Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Fitorja e Bashes eshte Fitore e Madhe e Tiranes

| E shtune, 21.05.2011, 08:00 PM |


Fitorja e Bashes eshte Fitore e Madhe e Tiranes

 

Nga Ilir Dardani

 

Nuk e mendoja se do te varej nga 10 vota fitorja e Bashes, sepse kam aq kapacitet sa  te ‘’transportoj’’ 11 ‘’dembele’’ per ne qendrat e votimit. Duke qene edhe ne Tirane me duket e pafalshme sot!

Megjithate sic duket Basha ne fund do te fitoje dhe me sinqeritetin me te madh dhe paanshmerine absolute them se ka fituar Tirana. Ketu do jemi dhe ju do jeni deshmitare.

 

Askush nuk vdiq gjate dites se votimeve. Asnje jete nuk iku. Ne boten moderne tingullon mjaft qesharake, por ne shqiptaret duhet te gezohemi. Gezuar!

Zgjedhjet ishin te Pranueshme, ndoshta me te rregulltat ne historine tone. Qytetaret shqiptare votuan sipas bindjeve te tyre dhe dolen faqebardhe.

 

Zvarritja e patolerueshme e procesit te numerimit e rikthen Shqiperine tek Shqiperia e vjeter. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezikon te ofroje trazira te reja per shqiptaret, sidomos kur kryetari i opozites eshte bir i nje ish ministri komunist dhe e ka ne gjak dhunen. Pastaj nje numer i konsiderueshem shqiptaresh, i perbere nga komunistet dhe bijte e tyre, nga anetaret e bandave qe Berisha coi ne ferr njerezit me te shtrenjte te tyre, bashkekriminelet, nga biznesmenet e gomoneve dhe prostitucionit deri tek Urrejtesit e Veriut. Respekt per socialistet e ndershem, edhe pse per partine Socialiste nuk kam as respektin me te vogel, sepse ata nuk i bashkohen dhunes dhe kercenimeve te Edvinit.

 

I Madhi Kadare i shkruan Bashes dhe i lutet te terhiqet. Ketu nuk jam aspak dakord me te Madhin Tone. Per 10 vota te humbura, gjithmone sipas rezultatit Paraprak, nuk mund te emigrohet nga qyteti qe ka nevoje per ty, apo te ikesh si humbes kur ne realitet nuk ke humbur. Pastaj ne nuk mund te kthehemi tek sistemi Fidel Kastro – gjithmone nje kryetar dhe gjithmone nje kryetar i dhunshem, nxites i luftrave mes shqiptaresh. Nje kryetar qe ben protesta ne mbare Shqiperine, ne kohen qe duhej te ishte aty ku eshte votuar. Nje kryetar qe urdheron naivet e partive dhe kriminelet e ndryshem te sulmojne dhunshem femrat, qytetaret, ruajtesit e rendit dhe kryeministrine.

12 vjet jane te mjaftueshme per cdo kryetar dhe eshte koha te largohet. Vetem nese do te ishte prodhimtar i madh mrekullirash mund te ishte e moralshme per ta mbajtur, qofte edhe duke vjedhur votat. Por kryetari Edvin ka harruar se ku gjendet Bashkia dhe ka injoruar votuesit e tij ne menyren me te peshtire te mundshme.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vonoi me rezultatet, por vazhdon te punoje sic duhet. Fitorja e Rames eshte shpallur vetem nga Media e Majte, e cila ne frymen komuniste pretendon te zevendesoje KQZ-ne.

Asnje fitues nuk eshte shpallur ne Shqiperi, sepse rezultatet paraprake apo ato te mediave nuk jane perfundimtare, sidomos kur kishim nje rezultat teper te ngushte.

 

Sipas rivleresimeve Basha do te jete Fitues dhe te mundesh Kryetarin e Partise Socialiste, kur populli shqiptar eshte ne thelb nje popull socialist, duartrokites i zellshem i diktatures, vajtues i madh i vdekjes se enver hoxhes, eshte fitore e madhe per Bashen, sigurisht fitorja me e madhe i perket qytetareve, te cilet do e shijojne Tiranen e viteve te ardheshme.