Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Pushka e Tahir Mehës hapi shtegun e lirisë
E diele, 22.05.2011, 06:56 PM
Kadri Mani
Tahir Meha 10.10.1943-13.05.1981
PUSHKA E TAHIR MEHËS HAPI SHTEGUN E LIRISË
O tek-o lenë dielli e praron Hana
Tahir Mehë-o ma nuk-o ban nana!
Kanë ardh bajlozët-o bijtë e shkinisë
Po ja rrethojnë-o oborrin e shtëpisë!
O një kjo kullë-o bre e miqasisë
O do të bahet-o bre varr i Serbisë!
O lufton-o Tahiri burrë-o i karizmës
Nga Panteoni dëshmuar i shqiptarizmës!
O kurrë në jetë-o s’kemi qenë skllavë
O aq më pak-o të pushteti-o jugosllav!
O jemë të familjes së lëvizjes kaçake
O nuk i dorëzohemi-o Serbisë ahmake!
Mbrojtje Kombëtare t’Kosovës-Sanxhakut
O nuk e shkelë dot-o ma kambë-o e shjaut!
Ushtrinë e kreu-o në Mal-o të Zi-e
O dhe u shqua-o fort në shenjtari-e
O ditë e lume-o qe ajo kur leu
O luftëtar-o bash sikur Akileu!
Babë Nebihi ushtar i Saban Palluzhës
Edhe i biri Tahiri shkoi rrugës së kauzës!
U bë tmerr për kolonistët serbë te Prekazi
O po fluturonte-o mbi flatrat e një pegazi!
Si n’epikën e personazheve t’Lahutës Malcisë
O vëllai ynë i Prekazit-o dhe fatlumi i Shqiprisë!
O hallall i qoftë qumshti e hallall i qoftë buka
O trim si Ahmet Delia-o bre dhe si oso Kuka!
O ma nuk njoh pushtet të Jugosllavisë horra
Ma mirë një ditë sokola se sa njiqind vjet sorra!
O për ta mbrojtë-o pragun e shtëpisë-e
O kaloi kaçak-o kudër Jugosllavisë-e!
Kanga e studentëve e nxori nga bira e minit
O dhe tashti e ka renin kanga e tij prej trimit!
Jam n’shtëpinë time e këtu mund t’më gjeni
Edhe le të më provojë-o i lemi edhe i blemi!
Krejt pasunija ime âsht n’grykë të pushkës
Oborri shtruar gëzhojash edhe tru të arushës!
S’kam besim t’i dorëzohem policisë Serbisë
Kam nderin që ta mbrojë pragun e shtëpisë!
O hallall qumshti nënës-o more djalë
O sa herë qet-o po i godet-o në ballë!
O të mos-o tentojë të hyjë-o bir insani
O për këtë Luftë ka me ndi dhe Vashingtoni!
Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, tërheqet te dera
Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha!
Kjo Luftë po vërtetonte popullit se Shtëpia ka orë
vetëm se duhet venë vetes detyrë sa të punojë dorë!
Flitet argumentohet për 27 të vrarë e 45 të plagosur
E për heroin Tahir Meha një shenjëtar-o i përsosur!
Legjenda e Kombit, Tahir Meha, shpejtoi në çarje
Të çajë rrethimin me trastën 750 fishekë në ngarje!
Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin
Oborri i Kullës ishte plot kufoma, plotësoi betimin!
Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, në dy breza
Brezi i tretë, Mihria, me plagë, të rrëfejë ndërbreza!
13 maji 1981, debakli skëterrë i jugosllavizmit barbar
Dhe fitore e irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar!
Të vulosur me grykën e pushkës së Tahir Mehës heroit
Për turpin e ushtrisë e të policisë Franjo Herleviç horrit!
Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës me gjithë alemin
Edhe Shaban Jashari me djemtë Hamzën dhe Ademin!
Këto legjenda të kombit shqiptar betohen i dolën hakut
Luftën që nisët ju ta vazhdojnë deri në fundin e gjakut!
Heroi i kombit, Tahir Meha me rezistencën dhe me luftën mbiheroike e theu, njëherë e përgjithmonë, mitin e pathyeshmërisë së makinerisë pushtuese serbo-jugosllave në tokat shqiptare, të mbjellë me dhunë gjenocidiale të pandërprerë prej pushimit të pushkës së Ibrahim Lutfiut, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare, më 15 janar 1951. Tahir Meha i tregoi rinisë shqiptare dhe popullit se Lufta e armatosur, jo demonstratat me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se albanofobia sllave e kupton vetëm gjuhën e pushkës.
Lufta e Tahir Mehës do të bëhet ushqim shpirtëror për të burgosurit e “Pranverës Shqiptare ’81” për të përballuar dhunën çnjerëzore në kazamatet e Jugosllavisë. Kjo luftë ktheu besimin në masat e gjera, se populli lindë, rritë, e ka në gjirin e vetë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre, si mbi perëndinë, ndaj edhe rapsodi saktësoi: “Tahir Meha në t’dytin kat,/ Po lifton me Beligrad”.
Vërtet, e ardhmja vërtetoi se Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë së Kosovës e të kombit shqiptar. Përcaktimi për vdekje heroike i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, më 1984, i Fahri Fazliut e i Afrim Zhitisë, më 1989, ishte frymëzim i prekshëm i heroizmit të Tahir Mehës. Dhe, vendosmëria e Besim Latifit (1968) dhe e Skënder Manollit (1957) të Pollatës së Llapit, për të kthyer shtëpitë në fortifikatë kundër milicisë speciale të Jugosllavisë, më 13 shtator 1990, pa marrë parasysh çmimin, ishte vetëpërcaktim për sakrificë tahirmehote.
Së fundi, përcaktimi i Tahir e Nebih Mehës dhe i Besim Latifit e Skënder Manollit, për sakrificë pa çmim për dinjitet shqiptari dhe rënia heroike e tyre, ishte përvojë e përjetuar e Adem e Hamëz Jasharit, legjenda mbi legjendat njerëzore të UÇK-së. Ushtar i orëve të para të Adem Jasharit, vetë siluetë e Tahirit, ishte i vëllai, pesë vjet më i madh, i dënuar politik i Lagjes së veprimtarëve të “Pranverës Shqiptare ’81”, dëshmori Beqir Nebih Meha, i rënë heroikisht, më 25 mars 1999, në krye të njësitit të UÇK-së.
Dhe, sa më shumë që po na sprovon koha, në Kosovë dhe rreth e rrotull në tokat shqiptare, në këtë fill të Lirisë sonë të nëpërkëmbur ndërkombëtarisht për interesa të pushtuesve historik të vendeve shqiptare, aq më i madh po rritet Tahir Meha, aq më frymëzuese po bëhet Pushka e Tij habertare - për bashkimin dhe për Lirinë e kombit shqiptar.
Këshilli Organizues për Shënimin e 20-vjetorit “Pranvera Shqiptare ’81”, në Njëzetvjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehajt, pranë rrënojave të Kullës, vendosi pllakën përkujtimore me mesazh historik: “Kullën stërgjyshore e kthyen në varr të pushtuesit jugosllav. Ndezën flakën e Luftës Çlirimtare të “Pranverës Shqiptare ‘81” të kurorëzuar me fitoren e UÇK-së”[1].
Tahir Meha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tahir Meha (10 tetor 1943 në Prekaz/Drenicë - 13 maj 1981) aktivist politik, kundërshtarë i regjimit nga Kosova.
Tahiri vjen nga një familje e aktivistëve që kishin ndikim edhe jashtë rrethit ku banonin. Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur përkullën e Mehajve, e të atit Nebihut.
Tahiri i është kundërvënë edhe me forcë sistemit pushtues jugosllav dhe më 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie, vritet nga forcat policore jugosllave. Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb. Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë "Burri i dheut"[1]
Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Nga bashkëluftëtaret shihej si burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta nderonte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhësdhe në Luftën e Tahir Mehës.
Bedri Tahiri: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs
E Premte, 13-05-2011, 08:00pm (GMT+1)
Pёrvjetor: 30- vjetori i rёnies heroike tё Nebih e Tahir Mehёs
AMANTI I BREZAVE
Nga Bedri TAHIRI
Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!
Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!
Të nderuar të pranishëm!
Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lёvdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta.
Tё tillё janё edhe trimat e Prekazit, tё cilёt mё se njё shekull i thurёn himne lavdisё kombёtare. E filluan mё 1912, kur Ahmet Delia e Ramё Islami, me tё bijtё, ua skuqen ballin cerberve karpatianё, e vazhduan me Hashim Lushtakun e Sheshivar Kodrёn dhe e kurorёzuan me Adem Jasharin, duke sjellur kёtё Ditё tё Bardhё.
Nё mesin e tyre lartёsohet si vigan i papёrkulur edhe Tahir Meha. Tahir Meha u lind mё 10 tetor 1943 nё Prekaz. Ai nuk e pati tё vёshtirё tё orientohej nё rrugёn e mbarёsisё. Atdashurinё e gjeti kёmbёkryq nё odёn e tij me nam e me traditё. Gjyshi, Emin Lati, ishte bashkёluftёtari mё i ngushtё i kryetrimit Azem Galica qё ia pёrkujtonte nipit se “besё me shka nuk ka”. Edhe i ati, Nebihu, njё luftёtar i dalluar i Shaban Palluzhёs ngjallte tek i biri ndjenjёn e atdhetarisё dhe urrejtjen ndaj shkelёsve tё pabesё.
Fёmijёria dhe rinia tij ishin tё ngjashme me atё tё moshatarёve, e rёndё, e vёshtirё e pёrplote trazira. Pёrjetoi e ç’nuk pёrjetoi qё nga koha e “tepricёs”, siç thuhej atёbotё, kur vetё nuk kishte bukё pёr t’u ngirё. Mё 1951 xhaxhai i tij, Mehmeti, burgoset pёr veprimtari antijugosllave e mё 1959 burgoset edhe i vёllai, Beqiri, i cili dy vjet i vuajti nё Goli- Otok. Kulla e tij bartte shumё amanete, por vetёm njё dashuri, atё pёr armёn çlirimtare.”Ai qё ёshtё burrё armёt nuk i korit dhe s’ia dorёzon pёr tё gjallё armikut”- thoshte trimi vazhdimisht. As nё shёrbimin ushtarak, nё Gollubovc tё Malit tё Zi e nё Tuzёll tё Bosnjes, nuk e kaloi pa telashe, por mjeshtria nё pёrdorimin e armёve i shёrbeu mё vonё. Si mёrgimtar nё Slloveni, nё Maqedoni, nё Mal tё Zi dhe nё Austri pёrjetoi mallin dhe nostalgjinё pёr atdheun e pёrvuajtur.
Nё gjysmёn e vitit 1979 Tahiri nisi konfliktin me milicinё titiste. Kёshtu, pёr njё kohё u detyrua tё kaloi nё ilegalitet. Dhe, pas gjashtё muajsh hetimesh, Gjykata e Qarkut tё Mitrovicёs, me urdhёr tё UDB-sё e dёnoi me njё vit burg, duke e lёnё tё lirё deri nё fuqizimin e lёndёs.
Erdhi edhe viti 1980. Trimi mundohej tё ruhej, por e pёrcillnin dhe pёrpiqeshin ta arrestonin. Ftesёs pёr burg nuk iu pёrgjigj. Mё 28 prill tё atij viti zbriti nё Skёnderaj. Kukudhat e kishin nuhatur dhe iu vunё pas. Nё vetёmbrojtje edhe plagoset nё kёmbёn e djathtё. Njё kohё bёri konaqe nёpёr shokё e miq. Jeta ilegale ishte jetё e vёshtirё dhe me rreziqe pёr ata qё e mbanin, andaj u kthye nё kullёn e vet.”Bablok, erdha nё shtёpi, ngase nuk dua qё nesёr tё thonё se Tahir Meha ia fiku derёn filanit, sepse kur tё luftojё unё do tё shkruajnё gazetat”.- i tha tё atit. Edhe ai qё kёnaqur me atёvendim dhe u betua se kurrё nuk do ta linte vetёm.
Kur agoi Pranvera studentore ’81 trimi i Prekazit u gёzua aq shumё sa fill u vu nё ballё tё atyre organizimeve. Gjatё diferencimeve ogurzeza, babё Nebihu u tha atyre qё u kishte marrё koka erё: “Nuk i gjykoj demonstratat, sepse atёherё e gjykoj edhe Tahirin tim. Studentёt dhe populli po i shprehin pёrpjekjet tona pёr liri e unё jam deri nё vdekje me popullin tim”. Ai tregoi guxim tё pashoq edhe kur z.komandantit tё stacionit tё milicisё nё Skёnderaj, Cvetko Radojçiqit, i kishte thёnё nё sy: ”Tahiri nuk ёshtё djalё qё dorёzohet e as unё nuk jam babё qё i them tё dorёzohet”.
Ditёt ecnin e trimi nuk ndalej nё rrugёn e atdhetarizmёs. Agoi edhe 13 maji 1981. Mot me shi. Nё kullёn dykatёshe babё e bir kuvendonin pёr hallet e jetёs pa ditur se hijenat tinёzare natёn pa hёnё kishin vёnё kurthe e leqe pёr t’i zёnё tё gjallё. Dhe, lajmёtarёt e ndёrmjetёsit kёrkuan dorёzimin. Trimat dhanё betimin pёr tё qёndruar. Krisёn edhe pushkёt e para. Kukulelet tmerruan malin. Nё katin e parё babё Nebihu dhe fёmijёt, nё katin e dytё Tahir trimi dhe kёnga. Lufta vazhdonte bashkё me kёngёn “Ah, Kosovё mos thuaj mbarova”. Fishekёt duhej kursyer. Qёllonte rrallё e pёr mall. Dhe, asnjё plumb nuk i huqte. I qёndiste nё lule tё ballit. Livadhi poshtё mbushej me tё vrarё e tё plagosur. Udhёheqёsi i Njёsisё Speciale, Franc Kosi, shkulte flokёt me rrёnjё.
Dielli kishte harruar rrugёn. Nё tё errur, njё tank zingjiror, u sul drejt kullёs se paepur. Ajo zu tё shembej. Salёn tetёmuajshe nё djep e shpёtoi trari gjysmё i djegur. Vajza tjetёr, Mihria, e lidhte plagёn vetё. Babё Nebihun e kishte marrё pёrjetёsia. Pas 18 orёsh heroizmi e qёndrese, dragoi fluturoi mbi tank dhe çau rrethin e parё. Sakaq, kur po i afrohej malit, reflektori i helikopterit e zbuloi. Njё breshёri plumbash tё mitralozit tё rёndё u lёshua mbi tё. Vrushkujt e gjakut ujitёn lulёkuqet e lirisё. Nёntё plagёt e Gjergj Elez Alisё stolisen shtatin e pavdekёsisё…
E nesёrmja lindi ndryshe. Historisё sonё iu shtua edhe njё faqe e ndritur e shkruar me gjak lirie. Katilat ishin thyer keq. Skёrmat e Pejanoviqёve, Sharonoviqёve, Tubiqёve, Joviqёve, Stepanoviqёve, Boshkoviqёve e shumё tё tjerёve kishin tmerruar krerёt e Beogradit. Festa e tyre ishte kthyer nё zi.
Megjithatё, frika nuk kishte kaluar ende. Prekazi duhej mbajtur i rrethuar e kulla duhej ruajtur. Tё afёrmit e tyre u burgosёn e varrimi duhej tё bёhej nё heshtje. Por, jo, disa e kishin mundur frikёn dhe erdhёn. Erdhi edhe bacё Shaban Jashari me dy djemtё syptrembur: Hamzёn e Ademin. “Pusho i qetё, o vёlla, se pushkёn tёnde s’do ta lёmё tё pushojё deri nё fitorёn pёrfundimtare”,- u betuan ata nё besa- besё. Dhe, e mbajtёn fjalёn. Dhe, nё gjakun e tyre mbiu LIRIA!
Pushka qё theu mitin e pathyeshmёrisё se ish- Jugosllavisё dhe qё mori hak pёr lulёkuqet e Pranverёs ’81, qe pushka e Tahir Mehёs. Ajo paralajmёroi lindjen e njё epokё tё re, epokёs sё artё tё Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs. Amanetin e tij e çoi nё vend edhe i vёllai, Beqiri, i cili ra heroikisht nё Altarin e Lirisё, mё 25 mars 1999, nё Qubrel.
Lavdi pёr jetё e mot Nebih e Tahir Mehёs dhe gjithё Dёshmorёve tё Kombit!
Prekaz, 13 maj 2011
(Kumtesё e lexuar nё Tubimin Pёrkujtimir nё Prekaz mё 13 maj 2011)
[1] Më 13 maj 2001 në orën 12-14, në Prekaz u mbajt një tubim gjithëpopullor me rastin e ngritjes së Monumentit përkujtimor pranë rrënojave të Kullës. Në këtë tubim mu dha fjala për një përshëndetje të shkurtër. Nga ora 18 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt Akademi përkujtimore në 20-Vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës. E pata referatin kryesor. E lexova një variante të shkurtër të këtij shkrimi. Këtë shkrim të plotë e marrim nga libri: Dr. Muhamet Pirraku, Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006, fq. 185-194.