E enjte, 25.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë

E diele, 22.05.2011, 08:01 PM


Shqiptarë dhe rumunë para monumentit të N. Veqilharxhit
Shqiptarë dhe rumunë para monumentit të N. Veqilharxhit

 

Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë

 

Ja dhe një një monument i ri i luftëtarit të zjarrtë të  Rilindjes sonë që qëndron si një shqiponjë dhe si një ëngjëll që u bë frymëzim për atdhedashurinë, përçues i patriotizmit shqiptar, një vepër monumentale te e cila dallojmë vlera të një krijimi të fuqishëm artistik. Shqipëria dhe ambasadori i saj ndikuan që në Brailë të rikthehet krenaria e të qenit shqiptar.

 

Nga Baki Ymeri

 

Bukuresht, 19 maj 2011. Vetëm shpirtërat e çiltërt, të bashkuar në dashuri, e dinë se drita që buron nga to e mban gjallë esencën divine. Vetëm ato e transfigurojnë në infinit domethënien e dashurisë. I këtillë ishte Naum Veqilharxhi, iluministi i parë shqiptar, autori i abetares së parë shqipe (1844), ishbanor i Brailës së gazetës së parë të shqiptarëve të Rumanisë, “Drita” (1887). Në Brailë jeton sot e kësaj dite Florentina Boci me origjinë nga Negovani (88 vjeçare), disa familje tjera shqiptare si dhe filoshqiptarja Ekaterina Oprea, zonja që e zbuloi për herë të parë mendimin e Emineskut se “Gjuha shqipe është gjuha më e zhdërvjelltë në botë.” Naumi ishte i vetëdijshëm qysh para 150 vitesh se ne kemi një histori të shenjtë që na legjitimon në botë, duke filluar me Gencin, Teutën, Gjergj Kastriotin dhe pasardhësit e tij që digjen për një ideal të shenjtë, siç u dogj edhe Naumi, duke e shkrirë krejt pasurinë për kauzën tonë, duke i dhënë impuls Rilindjes sonë Kombëtare, që nga shekulli i artë i Jeronim De Radës, Elena Gjikës, Nikolla Naços, Konstantin Kristoforidhit, vëllezërve Frashëri (...), e deri në epokën e artë të trimave të Dardanisë që e dogjën jetën për ta bërë Shqipërinë Shqipëri.

 

Ambasadori i Shqiperise duke e mbajtur fjalen e tij
Ambasadori i Shqiperise duke e mbajtur fjalen e tij
Nga Forumi Shqiptar dhe Koha Jonë kuptojmë qysh para 8 vitesh se konsulli Grek bën fushatë për zgjedhjet në jug, pa e përmendur faktin se grekët e helmuan ideologun e parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Veqilharxhin, iluminist me origjinë nga Vithkuqi dhe autor i abetares së parë shqipe (Ëvetori, 1844). Vithkuqarët nuk gënjehen kollaj, zoti konsull, thot Flamur Meta në një shkrim të tij dhe vazhdon: Kishim kohë pa e parë. Malli, i përzjerë me dashuri e nostalgji të ruajtur qysh nga vitet e femijërisë na bëri të merrnim rrugën drejt tij. Vithkuqarët kanë ditur të jetojnë e ta rregullojnë jetën në çdo kohë. Në qendër të fshatit ishte rindërtuar kisha, me arkitekturën që ka pasur, e bukur dhe madhështore, përkrah saj qëndronte busti i Naum Veqilharxhit në mes të një lëndine të mbjellë me bar e të mirëmbajtur nga duart e një vithkuqari modest, të thjeshtë, punëtor e besimtar. Përndryshe, busti i Naum Veqilharxhit ndodhet edhe në Bul, kurse sot edhe në qytetin martir të Rumanisë, në Brailë, një monument i luftëtarit të zjarrtë të  Rilindjes sonë që qëndron si një shqiponjë dhe si një ëngjëll që u bë frymëzim për atdhedashurinë, përçues i patriotizmit shqiptar, një vepër monumentale te e cila dallojmë vlera të një krijimi të fuqishëm artistik.

 

Busti i Naum Veqilharxhit përfaqëson intelektualin shqiptar që u lind më 1797 në Vithkuq (rrethi i Korçës), në juglindje të Shqipërisë. Prindërit e Naumit e zgjodhën për vendbanim Rumaninë pas Paqes së Bukureshtit, më 1812, ndërsa në Brailë familja e tij vendoset rreth vitit 1829. Pas ketij viti, kjo familje paraqitet frekuentisht në kartografinë e Brailës. Naum Veqilharxhi është një nga promotorët më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit XIX. Që i ri, ai mori pjesë në lëvizjen popullore të Tudor Vladimirskut në vitin 1821. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1838, Naumi deklarohet “arnaut”, dmth. shqiptar, pronar i një ndërtese dhe i një dyqani, kurse familja e tij zinte pozita importante në administratën lokale. Naum Veqilharxhi, ka qenë vite me rradhë avokat në Brailë. Sikundër është e njohur, ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Veqilharxhi ka botuar dy abetare, të parin më 1844 dhe të dytin në vitin 1845. Ende nuk dihet numri i tyre, edhepse historiografia shqiptare bën fjalë për një numër të vogël ekzemplarësh të botimit të parë, nga të cilët nga një ksombël i Ëvetarit të parë gjenden në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, një tjetër në Bibliotekën e qytetit të Korçës dhe një në Bibliotekën e Akademisë Rumune, ndërsa Ëvetari i dytë, i kompletuar dhe i botuar në një numër shumë më të madh ekzemplarësh, as nuk ka humbur dhe as nuk “nuk u dogj në shtëpinë e Naumit, së cilës armiqtë e Shqipërisë i vunë zjarrin”, siç shprehej Dhimitër Shuteriqi më 1976.

 

Naum Veqilharxhi dhe pavdekësia e tij

 

Lejen për ngritjen e këtij monumenti e dha shteti rumun në bashkëveprim me ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht dhe shtetin shqiptar, duke respektuar inisiativën e Dr. Luan Topçiut që e lansoi para autoriteteve të Bashkisë së Brailës para një viti, kur u mbajt Festivali Balcanica kushtuar Shqipërisë, ku morën pjesë edhe dy intelektualë nga Kosova: Sali Bashota dhe Sami Piraj. Inisativën e djeshme të Luan Topçiut e realizoi sot ambasadori i Shqipërisë në këtë vend. Pas Naumit i vjen rradha Nikolla Naços, Dora D’Istrias, Vangjel Zhapës, Asdrenit, Xhelku Maksutit. Lajmin e parë për këtë inaugurim monumental e dha shtypi i Brailës, ndërsa lajmin e parë për shtypin shqiptar e japim ne, duke e dinamizuar me fotografitë e manifestimit, një eveniminet historik që do të mbahet mend, të cilin e nderuan themeluesi dhe President Nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti, ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Zt. Sami Shiba, autoritete të larta nga Braila, filoshqiptari Tiberius Puiu, shqiptarë etnikë të Brailës, Mina Tate dhe i biri i Florentina Bocit, shqiptarë nga Bukureshti, Sllatina dhe Konstanca, Përparim dhe Karmen Demi, Don Antoni (alias Xhemal Mustafa) nga Kosova, shkrimtarë, funksionarë, gazetarë, qytetarë, studentë dhe nxënës. Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm, i një niveli të lartë organizativ, i nderuar nga pjestarë të panumërt të komunitetit rumun dhe shqiptar. Ky bust i bukur, i prurë nga Shqipëria, është i amplasuar mbi një bazament të të lartë në një lulishte përgjatë Bulevardit të Indipendencës që kryqëzohet me Strada ?colilor (Rruga e shkollave).

 

Ambasadori shqiptar me funksionarë të Bashkisë së Brailës
Ambasadori shqiptar me funksionarë të Bashkisë së Brailës
Naim Frashëri në Bukuresht dhe Naum Veqlharxhi në Brailë. Rruga e shkollave dhe rruga e shkronjave, njerëz të urtë e të butë, qindra nxënës që e shprehnin me admirim emrin Albania. Sipas Dr. Xhelku Maksutit, Shqipëria dhe ambasadori i saj ndikuan që në Brailë të rikthehet krenaria e të qenit shqiptar. Evenimenti qe organizuar nga Këshilli i Rrethit të Brailës, Biblioteka e Rrethit, Bashkia e Qytetit Braila dhe Shërbimi i Rrethit të Arkivave Nacionale të Brailës, ndërsa në mbarim të evenimentit u mbajt vernisazhi i një ekspozite dokumentare në Bibliotekën e Rrethit “Panait Istrati”. Në këtë eveniment historik e morën fjalën Kryetari i Këshillit të Rrethit, Gheorghe Bunea Sancu, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Rumani, Zt. Sami Shiba dhe  Zv.Kryetarja e Bashkise Braila, znj. Doina Ciocan. Morën pjesë në ceremoni dhe  Zv.Prefektja e Rrethit Braila, Znj. Veronica Macri, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, bashkëatdhetarë, përfaqësues të mediave elektronike dhe të shkruara, miq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, përfaqësues të komuniteteve te ndryshme në Braila etj. Vlen të theksojmë se pregaditja dhe sjellja dhe amplasimi i bustit është bërë nën kujdesin e veçantë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Zt. Edmond Haxhinasto. Ja disa fragmente nga fjala përshëndetëse e Ambasadorit të RSH, Zt. Sami Shiba në ceremoninë, me rastin e inagurimit të bustit të Naum Veqilharxhit:

 

I nderuar Zt. Presidenti i Këshillit të Qarkut, e nderuar znj. Zv.Kryetare e Bashkisë, të nderuar miq dhe bashkëatdhetarë! Është vërtet një privilegj dhe ngjarje e veçantë për mua të marr pjesë në këtë ceremoni domethënëse për marrëdhëniet mes dy vendeve tona mike, në inagurimin e bustit të Naum Veqilharxhit, të njeriut që ka zënë një vend nderi të veçantë në kujtesën historike të kombit dhe popullit tim, si një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Nuk është rastësi që ky rilindas i shquar e kreu misionin  e tij të lartë për zgjimin kombëtar, për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për lëvizjen tonë kombëtare, në një vend mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, siç është Rumania. Rumania u tregua vendi mikpritës dhe i sigurtë, që krijoi të gjitha mundësitë për një koloni të vërtetë patriotësh shqiptarë, të cilët zhvilluan me përkushtim të lartë një veprimtari të qenësishme për formimin e kombit shqiptar, siç bënë dhe kombet e tjerë të Ballkanit, në prag të rënies së Perandorisë Osmane.

 

Pikërisht në Rumani, themeluesi i shtetit të parë kombëtar shqiptar, politikani, atdhetari i mençur dhe diplomati i shquar Ismail Qemali, gjeti mbështetjen e kolonisë shqiptare, frymëzimin dhe vendosmërinë për të marrë vendimin historik për mevehtësimin e Shqipërisë, për shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, më 28 nëntor 1912. Me këtë rast e shoh si obligim të veçantë të përcjell mirënjohjen e vendit tim për kontributin mbështetës të Rumanisë për patriotët shqiptarë dhe lëvizjen e tyre atdhetare. Ne shqiptarët do t’i jemi përjetë mirënjohës Naum Veqilharxhit, këtij patrioti dhe ideologu të madh, për kontributin e çmuar në ndërtimin e programit dhe të platformës vepruese të Lëvizjes sonë Kombëtare. Si një  mendimtar dhe iluminist i shquar, që kuptoi rëndësinë e madhe për formësimin, egzistencën dhe zhvillimin e një kombi, të shkrimit dhe mësimit të gjuhës amtare, ai përpunoi alfabetin origjinal të gjuhës shqipe me 33 shkronja, duke hapur rrugën e shkrimit të librave për mësimin e gjuhës shqipe. Ishte ky atdhetar dhe mendimtar brilant që përgatiti të parin libër, apo të parën abetare për mësimin e gjuhës shqipe në vitin 1844, të titulluar Evëtar.

 

Duke qenë njëherësh edhe udhëheqës e veprimtar i shquar për qartesimin dhe fuqizimin e objektivave të lëvizjes kombëtare shqiptare, ai u shënjestrua dhe u helmua nga ata që ishin armiq realë të shqiptareve dhe të lëvizjes për zgjim kombëtar të tyre, duke u bërë kështu edhe dëshmori i parë i Rilindjes sonë Kombëtare. Ne shqiptarët, si një nga kombet dhe popujt më të vjetër të Ballkanit, u jemi mirënjohes përjetë të gjithë atyre që i kontribuan me çdo çmim formimit të Kombit tonë dhe krijimit të shtetit tonë të pavarur Kombëtar. Në të njëjtën kohë u jemi mirënjohes gjithashtu, popujve dhe kombeve, që mbështetën dhe përkrahën përpjekjet dhe sakrificat e mëdha të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, ku Rumania zë vend te veçantë.

 

Në këtë ditë të nderimit së bashku të veprës së patriotit dhe mendimtarit të madh Naum Veqilharxhi, dëshiroj të përshëndes Këshillin e Rrethit dhe  Bashkinë në Braila për mundësinë që krijuan për vendosjen e bustit të këtij shqiptari të madh dhe miku të rumunëve. Është ky një nderim edhe për kontributin dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen kombëtare rumune të vitit 1821. Me këtë pjesëmarrje dhe veprimtari, Veqilarxhi i kontribuoi urave të komunikimit dhe miqësisë mes dy popujve dhe kombeve tanë. Aktiviteti i tij përparimtar gjithashtu i mundësoi lidhjet me rrethet e iluministëve demokratë dhe atdhetarë të rajonit.  Kjo miqësi ka marrë sot një kuptim të veçantë në udhën tonë të integrimeve Euro-Atlantike. Mund të ketë qenë një rastësi, por një rastësi e bukur, që pikërisht po në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht, vendi im mori ftesën për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, në prill të viti 2008. Ju faleminderit!

Kryetari i Këshillit të Rrethit dhe dr. Xhelku Maksuti me funksionarë dhe nxënës të Brailës në manifestim
Kryetari i Këshillit të Rrethit dhe dr. Xhelku Maksuti me funksionarë dhe nxënës të Brailës në manifestim

Adhuruesit e Naumit në Brailë
Adhuruesit e Naumit në Brailë

Ambasadori Sami Shiba përshëndet ekspozitën kushtuar Naum Veqilharxhit
Ambasadori Sami Shiba përshëndet ekspozitën kushtuar Naum Veqilharxhit

Disa nga dashamirët e ekspozitës kushtuar Naum Veqilharxhit në Brailë
Disa nga dashamirët e ekspozitës kushtuar Naum Veqilharxhit në Brailë

Kujtime nga ekspozita kushtuar Naum Veqilharxhit
Kujtime nga ekspozita kushtuar Naum Veqilharxhit

Moment nga përurimi i Naum Veqilharxhit në Brailë
Moment nga përurimi i Naum Veqilharxhit në Brailë

Njeriu i parë i Brailës duke e mbajtur ekspozenë e tij
Njeriu i parë i Brailës duke e mbajtur ekspozenë e tij

Pamje nga manifestimi në Brailë
Pamje nga manifestimi në Brailë

Shqipëria dhe Rumania në Brailë
Shqipëria dhe Rumania në Brailë



(Vota: 46 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora