Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Pushka e Tahir Mehës hapi shtegun e lirisë

| E diele, 22.05.2011, 07:56 PM |


Tahir Meha 10.10.1943-13.05.1981
Tahir Meha 10.10.1943-13.05.1981
Kadri Mani

 

PUSHKA E TAHIR MEHËS HAPI SHTEGUN E LIRISË

 

O tek-o lenë dielli e praron Hana

Tahir Mehë-o ma nuk-o ban nana!

 

Kanë ardh bajlozët-o bijtë e shkinisë

Po ja rrethojnë-o oborrin e shtëpisë!

 

O një kjo kullë-o bre e miqasisë

O do të bahet-o bre varr i Serbisë!

 

O lufton-o Tahiri burrë-o i karizmës

Nga Panteoni dëshmuar i shqiptarizmës!

 

O kurrë në jetë-o s’kemi qenë skllavë

O aq më pak-o të pushteti-o jugosllav!

 

O jemë të familjes së lëvizjes kaçake

O nuk i dorëzohemi-o Serbisë ahmake!

 

Mbrojtje Kombëtare t’Kosovës-Sanxhakut

O nuk e shkelë dot-o ma kambë-o e shjaut!

 

Ushtrinë e kreu-o në Mal-o të Zi-e

O dhe u shqua-o fort në shenjtari-e

 

O ditë e lume-o qe ajo kur leu

O luftëtar-o bash sikur Akileu!

 

Babë Nebihi ushtar i Saban Palluzhës

Edhe i biri Tahiri shkoi rrugës së kauzës!

 

U bë tmerr për kolonistët serbë te Prekazi

O po fluturonte-o mbi flatrat e një pegazi!

 

Si n’epikën e perso­nazheve t’Lahutës Malcisë

O vëllai ynë i Prekazit-o dhe fatlumi i Shqiprisë!

 

O hallall i qoftë qumshti e hallall i qoftë buka

O trim si Ahmet Delia-o bre dhe si oso Kuka!

 

O ma nuk njoh pushtet të Ju­go­sllavisë horra

Ma mirë një ditë sokola se sa nji­qind vjet sorra!

 

O për ta mbrojtë-o pragun e shtëpisë-e

O kaloi kaçak-o kudër Jugosllavisë-e!

 

Kanga e studentë­ve e nxori nga bira e minit

O dhe tashti e ka renin kanga e tij prej trimit!

 

Jam n’shtëpinë time e këtu mund t’më gjeni

Edhe le të më provojë-o i lemi edhe i blemi!

 

Krejt pasunija ime âsht  n’grykë të pushkës

Oborri shtruar gëzhojash edhe tru të arushës!

 

S’kam besim t’i dorëzohem policisë Serbisë

Kam nderin që ta mbrojë pragun e shtëpisë!

 

O hallall qumshti nënës-o more djalë

O sa herë qet-o po i godet-o në ballë!

 

O të mos-o  tentojë të hyjë-o bir insani

O për këtë Luftë ka me ndi dhe Vashingtoni!

Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, tërheqet te dera

Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha!

 

Kjo Luftë po vërtetonte popullit se Shtëpia ka orë

vetëm se duhet venë vetes detyrë sa të punojë dorë!

 

Flitet argumentohet për 27 të vrarë e 45 të plagosur

E për heroin Tahir Meha një shenjëtar-o i përsosur!

 

Legjenda e Kombit, Tahir Meha, shpejtoi në çarje

Të çajë rrethimin me trastën 750 fishekë në ngarje!

 

Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin

Oborri i Kullës ishte plot kufoma, plotësoi betimin!

 

Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, në dy breza

Brezi i tretë, Mihria, me plagë, të rrëfejë ndërbreza!

 

13 maji 1981, debakli skëterrë i jugosllavizmit barbar

Dhe fitore e irre­dentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar!

 

Të vulosur me gry­kën e push­kës së Tahir Mehës heroit

Për turpin e ushtrisë e të policisë Franjo Herleviç horrit!

 

Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës me gjithë alemin

Edhe Shaban Jashari me djemtë Hamzën dhe Ademin!

 

Këto legjenda të kombit shqiptar betohen i dolën hakut

Luftën që nisët ju ta vazhdo­jnë deri në fundin e gjakut!

 

Heroi i kombit, Tahir Meha me rezistencën dhe me luftën mbi­he­roike e theu, njëherë e përgjithmonë, mitin e pathyeshmërisë së ma­ki­nerisë pushtuese serbo-jugosllave në tokat shqiptare, të mbjellë me dhunë gjenocidiale të pandërprerë prej pushimit të pushkës së Ibrahim Lutfiut, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqi­p­tare, më 15 janar 1951. Tahir Meha i tregoi rinisë shqip­tare dhe popu­llit se Lufta e armatosur, jo demonstratat me duarthatë, është rru­ga e Li­risë. Se albanofobia sllave e kupton vetëm gjuhën e pushkës.

Lufta e Tahir Mehës do të bëhet ushqim shpirtëror për të burgo­surit e “Pranverës Shqiptare ’81” për të përballuar dhunën çnjerë­zore në kazamatet e Jugosllavisë. Kjo luftë ktheu besimin në masat e gjera, se populli lindë, rritë, e ka në gjirin e vetë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre, si mbi perëndinë, ndaj edhe rapsodi saktësoi: “Tahir Meha në t’dytin kat,/ Po lifton me Beligrad”. 

Vërtet, e ardhmja vërtetoi se Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë së Kosovës e të kombit shqiptar. Përcaktimi për vdekje  heroike i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, më 1984, i Fahri Fazliut e i Afrim Zhitisë, më 1989, ishte frymëzim i prekshëm i heroizmit të Tahir Mehës. Dhe, vendosmëria e Besim Latifit (1968) dhe e Skënder Manollit (1957) të Pollatës së Llapit, për të kthyer shtëpitë në fortifikatë kundër milicisë speciale të Jugosllavisë, më 13 shtator 1990, pa marrë parasysh çmimin, ishte vetëpërcaktim për sakrificë tahirmehote.

Së fundi, përcaktimi i Tahir e Nebih Mehës dhe i Besim Latifit e Skënder Manollit, për sakrificë pa çmim për dinjitet shqiptari dhe rënia heroike e tyre, ishte përvojë e përjetuar e Adem e Hamëz Jasharit, legjenda mbi legjendat njerëzore të UÇK-së. Ushtar i orëve të para të Adem Jasharit, vetë siluetë e Tahirit, ishte i vëllai, pesë vjet më i madh, i dënuar politik i Lagjes së veprimtarëve të “Pranverës Shqip­tare ’81”, dëshmori Beqir Nebih Meha, i rënë heroikisht, më 25 mars 1999, në krye të njësitit të UÇK-së.

Dhe, sa më shumë që po na sprovon koha, në Kosovë dhe rreth e rrotull në tokat shqiptare, në këtë fill të Lirisë sonë të nëpërkëmbur ndërkombëtarisht për interesa të pushtuesve historik të vendeve shqiptare, aq më i madh po rritet Tahir Meha, aq më frymëzuese po bëhet Pushka e Tij habertare - për bashkimin dhe për Lirinë e kombit shqiptar.

Këshilli Organizues për Shënimin e 20-vjetorit Pranvera Shqi­p­tare ’81”, në Njëzetvjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehajt, pranë rrënojave të Kullës, vendosi pllakën përkujtimore me mesazh historik: “Kullën stërgjyshore e kthyen në varr të pushtuesit jugosllav. Ndezën flakën e Luftës Çlirimtare të “Pranverës Shqiptare ‘81” të kurorëzuar me fitoren e UÇK-së”[1].

 

Tahir Meha

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Tahir Meha (10 tetor 1943  Prekaz/Drenicë - 13 maj 1981) aktivist politik, kundërshtarë i regjimit nga Kosova.

Tahiri vjen nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur përkullën e Mehajve, e të atit Nebihut.

Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb. Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"[1]

Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombë­ta­re Ka­ça­ke të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta ndero­nte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqi­përisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebi­hut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Pa­llu­zhësdhe në Luf­tën e Tahir Mehës.

 

Bedri Tahiri: 30- vjetori i r?nies heroike t? Nebih e Tahir Meh?s
E Premte, 13-05-2011, 08:00pm (GMT+1)

P?rvjetor: 30- vjetori i r?nies heroike t? Nebih e Tahir Meh?s

 

AMANTI I BREZAVE

 

Nga Bedri TAHIRI

 

Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!

Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!

Të nderuar të pranishëm!

Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për l?vdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta.

T? till? jan? edhe trimat e Prekazit, t? cil?t m? se nj? shekull i thur?n himne lavdis? komb?tare. E filluan m? 1912, kur Ahmet Delia e Ram? Islami, me t? bijt?, ua skuqen ballin cerberve karpatian?, e vazhduan me Hashim Lushtakun e Sheshivar Kodr?n dhe e kuror?zuan me Adem Jasharin, duke sjellur k?t? Dit? t? Bardh?.

N? mesin e tyre lart?sohet si vigan i pap?rkulur edhe Tahir Meha. Tahir Meha u lind m? 10 tetor 1943 n? Prekaz. Ai nuk e pati t? v?shtir? t? orientohej n? rrug?n e mbar?sis?. Atdashurin? e gjeti k?mb?kryq n? od?n e tij me nam e me tradit?. Gjyshi, Emin Lati, ishte bashk?luft?tari m? i ngusht? i kryetrimit Azem Galica q? ia p?rkujtonte nipit se “bes? me shka nuk ka”. Edhe i ati, Nebihu, nj? luft?tar i dalluar i Shaban Palluzh?s ngjallte tek i biri ndjenj?n e atdhetaris? dhe urrejtjen ndaj shkel?sve t? pabes?.

F?mij?ria dhe rinia tij ishin t? ngjashme me at? t? moshatar?ve, e r?nd?, e v?shtir? e p?rplote trazira. P?rjetoi e ç’nuk p?rjetoi q? nga koha e “tepric?s”, siç thuhej at?bot?, kur vet? nuk kishte buk? p?r t’u ngir?. M? 1951 xhaxhai i tij, Mehmeti, burgoset p?r veprimtari antijugosllave e m? 1959 burgoset edhe i v?llai, Beqiri, i cili dy vjet i vuajti n? Goli- Otok. Kulla e tij bartte shum? amanete, por vet?m nj? dashuri, at? p?r arm?n çlirimtare.”Ai q? ?sht? burr? arm?t nuk i korit dhe s’ia dor?zon p?r t? gjall? armikut”- thoshte trimi vazhdimisht. As n? sh?rbimin ushtarak, n? Gollubovc t? Malit t? Zi e n? Tuz?ll t? Bosnjes, nuk e kaloi  pa telashe, por mjeshtria n? p?rdorimin e arm?ve i sh?rbeu m? von?.  Si m?rgimtar n? Slloveni, n? Maqedoni, n? Mal t? Zi dhe n? Austri p?rjetoi mallin dhe nostalgjin? p?r atdheun e p?rvuajtur.

N? gjysm?n e vitit 1979 Tahiri nisi konfliktin me milicin? titiste.  K?shtu, p?r nj? koh? u detyrua t? kaloi n? ilegalitet. Dhe, pas gjasht? muajsh hetimesh, Gjykata e Qarkut t? Mitrovic?s, me urdh?r t? UDB-s? e d?noi me nj? vit burg, duke e l?n? t? lir? deri n? fuqizimin e l?nd?s.

      Erdhi edhe viti 1980. Trimi mundohej t? ruhej, por e p?rcillnin  dhe p?rpiqeshin ta arrestonin. Ftes?s p?r burg nuk iu p?rgjigj. M? 28 prill t? atij viti zbriti n? Sk?nderaj. Kukudhat e kishin nuhatur dhe iu vun? pas. N? vet?mbrojtje edhe plagoset n? k?mb?n e djatht?. Nj? koh? b?ri konaqe n?p?r shok? e miq. Jeta ilegale ishte jet? e v?shtir? dhe me rreziqe p?r ata q? e mbanin, andaj u kthye n? kull?n e vet.”Bablok, erdha n? sht?pi, ngase nuk dua q? nes?r t? thon? se Tahir Meha ia fiku der?n filanit, sepse kur t? luftoj? un? do t? shkruajn? gazetat”.- i tha t? atit. Edhe ai q? k?naqur me at?vendim dhe u betua se kurr? nuk do ta linte vet?m.

      Kur agoi Pranvera studentore ’81 trimi i Prekazit u g?zua aq shum? sa fill u vu n? ball? t? atyre organizimeve. Gjat? diferencimeve ogurzeza, bab? Nebihu u tha atyre q? u kishte marr? koka er?: “Nuk i gjykoj demonstratat, sepse at?her? e gjykoj edhe Tahirin tim. Student?t dhe populli po i shprehin p?rpjekjet tona p?r liri e un? jam deri n? vdekje me popullin tim”. Ai tregoi guxim t? pashoq edhe kur z.komandantit t? stacionit t? milicis? n? Sk?nderaj, Cvetko Radojçiqit, i kishte th?n? n? sy: ”Tahiri nuk ?sht? djal? q? dor?zohet e as un? nuk jam bab? q? i them t? dor?zohet”.

     Dit?t ecnin e trimi nuk ndalej n? rrug?n e atdhetarizm?s. Agoi edhe 13 maji 1981. Mot me shi. N? kull?n dykat?she bab? e bir kuvendonin p?r hallet e jet?s pa  ditur se hijenat tin?zare nat?n pa h?n? kishin v?n? kurthe e leqe p?r t’i z?n? t? gjall?. Dhe, lajm?tar?t e nd?rmjet?sit k?rkuan dor?zimin. Trimat dhan? betimin p?r t? q?ndruar. Kris?n edhe pushk?t e para. Kukulelet tmerruan malin. N? katin e par? bab? Nebihu dhe f?mij?t, n? katin e dyt? Tahir trimi dhe k?nga. Lufta vazhdonte bashk? me k?ng?n “Ah, Kosov? mos thuaj mbarova”. Fishek?t duhej kursyer. Q?llonte rrall? e p?r mall. Dhe, asnj? plumb nuk i huqte. I q?ndiste n? lule t? ballit. Livadhi posht? mbushej me t? vrar? e t? plagosur. Udh?heq?si i Nj?sis? Speciale, Franc Kosi, shkulte flok?t me rr?nj?.

   Dielli kishte harruar rrug?n. N? t? errur, nj? tank zingjiror, u sul drejt kull?s se paepur. Ajo zu t? shembej. Sal?n tet?muajshe n? djep e shp?toi trari gjysm? i djegur. Vajza tjet?r, Mihria, e lidhte plag?n vet?. Bab? Nebihun e kishte marr? p?rjet?sia. Pas 18 or?sh heroizmi e q?ndrese, dragoi fluturoi mbi tank dhe çau rrethin e par?. Sakaq, kur po i afrohej malit, reflektori i helikopterit e zbuloi. Nj? bresh?ri plumbash t? mitralozit t? r?nd? u l?shua mbi t?. Vrushkujt e gjakut ujit?n lul?kuqet e liris?. N?nt? plag?t e Gjergj Elez Alis? stolisen shtatin e pavdek?sis?…

     E nes?rmja lindi ndryshe. Historis? son? iu shtua edhe nj? faqe e ndritur e shkruar me gjak lirie. Katilat ishin thyer keq. Sk?rmat e Pejanoviq?ve, Sharonoviq?ve, Tubiq?ve, Joviq?ve, Stepanoviq?ve, Boshkoviq?ve e shum? t? tjer?ve kishin tmerruar krer?t e Beogradit. Festa e tyre ishte kthyer n? zi.

     Megjithat?, frika nuk kishte kaluar ende. Prekazi duhej mbajtur i rrethuar e kulla duhej ruajtur. T? af?rmit e tyre u burgos?n e varrimi duhej t? b?hej n? heshtje. Por, jo, disa e kishin mundur frik?n dhe erdh?n. Erdhi edhe bac? Shaban Jashari me dy djemt? syptrembur: Hamz?n e Ademin. “Pusho i qet?, o v?lla, se pushk?n t?nde s’do ta l?m? t? pushoj? deri n? fitor?n p?rfundimtare”,- u betuan  ata n? besa- bes?. Dhe, e mbajt?n fjal?n. Dhe, n? gjakun e tyre mbiu LIRIA!

      Pushka q? theu mitin e pathyeshm?ris? se  ish- Jugosllavis? dhe q? mori hak p?r lul?kuqet e Pranver?s ’81, qe pushka e Tahir Meh?s. Ajo paralajm?roi lindjen e nj? epok? t? re, epok?s s? art? t? Ushtris? Çlirimtare t? Kosov?s. Amanetin e tij e çoi n? vend edhe i v?llai, Beqiri,  i cili ra heroikisht n? Altarin e Liris?, m? 25 mars 1999, n? Qubrel.

Lavdi p?r jet? e mot Nebih e Tahir Meh?s dhe gjith? D?shmor?ve t? Kombit!

 

Prekaz, 13 maj 2011    

 

(Kumtes? e lexuar n? Tubimin      P?rkujtimir    n? Prekaz m? 13 maj 2011)

 



            [1] Më 13 maj 2001 në orën 12-14, në Prekaz u mbajt një tubim gjithëpopullor me rastin e ngritjes së Monumentit përkujtimor pranë rrënojave të Kullës. Në këtë tubim mu dha fjala për një përshëndetje të shkurtër. Nga ora 18 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt Akademi përkujtimore në 20-Vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës.  E pata referatin kryesor. E lexova një variante të shkurtër të këtij shkrimi.  Këtë shkrim të plotë e marrim nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006, fq. 185-194.