirterore te lexohet dhe te percillet mesazhi i dashurise njerezore nepermjet vargjeve poetike.

Une falenderoj te gjithe krijuesit pjesemarres,bashkeqytetaret e mi te nderuar,miqte ,shoket,koleget.Gjithashtu eshte nder per mua qe ne kete perurim ndodhet midis nesh ikona e letersise shqipe,poeti kombetar Ali Podrimja.

Nje falenderim te vecante per ligjeruesin e librit tim,poetin,studiuesin dhe publicistin Sejdi Berisha.Respekt te perjetshem lexuesve te krijimtarise sime dhe redaktorit te librit,poetit dhe shkrimtarit Kristaq F.Shabani,kryetar i Shoqates Nderkombetare te Krijuesve “Pegasi”.

Nje mirenjohje per sponsorizuesit e librave te mi: biznesmenet Zeqir Bushgjokaj,Xheme Neza,bashkia Bajram Curri dhe Shtepite Botuese “Egnatia” Elbasan, “Kristalina K-H”, “Emal” dhe”Marin Barleti” Tirane.

Gjithashtu pershendes Shoqaten e Shkrimtareve dhe Artisteve Tropoje dhe kryetarin e saj,mikun dhe bashkepunetorin tim me te ngushte,poetin,shkrimtarin dhe publicistin Lulzim Logu per mbeshtetjen e vazhdueshme ne krijimtarine time letrare.

E se fundi nje falenderim edhe per familjen time qe ndonese me privacione financiare,me ka inkurajuar here pas here ne rrugen e krijimtarise sime letrare.

 

Faleminderit te gjitheve !

Gjon NEÇAJ



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora