E marte, 23.04.2024, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Të lumtë na qi jemi azganë

E diele, 22.05.2011, 07:57 PM


Parodi humoristike rapsodike:

 

TË LUMTË  NA QI JEMI AZGANË

 

Oh, more , t’ lumtë na , t’ lumtë...

O, t’ lumtë na , t’ lumtë , more vllazën qi jemi azganë ,

O, hak e dimë , hej, tutën taman !

O, be po bajnë , more vllazën , krejt mileti –

Ish kanë dalë tuta prej xheneti !

O, kur po ungjen , haj, trimat n’ sini –

Me bukë t’ bardhë kur po bajnë me u ngi ,

Oh, kafe e çaja sa po dojnë me pi ,

Mish të pjekun , meze e raki ,

O, atëherë nisin , o, me shitë trimni –

Na i trishtojnë , o, me gra , me thmi !

O, e çon kryet bash si qeni n’ theken –

Vllavit t’ vet tue ja ba të keqën !

Oh, tuj rreh gjyks e tuj shitë lavdi –

E qet plisin përmi njanin sy !

O, s’ din qi ka kërkun Zot mi kry’ –

Retë e zeza po don me i përbi !

O, dredh mustaqet prej veshit në vesh –

Shumë marrina , o , po i dalin n’ shesh !

O, lavd e rrena , besa, çka s’ ke ndi –

Nisë me pre, besa, nisë me gri !...

O, nisë me vra e me ba kërdi –

Nuk ka kush xhenazet n’ dhe me i shti !...

O, nuk ka kush që t’ i  del përpara –

As në shkolla, medet, as në ara !...

O, s’ gjindet kund hiq shoqi i tij –

Për trimni , as për dituni !...

O, si kulshedër , besa, përmbi shokë –

S’ mund t’ ia qet kush shpinën për tokë !

Oh, nuk ka forcë qi mund e frikëson –

Plumbi i pushkës , tybe, s’ mun e shpon !

O, me ardhë puna, vllazën, me e sprovue –

Lypë ilaçe vet diqysh me pshtue !

O, s’ ia ndien zanin kërkush për të gjallë –

Kurrë s’ mund del trimi ballë për ballë !

Oh, sa për shpirt e mendje që i ka –

Nuk kish lanë kurrgja keq pa ba !

O, jo me t’ huejin , besa, veç me vëlla –

Zi e terr , o, në këtë dynja !...

Oh, por nji gja , ai, shumë mirë e din –

Se veç tuta , t’ shkretin , e bjen n’ dinë !

Oh, mos t’ ish kanë tuta e këtij mileti –

O, s’ kish ditë kush –o, oh, qysh asht xheneti !

 

Gjilan, më 1992.                 Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora