E premte, 19.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973

E shtune, 21.05.2011, 07:59 PM


Lekë Tasi, Joe DioGuardi dhe Mustafa Xhepa
Lekë Tasi, Joe DioGuardi dhe Mustafa Xhepa

 

Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 

 

Nga BEQIR SINA, New York

 

Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 , Revolta që më pasë tronditi botën, dhe pushkatojë katër nga protagonistët të kësaj ngjarjeje, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja dhe Zef Pali.

 

NEW YORK CITY : Anëtarët e Bordit të Drejtoreve të organizatës Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane, AAFH, me bazë në Uashington, z. Mustafa Xhepa, dhe Lekë Tasi, erdhën në Nju Jork, për t'u takuar me ish kongresmenin republikan Joseph DioGuardi - Presidenti i lobit të parë shqiptarë në SHBA, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.

 

Takimi ishte në kuadrin e një sërë takimesh që kjo organizatë anti-komuniste në diasporë, po zhvillon kohët e fundit, në Uashington dhe Nju Jork, për të shpalosur misionin e saj përpara, zyrtarve të lartë të qeverisë amerikane, kongresmenve dhe senatorve amerikanë .

 

Në takim morën pjesë edhe Fatbardh Kupi, djali i nacionalistit të luftës së Dytë Botërore Abaz Kupi, ish i burgosur politik, zoti Ndrec Gjergji anëtari i senattit të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Mërgim, veprimtari i dalluar Gani Perolli, zoti Agim Boba, anëtari i kryesisë së shoqatës Vatra, zoti Zef Balaj, dhe editori i gazetës Dielli, z. Dalip Greca.

 

Në këtë takim përfaqësuesit e organizatës AAFH - mbasi folën për organizatën e tyre, i bënë të njohur DioGuardit, dhe qëllimin e këtij takimi. Zoti Xhepa dhe z. Tasi, duke folur në detaje ngritën disa nga shqetësimet e kësaj organizate, për çështje si ajo e vleresimit që duhet bërë i disa figurave historike të vendit tonë, të mbuluara nga pluhuri i harresës, ose të përbaltura nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, për më shumë se gjysmë  shekulli.

 

Për këtë qëllim një vend i veçantë në këtë takim iu kushtua 38 - Vjetorit të përkujtimit të Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 , Revolta që më pasë tronditi botën, dhe pushkatojë katër nga protagonistët të kësaj ngjarjeje, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja dhe Zef Pali.

 

Ish i përndjekuri politik Lekë Tasi, zoti Xhepa, Kupi, Balaj dhe Ndrec Gjergji, mbasi e njohën imtësisht me këtë ngjarje , që ende nuk ka marrë vendin e duhur, i kërkuan DioGuardit, të jap sado pak ndihmën e tij që të përgatitet një dokument dhe t'ju dorzohet kongresmenëve e senatorëve dhe qeverisë ameriakne , për krimet e kohës së komunizmit në Shqipëri. 

 

Ata thanë se në Shqipëri,  nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta, u shpallën “armik i popullit” 1.837 familje, me fiset e tyre, që u pesëfishuan më vonë në 9.000 familje nga tirania komuniste në Shqipëri. Pra, kjo ishte  nji katastrofë, nji masakër masive, nji gjenocid i vërtetë! thanë folësit. Ata thanë se kanë përgatitur një material voluminoz me krimet e komunizmit.

 

Dhe më e rënda për këtë shtresë, u tha nga folësit është se" përsëri plagët mbeten të hapura, dhe fatkeqësisht asnjeri prej atyre që i kryen këto krime, nuk përgjigjet, asnjeri nuk dënohet, dhe asnjeri nuk pengohet, moralisht ose ligjërisht, me ringjallë helmin e diktaturës së egër që mbajti nën thundrën policore nji popull të tërë, shqiptare e shqiptarë të pafaj e të pambrojtje…

 

Njëri prej folësve i tha DioGuardit, se ” për çudi, të të gjithëve, ata që i kryen këto krime ndaj popullit të tyre, janë ende në drejtësi - udhëheqin parti merren me politik, dhe janë deri në institucionet shtetrore, ambasadat e diplomaci, gazetarë e analistë në televizionet e majta në Shqipëri. Aq sa madje fare hapur dhe për karshillëk kanë akoma nostalgjinë dhe nuk tregojnë asnjë shenj pendimi për gjithë këto krime…”.

 

Spiunimi, poshtënimi publik, gënjeshtra, urrejtja, hakmarrja, arrestimi, tortura, burgimi, pushkatimi, internimi…lista e kalorësve apokaliptikë të komunizmit në Shqipëri ashtë e gjatë! për viktimat nuk bëhet kurrëgjë ndërsa ata që i kryen "krenohen" me krimet e tyre."

 

 

Në takim u folë gjatë dhe për gjendjen aktuale politike pas zgjedhjeve të 8 majit, si dhe për  rëndësin që ka edhe kthimi  pronave, pronarve të vërtet, si edhe dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, si gur themeli për ndërtimin e nji demokracie të shëndoshe e të qëndrueshme në Shqipëri. Megjithëse, qeveria është duke u përpjekur të bëjë diçka, ka ende shumë për të bërë, sidomos për të burgosurit politik dhe pronat.

 

Joseph DioGuardi, i cili është një avokat i çështjes shqiptare, udhëheqsi dhe themeluesi i të parit lob shqiptarë në Uashington, mbasi la Kongresin në 1989 ai ka bërë të paktën më shumë se 25 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, tregojë interesim për takimin, dhe informimin mbi ngjarje të tilla si ajo e Revoltës së Spaçit.

 

 Ai kujtojë se si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga sundimi komunizmit.

 

DioGuardi njohës i mirë i çështjeve shqiptare, tha se :"E vërteta është se shqiptarët, pas disfatës së fa shizmit dhe nazizmit, ranë nën pushtimin e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri, ndërsa shqiptarët jashtë saj nën ish Jugosllavi, që nuk eksiston më, mbetën gjatë nën sundimin e Titos dhe më pasë sundimin më brutal dhe genocidin e paparë, ndonjëherë të Millosheviqit."

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe, tha ai diskutimi për realitetin shqiptarë, dhe se çfarë po ndodhte atje me popullin shqiptarë nuk ishte ndërkombëtarizuar, asnjëherë, mbasi shumë gjëra  ishin fshehur dhe shumë të tjera shpesh ishin deformuar ose prezantuar në formë jo të drejtë nga ana e atyre që sundonin shqiptarët dhe veçanërisht nga ana e Beogradit, i cili bënte një propogande të fortë anti shqiptare, kudo edhe në SHBA. Vend ky sipas tij - ku njerëzit e UDB-së, kërkuan t'a shkatërrojnë Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), të parin lob shqiptarë në SHBA.

 

" Kjo, tha DioGuardi, kishte ndodhur edhe në Shqipëri me presekutimin komunistë një vend i izoluar totalisht nga perendimi dhe bota. Ndërsa nga njëra anë shqiptarët ndiqeshin dhe presekutoheshin nga UDB-ja, dhe policia serbe , në të gjitha trojet shqiptare në sundimin e ish Jugosllavisë, nga ana tjetër, edhe shqiptarët ndiqeshin e presekutoheshin nga regjimi i Enver Hoxhës."

 

Takimi kaloi në një atmosferë tepër miqësore dhe  u ra dakort që nëpërmjet kontakteve  te adhëshme me ndonjë kongresmen, senator apo zyrtar i lart i qeverisë të shtrohet për diskutim në Uashington dhe çështja e presekutimit komunistë në Shqipëri, gjatë sundimit gjysmë shekullorë.

Joe DioGuardi dhe Lekë Tasi
Joe DioGuardi dhe Lekë Tasi

Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi dhe Lekë Tasi
Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi dhe Lekë Tasi

Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi, Lekë Tasi dhe Mustafa Xhepa
Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi, Lekë Tasi dhe Mustafa Xhepa



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora