E premte, 29.03.2024, 05:22 AM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Mblidhni mendjen o shqiptar

E diele, 22.05.2011, 06:57 PM


Agim Gashi

 

MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTAR

 

Jam zgjua herët në mengjes

Pa fjetë fare gjumë n´sy pa shti,

I brengosur e i rraskapitur

Çka po ndodhë me Nënë Shqipëri.

 

Ja kam nisë e qaj me lotë

Tuj e puthë harten e Arbërisë,

Tue lutë të Madhin Zot

Me u ba në krah t´Shqipnisë.

 

As s’po qaj për sëmundjen time

As për nënën që se kam parë,

As s’po qaj për time bi

Por po qaj për çdo shqiptarë.

 

Po shof shumë e çka spo ndi

Më mire do të ishte të isha qorr,

Kush janë ata që djegun plang e shtëpi

Para botës na bënë hor!!!

 

Qohu Gjergj e ti Dedë Gjo Luli

Qohu Ismail e Qerqiz Topull,

Qohu o Isa Boletini

Ju përdhosin n´varre e flamur.

 

Qohuni Ju o Rilindas

Që u shkritë Ju për Arbëri,

Qohu Naim mbi male t´shqipes

Ta kanë bërë popullin bagëti.

 

Qohuni trima e trimresha

Që për Shqipëri Ju u bëtë dhe,

Se kob i zi po rra mbi sokolesha

Të na lënë edhe pa atdhe.

 

Po ju lus që shpirtrat e Juaj

T´fluturojnë mbi qiell shqiptarë,

Ta shpëtoni atdheun e Juaj

Se shqipëria s’ka të gjallë.

 

Armiqët tanë grabitqar

Po rrinë gati me sulmu,

Përsëri të na coptojnë

Me na tkurr e me na shkatrru.

 

Ja çka bëjnë sot politikanët

Mashtrojnë popullin e djegun dheun,

Për intersa vetanake

Që t´kenë mundësi me e vjedh mëmëdheun.

 

E sot fshatari e puëtori

Marrin bukën veresi,

E këta jetojnë në lukse të larta

Në kurriz t´nanës Shqipëri.

 

Populli im o i dashur popull

Lidhuni ju si vllau me vlla

S’ka leverdi për poste t´hiqëve

Njëri tjetrin me e vra.

 

Lerini inatet dhe urretjet

Që na i mbolli politka,

Në Shqipëri le të sundon hareja

E jo tmerri edhe frika.

 

Se Shqipëria ky i bukur vend

Ka nevoj për demokraci,

Jo për dhunë me „revolucione“

Me banda krimi e me mafi.

 

Mblidhuni e mblidhuni sa më parë

Lerni të keqe e leni mëni,

Lar mitingjeve e fjalëve të kqija

Kështu kërkon kjo Arbëri.

 

Skemi nevoj që ne t´përkrahim

Aleanca e dreq t´mallkuar,

Kemi nevoj për bashkim kombëtar

Si motra e vllëzër me jetuar.

 

Mblidhni mendjen o shqiptarë

S’kemi kohë për hasmëri

Ju në atdhe e boten mbarë,

Se na namë Nëna Arbëri.

 

E ua them unë plot me zemër

Më mire i gjallë me hy në dhe,

Se me të urrejtë e me të mallku

Shqipëri e dashur i shtrenjëti atdhe.

 

21.05.2011

Düren



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora