E shtune, 05.12.2020, 10:58 AM (GMT)

Aktualitet

Selatin Kaçaniku: Laboratorët për kontrollin e cilësisë nga ''GIZ'' (GTZ)

E diele, 22.05.2011, 06:57 PM


LABORATORET PËR KONTROLLIN E CILËSISË NGA “  GIZ “ ( GTZ ).

 

Të hënën “  GIZ “ ( GTZ ). i premtoi MTI-së se do të bashkpunojë në

funksionimin e laboratoreve për kontrollin e ushqimeve.

Ndjeva kënaqësi kur e lexova këtë lajm në gazete. E çërasa vehten me

krenari  sepse, në një takim në “  GIZ “ , një javë para vizitës së

Ministrit të Gjermanisë për zhvillim ekonomik në Kosovë, u angazhova

duke propozuar dhe duke favorizuar ndihmën e “  GIZ “ në këtë drejtim

në krahasim me përkrahjet në lëmenjtë të tjerë. Pra, u angazhova në

drejtim të dhënies së donacioneve për ngritjen e laboratoreve për

kontrollin e cilësisë, në veçanti të kontrollit të cilësisë së

artikujve ushqimor.

Aq më gëzoi lajmi ( dhe reagimi  shpejtë i GIZ ) sa që harrova

hidhërimin për ate se as kësaj rradhe Ministria nuk i tregoi asgje,

nuk i raportoi asgje, nuk e lajmëroi konsumatorin për të cilin, ashtu

është rregulluar me ligje dhe është deklaruar me dokumentet e

Ministrisë, kujdeset ajo vet?!

E në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit që doli po nga kjo ministri

dhe është miratuar nga Qeveria, është thënë shumë qartë se kush është

i obliguar të merret me informimin, arsimimin dhe vetëdijësimin e

konsumatorit. Edhe në Programin për mbrojtjen e konsumatorit 2010 –

2014  janë “ vizatuar “ detyrat dhe obligimet, të cilat vlejnë njësoj

për të gjitha institucionet duke filluar nga MTI-ja, anise po kjo

Miknistri është “ vendlindja “ e Programit ?!

Nejse, ndoshta edhe informimin e tërthortë nëpërmes mediumeve të

informimit ndokush e nënkupton si përmbushje të obligimit. Por. Kujt

t ia “ varim “ arsimimin dhe vetëdijësimin, kujdesin permanent ndaj

konsumatorit takspagues i cili finanson të gjitha ministritë dhe të

gjithë zyrtarët ?

Edhe diç nuk më pëlqei: Angazhimi që këto laboratore të jënë në

pronësi private?!

Jo, jo ! Laboratoret duhet të vendosen mbi Plane të qëndrueshm të

biznesit, të pandikueshme nga politika dhe plotësisht neutrale. Këto

cilësi, mendoj se, nuk mund të përmbushen pa monitoirimin 24 orësh nga

konsumatori me të drejtën e vetos !

Po të mos ishte  utopike për ndokend do të kërkoja që ato laboratore

të jenë nën kompetencën e atij të cilit i dedikohen, nën kompetencëen

e menaxhimin e atij që është për 24 h Monitorues, vezhgues,

inspektues… në treg si dhe është shtylla kryesore, sensi i tregut,

Konsumatorit !

Dhe, përderisa institucionet tona kanë qëndrim si të guvernantës (

dados ) ndaj konsumatorit, aq më shumë fuqizohet ngulmtësia dhe

insistimi i konsumatorit për të formuar Ministrinë për Mbrojtjen e

Konsumatorit, për t u mbrojtur vet e për t i mos mundësuar më

kënqësinë e kujdesit dhe mbrojtjes sonë atyre të cilët nuk na

kuptojnë, nuk kanë sens….dhe ( ndoshta ) nuk kanë dëshirë për t u

marrë me ne ?! Në Ministrinë ku janë resoret e fushat “ më të

rëndësishme “ kauza e konsumatorit mbetet “ e mrama birë e kavallit “

?!

Konsumatori nuk mund të pajtohet me “ fatin e bonjakut “ sepse

konsumatorit do të duheshte t i shërbejnë të gjitha institucionet –

sepse është elementi kryesor i tregut të (ç)lire të Kosovës…të Botës.

 

INFORMIMI,  ARSIMIMI,  VETËDIJËSIMI  I   KONSUMATORIT  NË VUSHTRRRI “

0 “, ZERO, HIQ, ASGJE…?!

 

Po vazhdoj aty ku mbeta. E vërteta Qeveria jonë dhe ministritë, po

edhe institucionet tjera nuk e kanë absolvuar këtë shkallë. Por,

fillimisht ( le të shpresojmë ) do të punojnë për vehten e tyre në

planin  e informimit, arsimimit e vetëdijësimit e pastaj u vie rradha

edhe konsumatorëve tjerë ?!

Nga një hulumtim i Organizatës “ Grupi Avokues “ në Vushtrri doli se “

Konsumatorët nuk dine ku të ankohen “, se nuk dine se ekzistuaka Zyra

për Mbrojtjen e Konsumatorit…

Si funksionoin zingjiri i informimit mund të imagjinohet edhe nga

fakti se as KONSUMATORI nuk qe i  njohtuar as për këtë hulumtim as për

takimin ku janë trajtuar rezultatet, temat e hulumtimit ?!

Ajo që do të thoja është kjo: Se rezultatet janë këto që janë e

arsyeja qëndron te mospërmbushja e obligimit ligjor të institucioneve

tona për të informuar, arsimuar e vetëdijësuar konsumatorin. Është për

të ardhur keq se institucionet tona, edhe Qeveria edhe Ministritë,

pandehin se këtë rol duhet ta kryejnë mediumet e informimit ?!

Organizata vullnetare të rinjëve vushtrrias “ Grupi Avokues “ meriton

lavdëratë për temën e zgjedhur dhe trajtimin.

Edhe me këtë rast u pa se e vetmja mbrojtje për konsumatorin në

Kosovë, përkundër ekzistimit të Ligjit dhe të Programit për mbrojtjen

e konsumatoirit – është vetëmbrojtja. Dhe, përderisa institucionet

tona nuk marrin mundin për t i përmbushur obligimet ligjore rreth

informimit, arsimimit e vetëdijësimit të konsumatorit, ku bëjnë pjesë

edhe vet me famljarët e tyre, atëherë detyrohemi që me forcat tona të

informohemi e ti këmbejmë informatat, të arsimohemi dhe t ju ndihmojmë

edhe konsumatorëve tjerë ta srsimohen, dhe kështu së bashku, me

kapacitete të shtuara të ngrisim vetëdijen tone duke ua mundësuar këtë

cilësi të re edhe atyre që do t i zgjedhim në të ardhmen për të na

përfaqësuar dhe për t i menaxhuar sektoret jetike për interesin dhe

nevojat tona.

Edhe ky hulumtim i “ Grupit Avokues “ është ekzemplar dhe shembull i

vetëdijësimit, është paralajmërim se kërkesat e konsumatorit po

artikulohen dhe se në të ardhmen e afërtë askush më në Kosovë nuk do

të mund ta trajtojë konsumatorin si “ dele për qethje “. Se, çdo ditë

e më shumë po vetëdijësohemi se si konsumatorë jemi edhe taksapagues

dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës. Dalë ngadalë edhe “

despotët “ nëpër institucione do t i bindim se ato institucione janë

servise në shërbimin tone dhe se ne jemi ata që bëjmë evaluimin e

punës së tyre që do të shërbejë si bazë edhe për shpërblimin mujor të

tyre.

 

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

18.05.2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora