E marte, 16.04.2024, 06:33 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kërcet Lahura e Çiftelia

E merkure, 30.01.2008, 05:20 PM


Nga Kadri Mani

KËRCET LAHUTA E ÇIFTELIA


Marr lahutën me buzë n`vaj
që t`këndoj për shokë për daj`
mjekërbardhë e shall bokaf`
shkon e i vjedh paret n`vakaf!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

dhe pa ndjenja sikur guri
s`është gjë tjetër pos një uri
vetëm mendjen veti ngon
për pazar i bien pishman!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

dhe një mësues e një drejtor
thotë se është konservator
dhe çon kokën si hajvan
nuk lexon asnjë roman!

o fatzi, o i pamend
pse nuk mblodhe mend!?

as ka turp pse i thonë shok mësues
shkon n`xhami dhe bëhet shkues
i grah pites dhe i grah mishit
o shko mbytu n`Pus t`Surkishit!

o fatzi, o i pamend
pse nuk mblodhe mend!?

me një kurs dhe-hop n`fotele
dhe kokëzbrazët sikur një dele
fustan-mini e këpucë me shtika
rroftë salloni kozmetika!

o fatzi, o i pamend
pse nuk mblodhe mend!?

do flokëgjata- t`shkurta mendtë
sytë çivit si dhia e trentë
do flokëçerdhe e kryet me gonxha
do si shtriga e kallakonxha!

oj fatzezë, o e pamend
pse nuk mblodhe mend!?

ngrit filxhanin pak me naze
thonjtë papre sikur shimpanze
shumë të murrme i ka do llafe
deshifron larat në kafe!

oj fatzezë, o e pamend
pse nuk mblodhe mend!?

flet për skamje e kiamete
ti rrudh gojën analfabete
pse po këqyr për bira t`gardhit
t`marroftë dreqi n`ditë t`pazarit!

oj fatzezë, o e pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

llapaqen e çarallaz
s`është gjë tjetër pos xhambaz
mendjetharë mediokriti
me një maskë prej hipokriti!

o fatzi, o i pamend
pse nuk mbl0dhe men!?

thotë jam djalë e shkuar djalit
por është kalë e shkuar kalit
thotë jam një i vaktit bir
t`marroftë dreqi n`panair!

o fatzi, o i pamend
pse nuk mblodhe mend!?

kaçurrelat n`ballë si jelë
sikur dele e papërvjelë
e shkund kokën lart kah drizat
si një kalë kur e hanë mizat!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

idioti del i parë
pa një kokërr mend përfarë
kryetokmak palltën me gëzof
e quan veten filozof!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

do bibanë e ngrehaluca
zvarranikë do si hardhuca
s`kanë haber asgjë përbe
guxhuranët thonjtë papre!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

thotë se jep një informatë
ndërsa jep dezinfortamë
zemerfyçka prej një shtogu
me dinakëri prej demagogu!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

bullafiq e babaxhan
s`din për plaf veç për jorgan
s`din për jetë veç për piknik
këmbë e kokë është bërë cinik!

o fatzi, o i pa gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

do mashtrues e do tregtarë
kriminelët me hanxharë
lajnë fëtyrat me sapuna
do tradhtarë e do spiuna

o fatzi, o i pa  gdhend
pse nuk mblodhe mend!?

bubazhela e dordolecë
       plagjiatë e kukubecë
barkllobure e kokëmatare
s`janë gjë pos shtazë gënjeshtare!

o fatzinj, o t`pa gdhend
o pse nuk mblodhët mend!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora