E premte, 19.04.2024, 10:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Nimfa Hakani: Rrebelim

E shtune, 21.05.2011, 07:59 PM


Rrebe Balsami lim”

 

Tregim

 

Nga Nimfa Hakani

 

Dëshira për të hapur expositën e parë po më behej përherë dhe më e  fortë kohët e  fundit. Më ishte bërë si makth që nuk më lëshonte. Mëndja më rrinte aty tërë kohën. Kisha shkuar në shumë qytete dhe krahina të ndryshme, dhe mbresat që natyra apo njerëzit kishin lënë tëk unë, tashmë të përjetësuara në pëlhurë, prisnin çastin të shiheshin nga qindra sy, apo më mirë të them që  unë isha e  paduruar për ti treguar botës talentin tim. I shikoja pikturat të shpërndara rreth e  qark ateljes, dhe   një padurim për ti ekspozuar më gërruentë përbrenda.

Më kishtë mbetur  vetëm një peng, malet e  veriut. Nuk më ishte dhënë asnjëherë rasti  të vizitoja veriun. Pikturat e mija ishin pejsazhe deti, fushash, pyjesh, pejsazhe vjeshtë, disa protrete të rriturish dhe fëmijësh, ndërsa për malet dhe bjeshkët nuk kisha asnjë pikturë.

Ngutja për të hapur expositën e  kishtë  vënë në plan të dytë deshirën për të shkuar në veri.  Veriu  me malet e tij  paraqiste për mua një afërsi me qiellin, ashtu të kaltër të pa ndotur nga industrializimi. Nxitimi rinor shpesh bën që të humbësh diçka që e  dëshiron me të gjithë qënien tënde. Justifikohesha se kisha një jetë të tërë përpara, dhe ju futa me mish e  me shpirt përpjekjeve për hapjen e ekspozitës. Kryesorja ishte sigurimi i sallës, që ishte gjëja më e vështirë për tu siguruar. Sallat ishin të kufizuara dhe shumë vetë kërkonin të siguronin në të njetën kohë të njëjtin ambient, harroje që precedence gjithmonë merrnin piktorët e mirënjohur.  Emri im ishte krejtësisht i panjohur në atë kohë. Pasi vura në lëvizje këdo që mund të më ndihmonte me sallën, tjetër problem me të cilin duhej të merresha ishte përzgjedhja e  pikturave më të mira që do ekspozoheshin. Isha e  ndërgjegjëshme që vetë s’do të isha në gjëndje të përcaktoja se cilat nga punimet e mija duheshin zgjedhur për ekspozitën. Ato piktura që unë i kisha për zemër nuk ishin domosdo piktura që i përshtateshin shijes së publikut, dhe në fund të fundit suksesi varej  se   c’farë i pëlqente opinionit shoqëror.  Angazhova të gjithë farefisin dhe rrethin shoqëror që të  merrtë përsipër këtë barre. Të gjithë iu kushtuan ma pasion zgjedhjes së punimeve të mija duke u mbledhur të paktën gjashtë apo shtatë vetë çdo ditë pas pune në ateljenë time. Diskutimet ishin të forta për cdo zgjedhje. U pa e  qartë se edhe objektiviteti i tyre ishte personal dhe   fillimisht asnjë grup nuk po  binte dakort për zgjedhjen përkatëse. Më në fund dikush propozoi te  hidhej në votë vendimi për cdo pikturë që  vinin mënjanë dhe prej aty procesi mori rrugë.

Unë nuk ndërhyra fare në asnjë vendim të tyre. Që të mos e  bëja më të nderlikuar punën e  tyre, as nuk dukesha në atelje në kohën që ata mblidheshin.  E dija që në fund do të bëja nja dy ndryshime, por për tashti emocionet e mija për disa piktura  nuk do më lejonin të isha realiste në zgjedhje, kështu që ju kushtova   zgjedhjes  së kornizave të  cdo pikture të vënë mënjanë.

Korniza luan një rol të vecantë në ekspozimin e një pikture. E zgjedhur me kujdes korniza sjell në pah vlerat e  pikturës, në të kundërtën, e  minimizon qualitetin e  saj. Shumë piktorë, sidomos të rinjtë që hapin ekspozitë për herë të parë, nën  stresin për hapjen e  ekspozitës nuk i kushtojnë aq vemëndje këtij elementi kaq të rëndësishem, që pas piktures ka vlerën e  dytë artistike në ekspositë. E kisha vënë re këtë mangësi në shumë exposita të fillestarëve si unë dhe i kisha venë vetës qëllim të mos e  bëja atë gabim, kështu që pregatitjes dhe porositjes  së tyre i kushtova nje kujdes të vecantë. Shikoja me vëmëndje cdo pikturë, analizoja ngjyrat, format, hijet e cdo pune dhe vendosja për ngjyrën e kornizës si dhe për faktin që korniza do ishte e thjeshtë apo e  gdhendur. Pasi e  vendosja pikturën në kornizë, qëllontë shpesh që ndërroja kornizat e njërës pikturë me tjetrën.

Puna s’po ecte keq. I isha mirënjohëse njerëzve të afërt që po më ndihmonin e s’di se si do t’jua shpërbleja. Pa ta nuk do kisha qënë në gjëndje ta përfundoja këtë proces kaq të ndërlikuar dhe stresues.  Pikërisht kur kisha mbaruar së vëni pikturat në korniza, më erdhi lajmi i dëshiruar që salla ishte më në fund siguruar pas disa përpjekjeve makiavelike. Më ndërmjetësinë e nje miku të xhaxhait kishin mundur të siguronin sallën e expozitës pranë Teatrit Popullor. U nisa me ngut për ta parë. Vetëm artistët e  mirënjohur expozonin veprat e  tyre atje. Sa nuk po fluturoja nga gëzimi. E bëra rrugën nga Tirana e  vjetër tek teatri popullor në këmbë. Ecja gati duke vrapuar. Kur arrita para Teatrit Popullor ndalova pak hapin iu drejtove  hyrjes.

 I dhashë emrin dezhurnit dhe e  pyeta  se cila kthinë ishte caktuar për mua. Me drejtoi te kthina në të djathtë. E falenderova dhe drejtova per tek salla.  Salla ishte plot dritë dhe hapësira ishte e  mjaftueshme. Në një hapësirë më të madhe ngjitur me sallën time, një piktor i njohur do  të expozonte pikturat e  tij në të njëtën kohë me mua. Buzëqesha me vete. Ky ishte një fillim i mbarë. Njerëzit që do vinin për të parë punët e  tij, do të ktheheshin nga kurioziteti tek salla ngjitur e  do vinin të shikonin punimet e   mija.

Mbylla sytë dhe përfytyrova krijimet e  mija të vendosura nëpër mure. Ndjeta një copë herë ashtu duke imagjinuar ku do vendosej secila pikturë dhe papritur hapa sytë. Dicka nuk shkonte. Pashë me vëmëndje rreth e  qark.

Ngjyra e   mureve nuk i përshtatej intonacioneve të punëve të mija. Salla duhej lyer. S’e di pse papritur u ndjeva krejtësisht e  lodhur. Gjithë ai tension pune që kisha pasur këto javët e  fundit u cfaq menjëherë pas idesë së rilyerjes së mureve. Ndjeva sikur fuqitë mu shteruan. Nuk ishte e  lehtë të kërkoje ngjyerjen e  nje salle si kjo. Ata që merreshin me dekorimin e  brëndëshëm të kësaj salle s’ishin bojaxhinj të thjeshtë. Ngjyra vendosej nga një grup piktorësh që bënin pjesë në juritë e  konkurseve vjetore të pikturave.  Po të ishte një hapësirë diku në periferi  do të ishte më e lehtë dhe unë do e  kisha marrë përsipër ta bëja vetë lyerjen. Por këtu, as që bëhej fjalë të diskutoje ngjyrën e  sallës, jo më ta ndryshoje, sidomos nga nje fillestare, njomështake  që sapo ka mësuar të hedhi furcën në kanvas e që  s’i është tharë boja ende, zëri i thellë i drejtorit të sallës më erdhi  në vesh si pëshpërimë. E mërzitur jasht mase, duke mos i përfytyruar pikturat e  mija sipër atyre mureve me një të verdhë të pajetë, e  lashë sallën me një ndjesi boshllëku që të mbetet brenda gjoksit pas një pune të papërfunduar.

Mora rrugën për në bulevardin kryesor dhe u drejtova drejt lulishtes përballë Dajtit. Kisha nevojë të ulesha diku dhe të mendohesha. E dija se po t’i shprehja mendimin e rilyerjes së sallës të afërmve të  mi si dhe rrethit tim artistik, të gjithë do të më quanin të krisur, ndokush do thoshte ke luajtur mënçsh. Të siguroje atë sallë ishte ëndra e parritëshme e çdo fillestari. Dhe jo cdo kush e  kishte fatin të hapte expositën e  parë në atë sallë. Dhe unë doja të ndryshoja ngjyrën e sallës?!

Po ecja ngadalë. Agjë s’më nxitonte tashmë. Pikturat ishin gati, në kornizat e  zgjedhura me kujdes, por mua më shqetësonte ngjyra e mureve të expozitës më të rëndësishme të kryeqytetit.

Ashtu e përhumbur në mendime, dëgjova dikë që thërriste emrin tim. Ktheva kokën. Ishte Mirtoni shoku im i gjimnazit. I buzëqesha dhe mora drejtimin drejt tij. I dhënë pas arkeologjisë, ai i bintë vëndit kryq e tërthor. Takoheshim sa herë na jepej rasti. Këto takime larg qytetit ku u rritëm i kishin shtuar miqësisë së  gjimnazit dicka më të fortë, e  mëgjithëse natyra tepër të ndryshme, të dy ndjenim mall e  gëzim kur takoheshim.  Mirtoni tregonte për të kaluarën plot mistere të mbuluar nga shtresat shumëfishe të kohrave, për atë botë ku ndërthurej historia e  shekujve për të na bërë  ne të kuptojmë të tashmen, unë flisja mbi filosofinë jetës në kërkim të së bukurës, se tejpashmes, konkretes që mbulonte atë kohë të largët që Mirtoni mundohej ta deshifronte, por që ishtë e  qartë, e dukëshmë, e   kuptueshme, e  prekëshmë pa qënë nëvoja për një interpretim ekzakt nga të tjerët.

Ndërsa Mirtonit s’i lejohej të bënte interpretime në bazë të impresioneve të para dhe pa bërë një analizë të kujdesëshme shkencore, apo testime paraprake të materialeve të zbuluara për të përcaktuar moshën e  cdo objekti të gjetur para se të vinte në konkluzione, unë dhe admiruesit e  pikturave, mund të bënin interpretime nga më të ndryshmet kur vështronim një punë artistike të kohëve të sotme. Shpesh ai vinte në atelje të shihte punimet e  mija të fundit, dhe unë shkoja në qëndrën arkeologjike anash universitetit për të parë copëzat, vazot antike, skulpturat e  mermerit që shpesh ju mungoning gjymtyrë, mozaikët shumëngjyrësh që ai kishte zbuluar nëpër ekspeditat e  fundit. Ndonëse takoheshim rrallë, gjenim kënaqësi të vecantë në praninë e njeri tjetrit. Ishte me të vërtetë një njeri inteligjent. Mendimet që shprehte gjatë vrojtimit të pikturave të mia,  më kishin ndihmuar shpesh për të bërë ndryshime në disa punime, ndryshime që kishin pasur reagime mjaft pozitive  nga rrethi im i artistik. Kishte një sy të mprehtë, një cilësi që e kishte pasur gjithmonë e që i ishte zhvilluar më shumë gjatë viteve të vëzhgimit të objekteve antike që zbulonte.

-     Si je Mirton? Ku ke qënë fshehur tërë këto kohë?- I fola e  gëzuar dhe e përqafova.

Ai buzëqeshi, dhe ma ktheu:

-     Këtu kam qënë, por kam qënë tëpër i zënë me përpunimin e materialve që

zbuluam në trevën e  Klosit në Elbasan. Materialet ishin shumë sporadike dhe na u desh shumë punë për ti vënë copëzat bashkë që të  vinim në nje konkluzion më të plotë dhe konkret të kohës së shekullit të  V në ato treva.

Buzëqesha duke e  përfytyruar mbi ato sende të cuditëshmë  e  të pajeta që ai i bënte të flisnin për ato kohë aq të largëta duke i vrojtuar për orë të tëra. Është e mahnitëshme të mendosh se cfarë pune Mirtoni bënte për të prurë të gjallë një copëz jete të asaj kohe. Piktura kërkonte durim, por unë kurrë s’do të kisha mundur të rrija mbi ato objekte  natë e  ditë sic rrinte Mirtoni. Pas cdo zbulimi të ri, ishte e kotë të mundoheshe të kontaktoje Mirtonin. Ethet e kërkimit dhe të zbulimit të së panjohurës e pushtonin  të tërin dhe nuk kishte asgjë në botë që ta shkëpuste nga laboratori arkeologjik.

-Po ti si ke qënë? - ma kthey,- Më cfarë je marrë këto ditë?

Mirtoni flistë gjithmonë i qetë dhe  serioz. Shumëkujt nuk i pëlqente natyra e  tij e heshtur, por unë që e  njihja nga afër, e  dija se cfarë bote e  pasur fshihej mbrapa asaj fytyre të qetë.

            -Po pregatitem për expozitën, - ju përgjigja pa hyrë në detaje.

            - Më në fund,- ja ktheu ai. – po më vjen mirë që vendose ta hapësh. Jam kurioz të shoh se si publiku do reagojë ndaj talentit tënd. E ke vendosur ditën e  hapjes ?

            -Besoj që e  hap javën që vjen ? A do jesh këtu ? e pyeta duke e  ditur se ditët midis një ekspedite në tjetrën ishin të numëruara.

- Fatkeqësisht do shkoj në veri nesër në mëngjes. Në një fshat të Tropojës malësorët kanë

zbuluar një rrënojë interesante që datohet shumë e vjetër. Sipas të dhënave shumë gjëra janë prishur dhe marrë nga rrënojat, por dicka ka mbetur. Eshtë një treve e parrahur afër një fshati diku thellë në malet Tropojes.

            - Në veri?- e pyeta e  drithëruar,- Kur nisesh the? Nesër? - Një si ethe më kapi dhe dëshira  e pashpjegueshme   për të shkuar në veri me Mirtonin më përfshiu të tërën.

Mirtoni më vështroi i habitur. Si duket zeri im tradhëtoi mendimet e  mija dhe ai nuhati dicka.

-Do vi me ty! -  thashë papritur.

Reagimi i fytyrës se tij më dha të kuptoj se sa absurd ishte vendimi qe sapo kisha marrë. Mirtoni smund të kuptonte se si një dëshirë e marrë për të shkuar në veri, që vinte në një moment kur unë po hapja  ekspozitën e   parë, më bënte të braktisja ëndrrën për tu bërë e  njohur ne botën aritistike. Fjala VERI kishte vepruar magjikisht mbi mua dhe unë vetë sdija si ta shpjegoja reagimin tim.

Reagimi i Mirtonit ishte shumë xhenuin:

-A ke njeri të njohur atje?- pyeti si njeriu që do të kuptojë  diçka që sështë llogjike dhe

 mundohet të kuptojë irracionalitetin e  një veprimi që ishte marrë në bazë të një impulsi të castit. 

-     Perveç teje asnjëri tjetër.- ju përgjigja si lozonjare për të shmangur nje bisedë serioze.

 

-     Po ekspozita? - më pyeti me dyshimin se dicka jo e  zakonëshme po ndodhte me mua.

megjithëse takoheshim rrallë, më njihte shumë mirë të kuptonte se kjo dëshirë e  papritur sishte e zakonshme.

 

-     Dëgjo Mirton! Më duhet pa tjetër të shkoj në veri. A ka vend  për mua në makinën

tuaj apo jo?   ja ktheva seriozisht këtë radhë duke ju shmangur pyetjes  për ekspozitën për të cilën nuk doja të mendoja në ato çaste.

Çfarë po më ndodhte mua sbënte sens. Unë nuk kisha asnjë arësye të fortë të jepja përse vendosa papritur të shkoj në veri. Thjesht nje instikt i brëndshëm më thoshtë se duhej të nisesha për në veri pa tjetër. Cdo gjë tjetër ishte zhdukur diku në thellësi të trurit tim, ekspozita, shokët e  shoqet, familja, e  të gjithë ata që aq shumë më kishin ndihmuar.

-     Ka si ska. Nëser në orën shtatë përpara qëndrës arkeologjike.-  më tha duke më parë

me vëmëndje i pazoti të më bëjë më shumë pyetje. Diçka në fytyrën time e ndaloi kuriozitetin e tij.  Lirësia e zakonshme e komunikimit sekzistonte midis nesh në ato çaste. Por sic e  shoh tashti pas kaq vjetësh atë moment, them që instikti i tij prej kërkuesi e ndihmoi të kuptonte se në  vendimin  që kisha marrë në ato momente, diçka ishte tepër e   rëndësishme për mua, diçka që as unë se kisha të qartë vetë, më kishte bërë ta merrja atë vendim.

Në shtëpi plasi furtuna. Ishin mbledhur të gjithë të festonin në një farë mënyre faktin që salla ishte gjetur, dhe cfarë salle tha babai para se unë të deklaroja vendimin tim për të shkuar në veri. Skishte mbetur njeri pa u angazhuar me ekspozitën, dhe vendimi im për të braktisur gjithcka, dëshira e pashpjegueshme për të shkuar në veri, ju duk të gjithëve një marrëzi që kapërxentë kapricion më absurde që kishin dëgjuar. Unë vetë skisha asnjë argument bindës për të qetësuar tallazin që krijova.

-     Cfarë do i themi gjithë njerëzve që kushtuan  kohën e  tyre për një muaj të tërë  që të

 ndihmonin?- pyeti babai i zemëruar nga që skuptonte përse po veproja në këtë mënyrë. 

E pashë si fajtore por heshta si ajo mushka kokëfortë që sdo të vazhdojë rrugën megjithëse e  qëllojnë me gurë. Kur e panë se me gjithë argumentet që sollën unë vazhdoja të mbahesha tek vendimi im i pallogjikshëm, u mblodhën në qoshe të dhomës së pritjes duke përshpëritur me njeri tjetrin e duke më hedhur vështrime sikur të isha një qënie jashtëtokësore që duhesha lidhur e  çuar në pavionin shtatëmbëdhjetë. Ime Më tundte kokën lehtazi. Ajo e dinte se kur më mbushej mëndja mua për dicka, nuk kishte njeri qe të ma ndryshonte.

-     Ë po kjo sdurohet! - Ja plasi më në fund vëllai i madh. -Ti kesh të gjitha gati për të

arritur suksesin e parë të një pune të gjatë dhe të lodheshmë, e në vend ti gëzohesh një salle ndricuese, të mbushura më pikturat e tua, ku do lëvrijnë cdo ditë dhjetra njerëz që do të vinë të shohin ato bukurirat që ke pikturuar ti; ku ti do jesh epiqëndra e  të gjithëve, ti vendos të lësh gjithcka për  tja mbathur në veri? A e di ti që unë i kam thënë tërë rrethit tim shoqëror që të vinë të vizitojnë ekspozitën tënde. Çfarë ti them unë tërë atyre njerëzve nesër, që motra ime e vogël eshtë e shkalluar nga trutë, ajo do lërë gjithcka se papritur vendosi të iki në një fshat të humbur të Tropojës se ashtu i ka krisur truri i vogël? Unë kësaj i them vetëvrasje profesionale!- Zëri i tij i lartë kumboi në tërë shtëpinë. Besoj se dhe fqinjët e kishin dëgjuar.  Ai shikoi rreth e qark për mbështetje,  hodhi një vështrim të fundit  në drejtimin tim, kur  e  pa që gjithcka ishte e  kotë, doli nga dhoma duke përplasur derën. Unë e  dija se në ato momente në qoftë se do të mundte ai do të më kishtë qëlluar fort fytyrë  ashtu sic bënte kur ishim fëmijë dhe unë e zemëroja kur bëja dicka që si pëlqente.

 E kuptoja që kishte të drejtë, por dija gjithashtu që nuk do ndryshoja mendim.  Kush kishte mbetur në dhomë, duke parë shprehjen e vendosur në fytyrën time, pasi më hodhën një vështrim mëshirues, një pas një lanë dhomën duke i thënë mamasë natën e mirë.

            Im Më, u ngrit pasi të gjithë kishin dalë, mu afrua ngadalë, më vuri dorën në shpatull, më dha nje puthje të lehtë në ballë e doli nga dhoma pa thënë asnjë fjalë. Heshtja e saj ishte më e  rëndë se sa fjalët e  vëllait, e  më bëri të ndihem fajtore për ç’ka po bëja, por as që mendova të ndërroja mëndje. Shkova në dhomën time të pregatisja rrobat që do merrja me vete. Sa për penelet, kavaletin, kanvaset do ti lutesha Mirtonit të ndalonim nga ateljeja nesër në mëngjes.

 

Të nësermën u ngrita herët. Degjova mamanë duke lëvizur në guzhinë. Era e  kafesë ishte shpërndarë në tërë apartamentin. Futa kokën tek dera dhe e përshëndeta. Mëngjesin ma kishtë pregatitur, mëgjithëse një shpresë e dobët i dukej në sy se mos më ishte kthyer mëndja gjatë natës. Kur më pa të veshur dhe me cantën plot me rroba, nxorri filxhanat, zbrazi kafenë e ma bëri me dorë të ulesha e të pija me të. Mëngjesin pothuajse e  kullufita pa e përtypur, dhe pasi mbarova kafenë, u ngrita, dhe e  përqafova fort.

-     Mama, mos u bëj merak për mua. Mund të rri tërë verën atje, - i fola butë, e që të mos

i shihja lotët, rrëmbeva cantën e kurrizit, dhe dola rrëmbimthi nga dera.

 

Më në fund pas shumë peripecish arritëm në fshatin e largët të Alpeve. Makina  e ekspeditës na la shumë më poshtë fshatit se nuk kishtë rrugë që vazhdonte për në fshat. Rruga që të conte atje ishtë një rrugë e ngushtë këmbësorësh. Natura në prag të verës shpalosej më një bukuri të pashoqe në të gjitha ngjyrat e saj. Pejsazhet mahnitëse, ku spikaste hërë pas hërë ndonjë malësor me veshjen e bardhë karakteristike apo ndonjë dre ishin marrëmëndëse.

Këto qenë përshtypjet nga kontakti i parë me ambientin që na rrethonte. Mirtoni me grupin e tij po shkonin e vinin duke prurë bagazhet që kishin lënë në mes të rrugës. Ata do të vazhdonin rrugën për në trevën ku do të fillonin gërmimet që ishte dy orë larg nga fshati. Para se te niseshin, ata duhet të bisedonin me të parët e  fshatit që të siguronin furnizim të përditshëm me ushqime.

Unë vendosa të mos shkoj me Mirtonin. U rregullova në shtëpinë më të afërt në hyrje të fshatit. Malësorët e fshatit ishin njerëz të mirë e shumë mikpritës. Asnjëri nuk cuditej kur më shikonin që ecja rrugicave të fshatit duke soditur natyrën, apo kur ndalja të vrojtoja shtëpitë e tyre. E dinin që isha piktore. Nuk më bezdisnin as me shikime e as me pyetje. Jepeshin pas punëve të ditës, duke më lënë të lirë në ece-jaket e mija. E ndjeja veten të lirë si asnjëherë më parë. Më dukej se bashkë me lartësinë kisha fituar një përmase të re.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti që  shtëpitë e reja ishin shumë të ralla. malësorët i qëndronin besnikë kullave të qëmotëshme ku familja e madhe jetonte në bashkësi ku respektoheshin doket e  vjetra zakonore.

 Kishin kaluar disa ditë që kisha ardhur, por akoma nuk kisha filluar të pikturoja.  Qënësia ime vazhdonte të përjetonte mrekullinë që shpalosej cdo ditë para syve të mi. Tirana dhe ekspozita nuk ekzitonin në mëndjen time.

Fillova të ngrihem më herët në mengjes që të përjetoja bukurinë e lindjes së diellit. Ngritja e  ngadalëshme e diellit, lëshimi i rrezeve mbi çatitë e  kuqe të kullave që  krijonin një aurorë mbi të tëre fshatin ishte  marramëndëse.   Ajri i pastër dhe uji i kthjellët i gurrave i jepnin ditës nje nuance që nuk e ndjeja në kryeqytët që deri tashti e kisha konsideruar si vendin tim më të preferuar. Dhimbja e kokës që më zintë shpesh në kryeqytet mu zhduk. Ndjehesha plotësisht e magjepsur. Legjendat e veriut nuk arrinin të përshkruanin cfarë unë ndjeja ato ditë në këtë zone të largët të maleve.

Në një inskursionet që merrja rreth e qark fshatit,  një kullë e bardhë, më e madhe se të tjerat mbuloi vizionin tim një ditë. Unë ndalova papritur dhe e tërë vëmëndja ime u thith nga pamja madhështore e kullës që ngrihej lart impozante. E vecuar nga pjesa tjetër e fshatit, lartësohej në pjesën më piktoreske të fshatit. Mbi kullë shiheshin majat e largëta të maleve që zbardhonin ende nga dëbora. Nuk e di pse, por nuk guxova të afrohesha e të trokisja në derë si e kishte zakoni i vendit kur një udhëtar kalon pranë një shtëpie. S’e di përse djeva  ndrojtje. Mbase ishte madhësia e  kullës, e mbase për shkak të maleve që dukeshin sikur do binin mbi mua nuk gjeta guximin te shkoja e  të trokisja?

Kur u ktheva në fshat pyeta mikpritësit e mij dhe mësova se në atë kullë banonte një familje e madhe dhe cfarë ishte më interesante, një malësore e moshuar, që i kishte kaluar të njëqintat. Kulla e Bardhë mu bë menjëherë e dëshiruar.

Cdo ditë merrja rrugën  për tek   kulla misterioze siç e quaja tashmë. Çuditërisht s’kisha parë asnjë nga banorët e saj të  hynin e  dilnin. Dhe unë vazhdoja të ndjeja të njëjtën ndrojtje të trokisja në derën e madhe e  të rëndë të kullës.  Deri tashti s’kisha pasur problem të miqësohesha me banorët e tjerë të fshatit. Mbase ishte mikëpritja karakteristike e zonës, zakoni i të përshëndeturit në rrugë, “Hej Burrneshe! Si po ka je?” pa të njohur, si dhe natyra ime e butë, që më krijoi ngrohtësinë për të mos e ndjerë veten ligsht gjatë vizitave të përditëshme në këtë fshat të largët që dukej sikur i takonte një bote tjetër. Por sa herë që i afrohesha  Kullës së Bardhë, diçka më ndalonte të ndjeja të njëjtën  lirësi.

Koha kalonte duke ma bërë  më të afërt këtë mjedis  dhe njerëzit që jetonin aty. Por kuriziteti im për të parë dhe njohur malësoren njëqindvjecare po kthehej në obsesim. Një ditë, tëk po merrja rrugën anash Kullës  së Bardhë, dëgjova ca zëra. Zemra më rrahu fort kur pashë një grua shumë të moshuar me një shkop në dorë e shoqëruar nga një djalë nja njëmbëdhjetë vjeç të dilnin nga kulla. Ndalova. Pamja që u çfaq para meje,  hyri në qënësinë time me një nxitim marramëndës.

 I shikoja të dyja, malësoren e moshuar dhe kullën. S’mund të thosha se cila ishtë më e vjetër. Fytyra e rreshkur e malësores dhe gurët e mureve të kullës kishin të njëjtin formacion gdhëndësor nga jashtë.  Dukeshin se vinin të dyja nga thellësitë e shekujve dhe të linin përshtypjen se ishin të përjetëshme. Çuditërisht ajo ishte e  gjatë. E gjatë dhe në mish të vet. Rrëgjimi i kockave që është i  zakonshëm në njerëz shumë të moshuar se kishte prekur trupin e  saj më se shekullor.

Njëqindvjeçarja, me gjithë vitet që i rëndonin, me flokët krejtësisht të bardhë që i dilnin prej rrobës së kokës, ecte drejt pa ia ditur për vitet e dukej sikur sfidonte shekullin që kishte kapërxyer dhe kullën e bardhë trikatëshe  prapa saj. Ajo dhe kulla e bardhë personifikonin lashtësinë e mbartur në ditët e sotme. Tashti e kuptoja ethen që e kapte Mirtonin sa herë që lajmi për një zbulim të  një treve re të lashtësisë arrinte në qëndrën arkeologjike.

Unë kisha dicka të tillë përpara syve, por krejt të ndryshme nga puna e Mirtonit, ishte një qënie e gjallë që mbartëte lashtësinë dhe qëndronte para meje e  personifikuar në këtë grua madhështore. Ethet për veriun mu shndërruan në dëshirën e fortë për të njohur botën stërgjyshore të kësaj gruaje.

Ajo më përshendeti e para me një buzëqeshje të lehtë sikur ta kuptonte hutimin tim. Që nga ajo ditë unë u bëra pjesë e shëtitjeve të saj të përditëshme.

E  rritur në ajrin e freskët të malit, me ujin e pastër të krojeve, Lokja e Madhe si e thërriste i gjithë fshati, nuk rrinte kurrë brënda.Cdo ditë shoqëronte të  stër-stërnipin, Bardhoshin, ndër lëndinat kur shkonte me dhen. Fliste ngadalë me zë të lehtë si pëshpërimë, gjë  që e bënte më të misterëshme e më të pakapëshme figurën e saj. Thoshin se dinte shumë legjenda të lashta, por kohët e fundit nuk para tregonte më.

Dëshira për ta skicuar portretin e saj më rritej cdo ditë e më shumë, por s’kisha guximin të nxirrja lapsin e bllokun në sy të saj e  ta vizatoja. E shoqëroja  në kullotjet e bagëtisë,  ashtu monumentale, të veshur me linjën e bardhë e me xhubletën e kuqe të qëndisur, siç ecte pas stërnipit dhe tufës së bardhë të  dhënve drejt lëndinave gjelbëroshe. E tërë kjo pamje ku ndërthurej ekzotika e naturës me atë të malësores së moshuar, më kishte thithur  të gjithën e dëshiroja ta konkretizoja gjithcka në pëlhurë.

Përpiqesha të skicoja çfarë shihja mëngjezeve të argjenta Alpine por e kisha të vështirë që të pasqyroja c’ka më shpalosej në lëndinat e gjelbërta. Megjithë frymëzimin që cdo gjë më krijonte, dora ime nuk po ishte në gjëndje të vinte mbi letër pamjet mahnitëse që sytë më përceptonin.

Mendova se do të ishte më mirë  t’ia filloja me  kullën dhe malet që e rrethonin. Për kortezi i kerkova leje Lokes së Madhe për ta pikturuar kullën.  Me shumë dashamirësi tundi kokën në aprovim. Shpesh vinte afër meje herët në mëngjes kur më gjente para kullës me bllokun në dore duke skicuar. I vërentë më kujdes për një copë herë, dhe largohej pa thënë asnjë fjalë. Vec unë i dalloja një tundje të lehtë të kokës. Fatkeqësisht e dija se në mëndjen e saj thoshtë, « Hej, hej mori cucë ! Po ti s’munesh moj e mirë, me i vu n’letër njikto mure të ktaj kull ! ». Por unë isha e vendosur ta përjetsoja atë kullë të lashtë dhe vazhdoja të skicoja që të arrija perfeksion në vijat para se të filloja të përdorja penelat.

Një mëngjes vendosa. Tendosa pëlhurën mbi kavalet dhe fillova të hedh penelat e para.  I kisha bërë mjaft skica kullës dhe  cdo detaj ishte tashmë i kristalizuar në mëndjen timë. Ju futa punës më pasion dhe ndjeva që dora ime po i bindej visionit artistik që ishte krijuar tashmë brënda trurit tim.

Punoja mbi pejsazhin e kullës, por mëndja më rrintë tek lëndina me figurën e pakapëshme të Lokes së Madhe diku në një skaj të saj. Shpesh shkëputesha dhe  shkoja në kullotë për të shpenzuar kohë me të. Ë gjeja njëqindvjecaren të ulur rrëzë një peme që mund të ishte po aq e vjetër sa ajo vetë duke vëzhguar stërnipin e saj të bukur, delet bardhoshe,  retë e tejdukëshme të fundit të pranverës që i bëheshin si kurorë maleve.

Një mëngjes, pasi kisha mbaruar pikturimin e Kullës, pata guximin ta   sillja kavaletin tek kullota. Prita sa drita e diellit  u përhap tejendanë lëndinës. E hapa kavaletin dhe e vendosa përballë Lokes së Madhe. Kulla e  gurtë, e  bardhë në një nuance të lehtë hiri spikaste mes malesh. Duke parë pejsazhin qeë shtrihej para meje s’di pse u ndjeva më e afërt me këtë grua shekullore.

Ajo ktheu kokën në drejtimin tim dhe e  përqëndroi vështrimin mbi kavalet. Sytë e saj stërgjyshorë, që zakonisht  nuk reagonin, bëheshin të gjallë vetëm kur shihnin stërnipin, i ishin ngulur pamjes së kullës në kanvas e mu duk se për një cast ngrinë. Ndjeti ashtu pa reaguar për një copë herë duke parë pikturën. Vjedhurazi i shihja sytë. Hera herës në to ndizeshin ca shkëndijëza e shprehja e fytyrës i ndryshonte si t’i lëvrinte dicka përbrenda. Dukej sikur e shihte kullën për herë të parë. Mbase s’e kish vrojtuar kullën ndonjëherë nga larg. Ndoshta duke e parë të përjetuar në kanvas,  kujtime të largëta i ishin ngjallur në trurin shekullor e tashti i rrokulliseshin mbi spërfaqen e kanvasit si urugan. Papritur buzët i lëvizën dhe zëri i doli si pëshpërimë. U kthye nga unë me sy të gjallëruar dhe thiri të nipin duke lëvizur dorën. Djali që ishte mësuar t’i kuptonte cdo lëvizje sado larg saj të ishte vrapoi pranë nesh. Ndoqi shikimin e Lokes së Madhe dhe vështroi kavaletin. I habitur thiri :

-     Po kjo është kulla jonë, e Madhja Nanë ?

-     Po or bir!- u përgjigj lehtë  ajo, - Ulu këtu pranë meje e shihe ma mirë.

I nipi ju afrua. Pranë saj, i vogli dukej si një filiz i njomë afër një trungu plot gunga e

nyje. Heshtja dhe dhe ndricimet e syve të tyre vlenin për mua më shumë se vlerësimi i cdo kritiku.

-     A munesh me ba edhe Nanë Madhen?- pyeti  papritmas vogëlushi, me dëshirën e

pavetëdijëshmë për të parë stërgjyshen e tij të lashtë  të përjetësuar si kullën.

Pa ju përgjigjur të voglit, kërkova sytë shekullorë për aprovim. Shikimi im shprehte një lutje dhe dëshirë aq të thellë, sa fisnikja njëqindvjecare, pasi më vërejti me kujdes për një copë herë, lëvizi kokën në miratim. Pata dëshirën e fortë të nxirrja blokun e të filloja menjëherë skicimin, por e përmbajta veten. Realizova atë që kisha guxuar vetëm të ëndërroja pa patur guximin të bëja kërkesën vetë dhe s’duhet të nxitohesha.

Pasi dha pëlqimin, Lokja e  Madhe, ktheu përsëri kokën nga kavaleti. Sytë ju ngulën aty ku zbardhte kulla dhe u duk se humbi në thellësi të viteve. C’farë mendimesh i vinin vallë në kokë? Do të jepja gjithcka që të kisha mundësi të mësoja se c’fare mendonte në ato momente.

Imagjinova stërgjyshërit e armatosur që hynin e dilnin në kullë, gratë e carrokët  që silleshin në oborrin para kullës, foshnjën e  saj në djep dhe atë, nuse të re dhe të bukur duke i dhënë gji foshnjës, dhe për një moment përfytyrova flakë që përpinin kullën dhe atë me krijesën e  vogël në krah duke vrapuar të fshihej diku. Apo, mbase në trurin e saj, vizioni i një vajze të vogël që kapte këndin e xhubletës së nënës së saj, e që shihte nëpërmjet lotëve gjak, tym, e flakë formohej? A e kujtonte atë kohë tepër të largët, kur edhe më i moshuari i fshatit e mbante mënd atë për tepër plakë?

Kureshtja për të ditur se c’përvijime kujtimesh i silleshin në trurin e stërlashtë po më gërruente. Truri i kësaj gruaje ishte si një arkivë e lashtë e padeshifrueshme. Sa e pacmueshme do të ishte sikur të gjitha ato që ajo ruante ne tru të shkrueshin diku.

Si ndjehej Mirtoni mendova kur kishte në dorë një pllakë të lashtë me skripte që ishin vështirë të deshifroheshin? Imagjinova  irritimin ë tij në një situatë të tillë dhe për herë të parë kuptova më mirë se sa e vështirë dhe e  çmueshme në të njëtën kohë ishte puna e tij. Kur të mbaroj portretin e saj, mendova do të pyes  familjarët e saj ne qofte se do të munden të më tregojnë disa nga ngjarjet dhe gojëdhanat që ajo kishte treguar nëpër vite. Doja që jeta e kësaj gruaje të moçme të mbijetonte jo vetëm si legjendë në këtë fshat të vogël, por anembanë Shqipërisë. U përqëndrova përsëri tëk fytyra e saj.

 Rrudhat e fytyrës nuk po i lëviznin, vetëm sytë i ishin gjallëruar së tepërmi sikur donin të flisnin. S’ia kisha parë sytë ndonjëherë kaq me jetë sa në atë moment. Mu duk se pashë gjuhëza flake t’i shpërthenin në bebëzat  larushe dhe më erdhi në kokë mendimi të pikturoja kullën të përfshirë nga flakët dhe armikun që largohej në sfond si hije.

Befas u çua duke parë me ngulm kanavacën. Sytë i ishin zmadhuar jasht mase. Kujtesa diku i kishte ngecur. Rrudhat e fytyrës ju happen dhe fytyra ju tjetërsua. Çfarë i ishte çfaqur përqark kullës? Cfarëdo që ajo përfytyronte në ato çaste duhet të ishte e paimagjinueshme, dicka që mëndja ime se kapte dot por duhet të ishte një pamje e lemerishme e mbarsur me një ngjarje tragjike që ajo e kishte mbartur të fshehur në trurin e saj prej mëse dhjetë dekadash nga ato kohë të largëta mundimesh.

E tjetërsuar, me fytyrë ku urrejtja i kishte prishur tiparet fisnike, u ngrit dhe eci drejt kavaletit, dhe ngriti shkopin.

I nipi, që  po ndiqte reagimet e Nanë Madhes, po e shihte Nanë Gjyshen  e  tij me habi. Iu u afrua me kujdes kësaj figure të panjohur për të që imazhet e  reflektuara mbi pëlhurë  e kishin tjetërsuar dhe e kapi lehtë në krah si ti kujtonte se ato që shihte s’ishin reale, por veç kujtime të largëta.

E  irrituar ajo u kthye menjëherë dhe pa me egërsi atë që kish guxuar ta prekte dhe dora që mbante bastunin, instiktivisht ju ngrit në drejtim të vogëlushit, por papritmas u ndal dhe sytë ju ndryshuan.

Fytyra bardhoshe, krelat e verdha që i binin mbi ballë, sytë e kaltër me shikimin e pastër fëminor, zhdukën butësisht përfytyrimet e nxjerra nga  thellësia e kujtesës dhe ajo u qetësua. Shikimi iu zhyt në bebëzat e djalit që reflektonin dashurinë e  pakushtëzuar për të, ku, si në  dy liqene të lara nga drita e diellit shpirti i saj gjeti prehje. Dy lot i rrëshqitën faqeve nga sytë e  tharë. 

Vogëlushi  e ndjeu ndryshimin dhe i buzëqeshi. Duart e  saj të rreshkura lëvizën dhe përfunduan butësisht në dy faqet e  djalit të vogël. Fytyra i dukej sikur thoshte, “Jo! Ata s’kishin mundur, megjithëse kishin bërë të pamundëshmen, të paimagjinueshmen. Ky filiz i njomë që qëndronte para saj me faqet buckane, i bukur si drita, farë e  pastër, e  mbjellë nga të parët dhe e mbartur brez pas brezi nga ajo dhe sishoqet e   saj ishte provë e  pakontestueshme që ata kishin dështuar.”

Zhyti dorën në krelat e buta, ndjeu ngrohtësinë e kokës së vogël, dhe ngrohtësia iu përhap në trupin e rreshkur. U kthye ngadalë e me të nipin përkrah u ul buzë të trungut të pemës njëqindvjecare. Ca regëtima jo të  zakonëshme ju ndjenë brënda kraharorit. U mbështet pas trungut, mbylli sytë, dhe ra në një prehje jotokësore që vetëm një stërgjyshore mund të ndjente.

Duke mbajtur frymën, shihja fytyrën e saj të qetë që pak më parë, e trazuar fort nga tallazet e së kaluarës, më bëri të ndjeja turbull bashkë me të, atë kapërxim të fuqishëm motesh.

Vështrova kavaletin. Një tis i lehtë gri, rrethontë kullën në pikturë, gjë që s’isha e  ndërgjegjëshme që e kisha reflektuar. Nuanca gri e shpërndarë në hapësirën në skaj të pikturës. të jepte përshtypjen e një tymnaje të ardhur së largu, tymnaje, që në atë kohë  të largët parathoshte gjëmën e afërt të tokës së djegur. Ndoshta  kishte qënë ky tis i lehtë gri që krijoi në imagjinatën e kësaj stërgjysheje vizionin e largët të hordhive që dyndeshin drejt tokeës amtare    i kishte ngacmuar kujtesën dhe kishte riprodhuar ngjarje ngjethëse të jetës së saj . C’farë vallë kishte kujtuar?

Gjithcka ishte mbyllur brënda qelizave të trurit të saj shekullor. Askush s’do të ishte në gjëndje të mësonte se c’farë plagësh  ju  hapën kësaj gruaje të lashtë në ato caste kur mëndja e saj u godit nga kujtimet e largëta. Ajo që mund të shihja me sy, ishte  stërgjyshja me stërnipin, të dy në prehje të shpirtit të njëri tjetri, ajo e  mbushur me rrudha qindravjecare që atij i dukeshin të bukura dhe fisnike, dhe ai, vogëlushi flokëverdhë me kokën mbështetur mbi gjoksin e tharë të saj, që shërbeu pak më parë si  balsami i plagëve dhe tallazeve të ndrydhura në shpirtin e saj, një pamje që më vonë unë do mundohesha ta ripordhoja  në kanvas.

 

Epilog:

Asnjëherë s’u pendova që braktisa pregatitjet për expozitën time të parë.Atë verë unë munda të përjetësoj në kanvas kuadro të mrekullueshme, pejsazhe ku spikaste herë kulla, herë njëqindvjecarja, herë vogëlushi me tufën e deleve në lëndinat e mbuluara me lule te bardha, apo malet me kurorën e mbuluar me dëbore.

Më vonë, kur hapa më në fund ekspozitën time të parë, për të cilën mu desh të kaloj përsëri nëpërmjet të njëjtave telashe, por këtë radhë pa shumë ndihmë, kisha zhgënjyer shumë njerëz  herën e fundit, kuadrot që u pëlqyen më shumë ishin ato të veriut. Pikturat ku njerëzit qëndruan më gjatë ishin portreti i Lokes së Madhe, dhe kullës së përfshirë në flakë. Por suksesin më të madh e  pati piktura, ku të dy stërnip e stërgjyshe preheshin tek rrëza e pemës së lashtë në krahët e  njeri tjetrit. Ishte e vetmja pikturë që mu kërkua menjëherë për tu përfaqësuar në ekspozitën kombëtare të pikturës që do të hapej vitin pasues.

 

  Ato katër piktura dhe disa të tjera i kam ende sot në ateljenë time dhe i ruaj me fanatizëm. I jap herë pas herë për ndonjë ekspozitë kombëtare, dhe mëgjithëse kam pasur oferta te vazhdueshme nga Museumi Kombëtar i pikturës dhe oferta të forta për ti blerë, ende nuk nuk jam gati të ndahem me to. E di që një ditë më duhet të marr një vendim të dhimbshëm, por për tashti ato janë aty, në ateljenë time të re.

  Shpesh ulem të shijoj  pikturat e koleksionit të veriut. Kujtimet e asaj vere më vinë në ato caste si një fllad freskues i asaj ikje rrebele drejt kaltërsisë së veriut, ashpërsisë së maleve, bukurisë së lëndinave të Alpeve, dhe njerëzve që jetonin në to.  Fytyra e rreshkur e Nënë Madhes dhe fytyra e njomë e Bardhoshit duket sikur më shikojnë me vëmëndje e duan të më pyesin dicka.

Në ato momente më  ringjallet imazhi i  vetvetes si  një vajzë e  re. Hedh një sy rreth e  qark ateljesë së mbushur, vlerësoj sa shumë kam arritur, por një boshllëk më kapllon shpirtin. Shikimi i tyre nuk më ndahet. E di.  Atë që bëra atëhere, nuk do të mundem ta bëj përsëri. Vajza rrebeluese nuk ekziston më brënda meje. Duket sikur Lokëmadhja e di, dhe një si hije i kalon nëpër sy. 

                                           



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora