E premte, 29.03.2024, 02:06 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Hajdutët janë Socialistët

E diele, 22.05.2011, 06:58 PM


Letër

 

HAJDUTË JANË SOCIALISTËT

 

Nga Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 

Fort i nderuari zotni Arsen Arseni (në je emër apo pseudonim, e nuk po ta di as moshën as kulaifikimin, as prejardhjen?), por ti je në rrugën e drejtë të së vërtetës, i orientuar drejt në rrymën komëtare; kurse ky reagusi është gabim, i rrymës antikombëtare, Dr. Hysni Bytyçi, “Avokati i Zemnit”, të clin e kemi dashtë fort kur shkruante artikuj, polemika e letra kundër udhëheqjes jugosllave; por tash ia mori djali mendtë e kresë dhe u bë fare brutal dhe rrenacak!!

Ky farë avokati i Edi Ramës, as paska fe as atdhe! Ky avokat i djallit ka qenë edhe kundër strategut të pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugovës!!! Ky farë avokati që nuk di ta shkruaj shqipen, tenton të na mashtrojë me faktin se vetëm shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, dhe pastaj jashtë Kosovës: por ama paraprakisht është i përgënjeshtruar nga Fan Noli: Noli nga Greqia e nga Amerika na e mësonte gjuhën neve në atdhe! Dashamiri i gjuhës i merr fjalorët me vete edhe në skaj të botës, apojo?

Unë që po të shkruaj jam i lindur më 23.1.1937, i martuar, baba i 3 fëmijëve të rritur e të rreguluar, kam 11 mbesa e nipa, jetojmë në Prishtinë.

Syplastëve nuk jua mbush sytë e lëbyrur, si viçat e palëpirë, as Autostrada, që me të drejtë është quajtur Arterie gjaku e bashkimit kombëtar.

Pra, rryma kombëtare është ajo e orientimit kombëtar të dy burrave të mëdhenj: Dr. Rugova-Dr. Berisha, dhe rryma antkombëtare-tradhtare ajo e dy burrecave intrigantë Rama-Qosja, si dhe e lakejve të tyre të neveritshëm; kopila këta të cilët e dogjen Shqiprinë më 1997 dhe tash aktualisht u çartën dhe u tërbuan për ta marrë pushtetin me dhunë!!

 --------

 

HAJDUTI VJEDH HAJDUTIN

 

Nga Arsen Arseni

xturbox5@gmail.com

Iu pershendes te gjitheve dhe iu falenderoj qe jepni mendimin secili te veten por duhet te beni ate qe eshte e drejte dhe jo te fusni te gjithe ne nje thes. Dhe a e dini se per se, se merrni mbi vete nje detyrim i cili do te ishte barre ne ndergjegje. Si ka mundesi qe i ben
te gjithe njesoj ti ore djale, po si e ben baraz ti Edi Ramen me Sali Berishen, jo per militantizem, por Berisha ka bere aq per kete vend saqe ju nuk duhet te mbartni kete mllef ore vellezer e te fusni ne nje thes edhe kriminelet edhe heronjte. Beni dallimin ore te ururar, mesoni te beni dallimin. Shqiperine e dogji ne \97 ai qe sot fshihet pas Edi Rames dhe jo Sali Berisha, si e djeg njeriu shtepine e tij, po si ore njeri e ben kete corbe qe as derri nuk e ha. Sinqerisht nuk iu kuptoj. Une iu lexoj me kaq endje se ka njeriu se cfare meson nga shkrimet tuaja, por ama jo, kete here e ke prishur.

-------

 

Nga Dr. Hysni Bytyçi

dr.husniabitic@btinternet.com

 

Ti Arsen Arseni nuk merrë erë në realitet dhe mos tento të bëjsh analiz(ë) politike se po behesh qesharak!!!

Shtetin e ndërtuar ma së 45 vjet me shumë djers(ë) e vësshtër(ë)si, Sala i juaj e shkatërroi ne vitin 1997. në tërsi. Mos tëntoni me ia lënë kopilin dikujt tjetër para derës se ai është fryt i Salës(.)

Salih Berisha atë botë ishte kryetar shteti 9kjo ishte marrja me e madhe e Shqipëris(ë) në historin(ë) e saj), ai i kishte të gjitha forcat e policisë dhe ushttris(ë) në duar të veta. Sala nuk besoj tek forcat e shtetit por tentoi t(‘)i armatos(ë) militantët e PD dhe erdhi deri te shatërrimi.total. Pra mos tenton zotëri me ia lënë kopilin para derës tjetr kujt së ai është frytë i Berishës dhe e bafshit me shendet.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora