E premte, 19.04.2024, 08:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Poeti Qyqalla sjell ''Mesharin Modern''

E diele, 22.05.2011, 07:57 PM


POETI QYQALLA SJELL "MESHARIN MODERN"

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Autori i librave: " Dua të vdes shqip ", " Robi i lirisë " ," Prekja e ëndrrës ", " Arkeologji e shpirtit "  poeti Hasan Qyqalla, keto ditë hodhi edhe një  hap  në krijimtarinë e  e tij  poetike  me botimin e përmbledhjes  me poezi, të titulluar " Meshari modern".

I njohur edhe si poeti i  Fushës së Kosoves ,Qyqalla  qe një kohë të gjatë prezantohet në shtypin  e shkruar, e sidomos në ate elektronik shqiptar si një kultivues i denjë i verbit letrar .  Ai,  kësaj radhe poezitë e tij në "Meshari modern", lexuesit  shqiptar ia  falë  si dhurata vargjesh por  te " lidhura " si  buqetat  e lulëbozhureve të vendlindjes  të cilat i vendosë në  tryezen e mënysë shpirtërore në mërgim,atje  ku u krijua vargu i rimuar poetik i tij,rreth lumit të Rinit, ku autori dhe veprimtari i çështjes kombëtare,jeton e vepron, që nga viti i tij i largët 1993.

Poezia e tij edhe në këtë libër është një reflektim i gjendjes shpirtërore të autorit e cila nuk dallon nga ajo e kombit të tij. Ndryshon vetëm kultura dhe mënyra e artikulimit, sado që mënyra e përjetimit është  e njejtë me ate të kolektivitetit..

E veçanta e këtij libri është se   përmbledhja poetike është një tërësi strukturore e shtrirë    tri cikle;  „Shpirti me tri shenja“, „Mrizi i fluturave“ dhe „Malli i Moresë“, ku ravijëzohet kronika e rrënjës,lashtësia e rrugës,grryerja deri në gjetjen e gjurmës arkeologjike te autoktonisë    shpirtit dhe mallit për prekjen e ëndrrës si metaforë e lirisë, që mbeten frymëzime të përhershme të  poetit,  në përpjekjet  sizifjane të tij për të dëshmuar  prejardhjen antike të gjenezës  shqiptare.

U botua nga shtëpia botuese Ada-Tiranë, nën përkujdesjen redaktoriale të Demir Gjergjit, i cili  në faqet e para të librit ka shkruar një udhërreëfyes në formë të parathënies,që lexuesit i shërben si orientim  drej labirintheve  brenda tërësisë poetike të saj.

Poeti Hasan Qyqalla është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i  Lidhjes së shkrimtarëve  artistëve dhe kruíjuesve shqiptarë në Gjermani.

Nga kjo e fundit pritet  të bëhet edhe promovimi i librit në poezi "Meshari modern".



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora