E marte, 16.04.2024, 12:25 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen

E shtune, 21.05.2011, 07:56 PM


 

Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Me 12 Maj 2011, nën patronatin e Bashkësisë Shqiptare në Zvicër ( BSHZ ) në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim (QSHKI) në qytetin Kreuzlingen u promovua libri dy gjuhësh (shqip dhe gjermanisht) " Emi- Imi- Remi " i autorit Mahir Mustafa.

 

Me moton; duke promovuar libra dhe vlera të mirëfillta kulturore, ecim bashkërisht drejt Europës, drejtuesit e BSHZ dhe QSHKI si pjesë të pandara të diasporës shqiptare në Zvicër, ndjeheshin të nderuara për organizimin dhe prezantimin e autorit të këtij libri z. Mahir Mustafa dhe kritikut letrar, profesorit të UP, z. Agim Vinca para dashamirëve të librit.

 

Përshëndetje të pranishmëve nga z. Ahmet Asani, disa monologje të librit nga z Mahir Mustafa, pjesë e shkurtër teatrale me temë mërgimin nga aktori z. Ramadan Morina, mendimi kritik i z. Agim Vinca, pyetje, përgjegjëje dhe diskutime, nga të pranishmit, si dhe premiera e filmit "Shkolla në Prizren " të punuar nga z. Dominik Rost dhe autori i librit, përbënin programin e kësaj mbrëmje promovuese.

 

Z. Mahir Mustafa, përgaditjen arsimore për mësues të gjuhës dhe letërsisë e ka bërë në Shkup, specializimin për mësimdhënjen e gjuhës gjermane për të huajt në Zürich, studimet postdiplomike për lëndët edukative arsimore, në fushën e interkulturalitetit dhe divesitetit në Universitetin e Freiburgut të Zvicrës. Është edhe bashkëpunëtor për zhvillimin e programeve të fondacionit Pestaloci pastai ligjëruaes i pedagogjisë së diversitetit kulturor në disa shkolla të larta pedagogjike të Zvicrës gjermanfolëse.

 

Para se të fillonte me promovimin, z. Mahir Mustafa theksoi; ju përshëndes të gjithëve, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj ne këtë mbrëmje, një mbrëmje që për synim ka preezantimin e librit " Emi- Imi- Remi ", që në kuptim të gjërë don të thot; emigrim, imigrim dhe remigrim. Supozoi se ju që sonte jeni këtu me ne, edhe shumë të tjerë që nuk kan mundur të vijnë, do ta gjejnë vehtën brenda kopertinave të këtij libri.

 

Falënderoj, Professorin e nderuar Agim Vinca, për mendimin që ka dhënë me shkrim rreth librit tim, për gadishmërinë e tij që të jet sonte me ne dhe juve, të ju ndaj mendimin drejtpërdrejt për librin që ka dhe natyrisht edhe për biseda më të gjëra rreth përmbajtjes së librit.

 

Falënderoj, QSHKI këtu në Kreuzlingen për gadishmërinë që ta organizoj këtë mbrëmje, që të jet mikëpritëse e gjithë neve, dhe u jam mirënjohës për kultivimin e traditës së prezantimit të vlerave, promovimit të librave. Kjo më bën të ndjehem i nderuar, dhe shpresoj se edhe ju do të mbeteni të kënaqur në fund të kësaj mbrëmje.

 

Disa fjalë rreth librit, çka është dhe çka synon "Emi- Imi- Remi" në vazhdim

 

" Emi- Imi- Remi ", është një përpjekje e trajtimit të temës së mërgimit dhe integrimit në një mënyrë krejt tjetër nga ato të deri tashmet, në të cilat është folur e flitet mjaft për mërgimtarët në bazën e supozimeve, hipotezave, tezave, por tezave teorike. Disa herë edhe përmes intervistave, bisedave, rekonstruimeve të biografive, por edhe përmes studimeve cilësore,herë-herë për këto tema jan bërë edhe filma dokumentar për të shprehur dramën e mërgimtarit.

 

Unë jam përcaktuar për një formë krejtësisht tjetër. Edhe ashtu profesori Agim, disa herë më ka përsëritur, se në letërsinë tonë nuk është e njohur kjo formë e shkrimit. Kjo formë quhet "Dramë e leximit". Si Autor nuk kam pasur siklet, që të krijoj, imagjinoj përsonazhet, sepse Drama është vet jeta e mërgimtarit.

 

Shkencëtar të ndryshëm e kan thënë se edhe në kushte e rrethana lehtësuese dhe më të mira, mërgimi është një përjetim traumatik. Përsonazhet i kisha tërë kohen rreth vehtes, me vehte, në shoqata, në klasa, në orë etj.

 

Jam përcaktuar për këtë formë të trajtimit të kësaj teme, për ta bërë të mundur që mërgimtarët nga hapsira gjuhësore e kulturore shqiptare të flasin vet për parajsën e tyre të humbur ose për parajsën e tyre të gjetur në një vend të idealizuar e të mbivlerësuar e jo të flasin të tjerët për ta.

 

Ju e dini, ju jeni dëshmitar vet, se sa është folur e përfolur mërgata shqiptare në Zvicër, dmth. të flasin ata për ëndërrat dhe nostalgjinë e tyre, të kaluarën, vështirësitë e tyre aktuale të orientimit, adaptimit dhe integrimin në mërgim, dhe të flasin për diferencat në mes të brezit të parë, atij të dytë, brezit të tretë sa u përket qëndrimeve të tyre dhe botëkuptimeve për të sotmën dhe të nesërmen.

 

Megjithë ate " Emi- Imi- Remi " nuk synon të jet një zëdhënëse për mërgatën shqiptare ose mërgimtarët në përgjithësi, por një podium që krijon mundësinë që ata të flasin vet për mvetësinë e bazës kulturore, don të thot për mënyrën e të menduarit, për mënyrën e të ndjerit,

për mënyrën e të vepruarit.

 

Që ata të tregojnë vet çka mendojnë, si mendojnë dhe pse mendojnë kështu, që ata të tregojnë vet pse ndjehen kështu,të tregojnë vet pse veprojnë kështu dhe nuk veprojnë ndryshe e në shumë raste jo ashtu si presim të tjerët ndoshta prej tyre.

 

Jam munduar që gjurmëve të një filozofi të shquar, të hyj në thellësi të një modeli kulturorë që quhet " Ajsberg " dhe jo të flas për gjërat që shihen e duken.

 

Në librin " Liria e mërgimtarit ", flitet për disa fije të quditëshme, të veqanta, të cilat sa do të jet distanca e largët e mërgimtarit nga Vendlindja e mbajnë afër Vendlindjes, sa do që të jet i gëzuar, një lajm i keq nga vendlindja, bënë që pikllimi tek ai të jet i madh.

 

Në atë libër shkruhet për ato fije, të cilat jan shumë, shumë të randësishme për të qenit dhe për të qëndruarit, dmth. kudo që të jeshë, pa u demoralizuar dhe dëshpruar ose edhe dorëzuar para sfidave që të presin në një vend tjetër.

 

Unë konsideroj se lexuesi ose lexuesja në këtë përpjekje shtatë pjesëshe do të gjenë më shumë se një tregim, më shumë se një dramë klasike ose moderne, më shumë se një studim empirik, më shumë se një teori shkencore, dhe më shumë e më shumë, dhe çka më shumë? Më shumë pyetje, më shumë përgjigjëje për vetvehten, për mërgimtarët, për shokët dhe shoqet.

 

E kam pasur më të lehtë që përsonazhin ta gjejë, ngase ate e kam pasur afër. Si duket, edhe pse u mundova t'i mbetem besnik qëllimit për të përshkruar të tjerët, dhash informacione dhe elemente edhe për vetvehten. Ishte kjo bindje e një profesori të madh.

 

Fillimi dukej gati i paaritëshem. Të shohësh dramën dhe ate vetëm ta shkruash, ate që luan dhe përjeton, dikush nesër ta merr dhe ta lexoj, sikurse ta vëjsh pasqyrën përpara dhe nuk do të sheh gjë tjetër, por do të sheh vetvehtën, dhe kjo është Drama e mërgimtarit dhe mërgatës shqiptare.

 

Emi në kuptim të emigrimit, Imi në kuptim të imigrimit dhe Remi në kuptim të remigrimit, do të thot ikje, ngulitje dikund dhe përsëri ikje ose këthim.

 

Përpjekja ime fillon me këngën për mërgimin dikur, gjegjësisht në vendimin për këthim dhe përfundon me një këngë aktuale, tema e së cilës është mërgimi sot dhe nesër e mbështetur në konceptin e ekzistencës tonë si mërgimtar në botën e përkohëshme dhe në betimin e të gjithë mysafirëve të përkohëshem të kësaj bote për një përfillje të ndërsjellë e bashkëjetesë paqësore.

 

Unë jam përcaktuar për këngën, sepse në të folmen popullore shqiptare, edhe për leximin e rrjedhëshem dhe artistik themi këndim. Kënga është gjë e bukurë. Thuhet se kënga është vaji i burrave, i gyrbetqarëve, e pasi kënga është e bukurë, edhe këtu sonte le të fillojmë me këngën " Kur e përcolla Ylberin, këtheva e hina në odë " të kënduar nga artistja e madhe Liri Rasha.

 

Malli për njerëzit e këtij fenomeni është i vjetër sa edhe vet njerëzimi. Njëri këthehet, tjetri shkon, emigrimi, imigrimi e remigrimi kurr nuk mbaron. Qysh se mbahet mendë, pati vazhdimisht emigrime, imigrime dhe remigrime, shpërngulje, ikje e këthime. Sado që shtetet e zhvilluara jan menduar dhe mundohen vazhdimisht që përmes lidhjeve e marrëveshjeve dy palëshe ndërkombëtare ta rregullojnë dhe ta kontrollojnë fushën e migracionit, ato nuk kan arritur dhe as që do të arrinë ndonjëher që këtë fushë ta ken nën kontrollë si duan ato.

 

Kjo, pos intereseve të tyre të ngushta, varet nga shumë faktorë që së bashku e shtojnë kompleksitetin, jo kontrollueshmërinë e kësaj fushe, sepse shtetet e zhvilluara përveq pamundësisë së tyre për të ndikuar e për t'i penguar katastrofat natyrore, nuk kan edhe ndonjë Interes të madh që ta ndalin mërgimin.

 

Po të ishte ashtu, ato do të investonin në vendet më pak të zhvilluara, që të krijohen vende të punës për nevojtarét, në mënyrë që të shohin përspektivën në vendet e tyre. Përkundër mallkimit të Gyrbetit, si nga ana e këngëtarit poullorë, le ta kujtojmë bashk këngën; " Kush i pari bani more djalë gyrbetin, mos ja dhashtë allahu, atij selametin ".

 

Në anën tjetër, mërgimi si proces transformimi e zhvillimi, i ka edhe anët e tij pozitive. Anë e mbanë botës, mërgimtarët dërgojnë në wendet e tyre, mjete të konsiderueshme financiare. Kontributi i diasporës shqiptare në përgjithësi po ashtu është i madh. Të marrim për shembull, vetëm kohën dhe vitet e gjendjes së randë në Kosovë, në të gjitha sferat e jetës.

 

Edhe pse mërgimtarët dhe familjarët e tyre këte e dijnë, nuk jan të rralla rastet kur bashkëkombasit tanë me sjelljet e tyre ju përcjellin mërgimtarëve ndjenjën e të qenit as në tokë e as në qiellë. I huaj në vend të vet, i huaj edhe në gyrbet. Po vijnë auslenderët e krisur, me ato vetura, me ato sirena, do të na prishin qetësinë etj, dhe të jesh auslender në dhe të huaj, do të jesh ausländer në Kosovë, në Tetovë, në Ulqin dhe në Shkodër, është shumë e rëndë.

 

Bukurë e ka thënë njëherë, Dostojevski i madh; të jetosh pa ndjenjën e përfillshmërisë, atëdhedashurisë, pa ndjenjën e të qenit në shtëpinë tënde, do të thot të vuajsh.

 

Pjesën kryesore, sa ju përket të mirave dhe të këqijave, vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen mërgimtarët e të tri gjeneratave, të parës, të dytës, të tretës, jam munduar ta paraqes me historinë e një familje shqiptare që i kam dhanë emrin, familja Kodraliu, e cila fillimisht e idealizon vendin e imgrimit dmth. Zvicren duke u distancuar nga vendi i kulturës, i prejardhjes, dhe më vonë po ai Kodraliu e mallkon vehten dhe vendin e idealizuar që ja ka tjetërsuar fëmijët.

 

Ata që e kan lexuar librin, e kan parasyshë Agronin, i cili lavdërohet nga mësuesja kurse qortohet nga familja e tij.

 

Një lexim nga libri i pjesës për familjen Kodraliu nga autori i librit dhe aktori Ramadan Morina

 

Kur e kishte lajmëruar Fatmir Kodraliu babën e vet, se do ta merrte gruan dhe fëmijët në Zvicër, i ati i tij, një javë as s'kishte ngrënë as nuk kishtë pirë. Ditën që ata ishin nisur për në Zvicër, me lot në sy, ai kishte porositur mbesën dhe nipin; nga do që të shkoni e të qëndroni, vendin dhe gjuhën mos e harroni, sepse ai që nuk e din nga vjen, nuk e din as kah shkon e as që duhet të këthehet. Kështu ju kishte thënë gjyshi. Ai ju kishte uruar udhë të mbarë dhe i kishte porositur që kudo që të shkonin të mburreshin se ishin shqiptarë, të bëheshin shqiptarë të ndershëm, për t'u pa për të mirë nga ana zvicerane. Kjo porosi nuk ju kishte bërë përshtypje të veqantë nipit dhe mbesave. Ata kishin në kokë Zvicren dhe gëzoheshin se Fatmiri po i merrte më në fund edhe ata.

 

Si të gjithë fëmijët e tjerë të moshës shkollore edhe fëmijët e Fatmirit hynë në shkollë, ku vajzat një vit u dërguan që ta mësojnë gjuhën gjermane, ndërsa Agronin e pranuan në klasën e tretë, e i cili thonë se ishte shumë intelegjent. Jo vetëm fëmijët por edhe vet prindërit ishin shumë të brengosur se si do të shkonte puna në shkollë.

 

Sa herë që këtheheshin fëmijët nga shkolla, e ëma i pyeste; si kaluat sot, çka mësuat, pra nëna ishte shumë e interesuar që fëmijët t'i kishte gjithnjë ndër të parët.

 

Për një kohë shumë të shkurtër, Agroni arrinë që ta përvehtësoj gjuhën, të jet i mirë në mësime, të jet ndër të parët, dhe njëherë mësuesja e lavdon, i thot; Agron, po të mos dinte njeriu, nga vjen ti, dhe kush je ti, do të besonte se ti je zvicëran. T'i nuk dallohesh fare prej zvicëranëve.

 

Dhe fëmiu, kur u këthye në shtëpi, i tregoi nënës së tij, që mësuesja e paska lavdëruar, që ai është asimiluar. Nëna që kishte një mijë halle të tjera, me dy vajza të cilave ju pëlqente më shumë jeta në Zvicër dhe ishin distancuar tërësisht nga kultura e prejardhjes, ajo nuk ndjeu fare gëzim, por pa ngurruar fare, e qorton djalin e saj, dhe ai me lot në sy del në rrugë dhe trego se ka probleme me Auslendër. Me cilët Auslendër? Me ata, me të cilët jeton nën një kulm, pra me prindërit e vet.

 

Dhe atëherë njëri prej përsonazheve të kësaj përpjekje time shtatë pjesëshe, shtron me të drejtë pyetjen; çfar mësuese na qenka kjo, me anë të mësimit dhe integrimit, dashka m'i bërë jo zvicëranët, zvicëran...

 

Kurse ky Binaku, një përsonazh që përfaqëson grupin e njerëzve tanë të cilët kan ardhur në Zvicër, por jo me dëshirën e tyre, kan qenë të detyruar si shumë të tjerë, për të ju ikur reprezaljeve dhe denimeve tjera, kan ardhë këtu, dhe jetojnë në Zvicër, pa patur mundësi që ta ushtrojnë profesionin e mësuar në vendlindje.

 

Dhe ai i përgjigjet atij tjetrit, mos nxito or Demë, se integrimi nuk e ka për qëllim identifikimin me diqka si është tjetri apo si don të të shoh tjetri, sepse të qenit ashtu si tjetri nuk don dhe të qenit ndryshe nga tjetri, në raport me njësoj dhe ndryshe, ekziston gjithnjë një tjetër që dallohet.

 

Nevoja për dallim, ndryshim dhe mvehtësi duhet të jet po aq e fuqishme, sa edhe nevoja për përkatësi dhe e të qenit pjesë e tërësisë.

 

Identiteti vetkrijohet, nuk diktohet dhe nuk imponohet. Njeriu si qenje e aftë, për të mësuar dhe për t'u zhvilluar sfidohet nga të njohurat dhe të panjohurat. Ai ndërton identitetin e tij duke përvehtësuar të njohurat dhe duke integruar të panjohurat në mvehtësinë e tij.

 

Procesi i krijimit të identitetit dhe integrimit ne shoqëri jan proces i zhvillimit.

 

Promovimin e librit, në pjesën më të madhe e përshkoi leximi dhe ligjërimi i autorit

 

Shkollimi- arsimimi, luan një rrol të madh në zhvillimin e përsonalitetit dhe shoqërisë. Ne kuptojmë më shumë, kur duam të kuptojmë, ndërsa përkushtimi por edhe përkrahja familjare jan të një rëndësie të veqantë.

 

Prindërit, në tërë boten, duan që fëmijët e tyre të arrijnë lartësitë. Rinia është shpresa e jonë , qmohet shumë në Zvicër.

 

Ti këthehemi mërgimit; " Mirë u pafshim në Kosovën dhe viset tjera shqiptare të lira, është diqka që në kohën e sotme dëgjohet rrallë.

 

Jo që e kemi harruar atë përshëndetje, por sikur s'guxojmë ta flasim prej gruas, prej fëmijve, me fjalë tjera as këtu e as atje, ndoshta do të këthehesha por nuk do të këthehet gruaja dhe fëmijët, do të thonë shumica e mërgimtarëve.

 

Ka të atillë që edhe këthehen, ngase u dhëmbë shpirti për vendlindjen e tyre. Shërohen kur këthehen dhe pushojnë në dheun e tyre edhe pse dheu është dhe çdo kund.

 

Ju falëmnderit për vëmendjen, nuk e kisha të vështirë shkrimin e kësaj drame të leximit pasi që drama ishte tërë kohën këtu dhe afër meje, theksoi në në fund autori, z. Mahir Mustafa.

 

Poemë pedagogjike, libër i dobishëm dhe i çmueshëm, mendim kritik nga z. Agim Vinca

 

Libri që sonte prezantohet para publikut- dashamirëve të librit është i këndëshem dhe i dobishëm, trajton mërgatën shqiptare, rrugën e sajë të integrimit, konkretisht né Zvicër, pa e bjerrë identitetin etnik, kulturor e gjuhësor. Autori i këtij libri, zgjodhi si formë shprehjeje, tekstin dramatik, ku përsonazhet shprehin pikpamjet e tyre, integrim- po, asimilimi- jo.

 

Mërgimin dhe mërgatën si fenomen të lashtë sa vet bota, e kan përcjellur në vazhdimësi arësyet ekonomike, politike etj, e guri vazhdon të peshoj në vendin e vet.

 

Pos tjerash autori Mustafa, arrijti që problemet e mërgimtarëve t'i jap në formë që i ngjajnë lojës ku ka këngë, valle, muzikë dhe mendim socio- kulturor e pedagogjik.

 

EMI- Imi- Remi është një poemë pedagogjike e kohës, e fatit të mërgatës shqiptare në Europë, autori është vet pjestar i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, e din mirë ku dhe çka ju dhëmbë atyre.

 

Gjat leximit takohemi me tri sjellje të mërgimtarëve tanë;

 

1. Refuzimin e integrimit e hasim tek brezi i parë i mërgimtarëve,

2. Ngutjen e mërgimtarëve që të integrohen sa më parë,

3. Përfitimin, qëndrimin në Zvicër, me kusht që të heqin dorë nga origjina e tyre.

 

Përmes këtij libri, përcillet një mesazh i fuqishëm:

- mërgimtarët tanë duhet të mësojnë artin e të jetuarit me të tjerët në këtë botë të kohës së internetit, që i ngjanë gjithnjë e më shumë një fshati të madh,

- libri duhet të lexohet nga Institucionet arsimore gjithë shqiptare, e këto të fundit, duhet të kujdesen më shumë për Mërgaten, në veqanti, organizimi i mësimit plotësues në gjuhen amtare, që drithi të mbetet brenda thesit të vet.

- ruajtja e lidhjeve me vendlindjen, kam fjalën posaqërisht për Rininë,

- me këtë libër, autori Mahir Mustafa, merr rrolin e prindit, pos fmijëve të tij edhe për " Emin- Imin dhe Remin ".

 

Z. Agim Vinca është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe. Është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe studiues i dalluar iq letërsisë shqipe. Ai merret edhe me përkthime dhe kritikë letrare.

 

Diskutimet

 

- z. Ahmet Asani, foili për porosinë gjenetike, kodin e suksesit- aftësimin përmes punës së palodhëshme- diturisë,

- z. Marash Gojani, foli për ndjenjën, i huaj në vendlindje, i huaj në mërgim,

- mësuesja, znj. Hanife Alili, theksoi se e ka lexuar librin në fjalë me përkushtim. E kam gjetur vehten si nënë, si mësuese por jo edhe si gjyshe. Më ka pëlqyer edhe përkthimi,

- mësuesi, z. Abdurrahman Hyseni; bashkatëdhetarët mërgimtsrë e gjejnë vehten në libër.

- profesori z. Agim Vinca; shqiptarët do të ndjehen si europjan, kur të marrin vlerat eurpjane bashk me bagazhin e tyre kulturor të trashëguar. Të gjithë jemi të njëjtë; jemi mërgimtarë dhe kalimtarë të kësaj bote.

 

Në pauzën e shkurtër, nikoqirët gostitën të pranishmit me langje frutash.

 

Në vazhdim të gjithë së bashku përcjellëm filmin dokumentar "Shkolla në Prizren " të punuar nga z. Dominik Rost dhe autori i librit.

 

Një promovim i suksesëshëm, bashk me bisedën e lirë me Autorin e librit dhe Profesorin Vinca, që kishte ardhur enkas nga Prishtina. Dëshiroi që në këtë ambient shqiptar edhe në të ardhmën të defilojnë emra të njohur. Presim edhe seksionin e rinisë që me aktivitete të ndryshme të begatojnë jetën kulturore të mërgimtarëve në Kreuzlingen dhe më gjërë.

 

" Libri " Emi- Imi- Remi " është i ndërtuar mbi sfondin sociokulturor të mërgatës shqiptare në Zvicër. Mërgimtarët mund të flasin vet për bazën e tyre kulturore, dallimet dhe ngjashmëritë, veqanërisht kundrejt Zvicres si vend mikpritës dhe multikulturës përgjithësisht. Para së gjithash, bëhet fjalë për mënyren e të menduarit, të ndjerit, dhimbjes, sjelljes, dhe përgjegjëjet për pyetjet e mundëshme i japin vet përsonazhet e librit- mërgimtarët (marrë nga ftesa e Nikoqirit).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora