E premte, 29.03.2024, 08:24 AM (GMT)

Kulturë

Zenun Gjocaj: Shkrime publicistike që trajtojnë çështje të ndryshme aktuale të Kosovës së pavarur

E diele, 22.05.2011, 06:57 PM


Recension

 

Shkrime publicistike që trajtojnë çështje të ndryshme aktuale të Kosovës së pavarur

 

Hilmi Saraçi: “Kosova në rrjedhat e shtetndërtimit “- Prishtinë ,  2011

 

Nga Dr. Zenun Gjocaj

 

Shkrimtari, i 12 veprave të zhanreve të ndryshme, gazetari dhe publicisti Hilmi Saraçi, doli edhe me një vepër (të dytë) shkrimesh publicistike me titull “ Kosova në rrjedhat e shtetndërtimit”, ku janë të përfshira disa nga shkrimet me karakter publicistik që trajtojnë çështje të ndryshme aktuale të Kosovës së pavarur. Janë shkrime për çështje të domosdoshme të karakterit politik e institucional e shtetëror, që duhet ndërrmarrë masa të ngutshme.

Vepra ka shkrime të karakterit përtej ditor që kalojnë caqet e informacionit të zakonshëm informativ dhe trajtojnë tema të karakterit të diskutueshëm analitik, duke dhënë mendimin e kontributin e vet për çështje aktuale politiko-shoqërore, institucionale e kulturore, që kombëtarisht e ndërkombëtarisht, duan zgjidhje të drejta e të domosdoshme për  funksionimin e mirëfilltë të Kosovës së pavarur, së paku për formimin e një opinioni të drejtë për çështje të caktuara të politikës e shtetësisë aktuale. Aty prekën çështjet thelbësore, pa të cilat nuk ka zhvillim normal të shtetësisë kosovare..

 

Çashtje aktuale të karakterit politik

 

Me këto shkrime publicistike, autori merret me çështje aktuale të karakterit politik, ekonomik e kulturor të Kosovës së re, duke u munduar të jape kontribut në zgjidhjen e çështjeve me rendësi jo vetëm politike, mbi baza të së drejtës kombëtare e më gjerë, siç është çështja e veriut të Kosovës, shtimi dhe kristalizimi i kompetencave shtetërore në planin kombëtar e ndërkombëtar, duke ngritur probleme të domosdoshme e shpesh të diskutueshme për (mos)angazhimin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës, sidomos në shtimin e kompetencave shtetërore, institucionale e politike në mbarë territorin e shtetit të Kosovës,, sidomos të anës veriore të saj, por edhe tema të tjera madhore për shtetndërtimin e Kosovës. Pos tjerash, autori përpiqet të japë zgjidhje të drejta, fakte e vlerësime vetjake, në bazë të realitetit objektiv, që synon formimin e opinionit normal. me qëllim të ndihmës së ndërtimit të shtetit të mirëfilltë në baza të shëndosha,

 

Përpjekja për zgjedhjen e problemeve kyçe të Kosovës

 

Dihet se funksioni bazë i publicistikës është formimi i opinionit të përgjithshëm shoqëror, juridik dhe institucional të një shteti. Me të drejtë, autori ka guximin t’i vë në spikamë edhe plogështitë e disa liderëve partiakë e shtetërorë, veprimtarëve që u mungon vullneti, guximi, ndjenja patriotike, humanizmi për zgjedhjen e problemeve kyçe të Kosovës së lirë në kornizat e mundësive kombëtare e ndërkombëtare, bashkëpunimi i institituteve tona me Bashkësinë Ndërkombëtare në suazat e kompetencave ligjore. Në këtë kontekst, autori nuk nguron t’i kritikojë, qoftë institucionet kombëtare (parlamentin, institucionet, qeverinë, partitë), qoftë ato ndërkombëtare, si:UNMIK-un, EULEX-in, dhe ICO-n.

Artikujt  prekin edhe dobësitë e disa partive, mosdalja e serbëve në zgjedhje dhe mënyra e zgjidhjes së këtij problemi. Në një shkrim tjetër, ai kërkon kujdes të shtuar ndaj krimit  dhe korrupcionit të organizuar, që e pengojnë zhvillimin normal të shtetësisë. Në veçanti e trajton çështjen e Kosovës në rrjedhat e BE-së, si kristalizimin e kompetencave kombëtare-shtetërore në raport me instancat gjegjëse ndërkombëtare. Sipas tij, me të drejtë, mjaft kemi qenë tolerantë, sa i përket sjelljes joparimore politike e institucionale të minoritetit serb, sidomos rreth veprimtarisë destruktive të Beogradit në territor të Kosovës, që përpiqet të krijojë situatë konfliktuoze, sidomos në veri të Kosovës. Në këtë kontekst, autori merr guximin t’ia tërheq vërejtjen edhe KFOR-it, UNMIK-ut, ICO-s dhe strukturave politike e institucionale të Kosovës.

 

Tema të domosdoshme që kërkojnë zgjidhje të drejta

 

Përgjithësisht, vepra prekë tema të ndryshme aktuale të domosdoshme që duan zgjidhje të drejta, logjike, parimore e konstruktive, siç janë: kritika ndaj mungesës së strategjisë qeveritare së Kosovës për veriun e saj, mungesa e koordinimit dhe nisjativat e vonuara për shuarjen e institucioneve paralele e programeve politike në Kosovë (dy sisteme paralele të qeverisjes lokale: serbe e shqiptare, dy universitete me programe të veçanta arsimore, dy programe arsimore serbe e shqiptare, dy sisteme institucionale (shqiptare në zonat e veta dhe serbe në enklava, etj.)

Në këtë kontekst, sipas autorit, kërkohet riformatizimi politik dhe institucional, politik, kushtetues, shtetëror e diplomatik, si dhe korrigjimi i tyre në kufinjt e së mundshmes ndërkombëtare. Çështjen e kompetencave vendore e ndërkombëtare në disa zgjidhje të çështjeve vitale për Kosovën..

 

Kritikë parimore rreth debateve parlamentare e qeveritare

 

Pos këtyre, herë në mënyrë parimore, here në mënyrë kritike autori trajton edhe çështje të brendshme institucionale, si çështjen e debateve parlamentare, qeveritare, partiake e zgjedhore, paqartësitë ligjore, që po shkaktojnë huti e parregullsi në zbatueshmërinë e sistemit zgjedhor, si pasojë edhe në zhvillimin e mirëvajtjes qeveritare-shtetërore. Aty preket edhe efekti dhe pasojat e privatizimit, ngecja e prodhimtarisë, punësimit, shtërpësia e gjykatave, mosregjistrimi i populates serbe (në veri ) etj.

Hilmi Saraçi edhe në këtë vepër publicistikash e ka shprehur individualitetin e vet krijues, temperamentin dhe aftësinë e të nuhaturit të çështjeve problematike që po e ngadalësojnë zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë kosovare. Shkrimet publicistike këtu synojnë hapjen e zgjerimin e opinioneve drejt zgjidhjes së mirëfilltë të çështjeve të ngutshme aktuale dhe të domosdoshme për zhvillimin normal të shtetësisë së Kosovës. Individualiteti i tij bie në sy në konceptimin e çështjeve, synimeve e qëllimeve për t’i përfillur argumentimet bindëse më thelbësore, tipike përgjithësuese, të domosdoshme për funksionimin e ideve jetësore  me rendësi aktuale jo vetëm shoqërore për shtetësinë e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora