E shtune, 05.12.2020, 11:44 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ad Multos Annos, Gazeta Illyria

E premte, 20.05.2011, 06:41 PM


Ad Multos Annos, Gazeta Illyria

 

Me rastin e 20-Vjetorit të Botimit

 

Nga Frank Shkreli

 

Në fund të kësaj javë, gazeta e njohur shqiptaro-amerikane, Illyria që botohet në Neë York, feston 20-Vjetorin e themelimit të saj, me një darkë madhështore, ku janë të ftuar personalitete të njohura të politikës amerikane dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.   Ky është një përvjetor, për të cilin jo vetëm themeluesi dhe botuesi i parë, Zoti Harry Bajraktari(1991-1998), botuesi i dytë, Zoti Ekrem Bardha 1998-2006) dhe botuesi i tanishëm, Zoti Vehbi Bajrami, por i gjithë komuniteti shqiptaro amerikan është krenar për kontributin e kësaj gazet, qe tanimë është bërë një institucion i pandarë i komunitetit shqiptaro-amerikan.   Për më tepër, pasi zakonisht në dhjetë faqet e para ajo boton lajme e informacione në anglisht, gazeta Illyria është bërë edhe një burim ndërkombëtar lajmesh, duke numëruar në radhët e lexuesve të sajë antarët më me influencë të Kongresit e të qeverisë amerikane dhe më gjereë, të cilët kanë qenë dhe janë të ingteresuar per ceshtjet shqiptare.

Megjithëse kanë kaluar 20 vjetë nga botimi i numërit të parë dhe bota ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë cdo ditë, gazeta Illyria nuk është larguar as nuk ka devijuar nga parimet  mbi të cilat u themelua, duke mbuluar, në mënyrë të paanshme dhe objektivisht, ngjarjet në trojet shqiptare në Ballkan dhe në botë dhe ka pasqyruar me anë intervistash e deklaratash, qendrimet e qeverisë amerikane ndaj ngjarjeve në trojet shqiptare, sidomos gjatë  luftës për pavarësi të Kosovës.

E them me plot bindje se rolin që luajti gazeta Dielli në fillim të shekullit të kaluar për pavarësinë e Shqipërise, atë rol luajti gazeta Illyria në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21 për pavarësinë e Kosovës. 

Menjëherë pasi filloi botimin, gazeta Illyria zhduku një boshllek që ekzistonte deri atëherë, sidomos në informimin e të huajve, komunitetin shqiptaro-amerikan dhe me gjërë, duke u dhënë njohuri e përspektiva mbi gjëndjen e shqiptareve në Ballkan, e sidomos mbi gjëndjen në Kosove dhe mbi demokracinë e re në Shqiperi, që në ka kohë kishte filluar të hidhte hapat e parë. 

Mua dhe disa personave të tjerë, duke përfshirë edhe disa politikanë të shquar amerikanë dhe miq të shqiptarëve, si Senatori Robert Dole dhe Kongresmeni ëilliam Broomfield, na u kerkua ne atë kohë të komentonim në lidhje me rëndësinë e gazetës Illyria për komunitetin dhe më gjërë si dhe influencen qe filloi te gezonte kejo gazete c’prej fillimit.   I sjelle keto komente, gjitnnjë aktuale, te 20 vjeteve më parë, për të ilustruar faktin se  megjithse gjatë viteve u ndryshuan botuesit dhe redaktorët --disa prej tyre shumë të aftë, si Dalip Greca dhe redaktori i tanisheëm Ruben Avxhiu -- gazeta Illyria vazhdoi tu qendrojë besnike traditave më të mira të etikës se gazetarisë amerikane.   Po i sjell sipas rendit qe u btouan ne ate kohe deklaratat spontane.

Udhëheqësi i republikaneve në Senatin amerikan në ate kohë, dhe një përkrahës i fortë i shqiptarëve, sidomos i cështjes së Kosovës, dhe mik i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se:

“Illyria ka bërë një mbulesë të mrekullueshme të Ballkanit, sidmos të ngjarjeve që kanë të bejnë me konfliktin në ish-Jugosllavi.   Pervec mbulimit në kohë të ngjarjeve, ajo ka raportuar efektivisht mbi rolin e komunitetit ndërkombëtar në atë rajon.    Illyria është një burim i pacmueshëm informacioni për antarët e Kongresit, sic jam unë.   Presë që të lexoj gazetën Illyria për shumë vite në të ardhëshmen.”

Zoti Kristofer Hailand, ish- Drejtori Politik i grupit të Tranzicionit të Presidentit Klinton pat bërë këte deklaratë mbi rëndësinë që kishte për të gazeta e re Illyria:

“Si drejtor politik i grupit të tranzicionit të Presidentit Klinton, Illyria vazhdon të më informojë mbi ngjarjet tragjike në zonën e Ballkanit, mbi demokracinë e re në Shqipëri dhe mbi komunitetin shumë të rëndësishëm shqiptaro-amerikan.   Duke lexuar gazetën Illyria gjatë 15 muajve të fundit,unë kam shtuar njohurinë time mbi  krizën e paqendrueshme në Evropën Lindore.  Une e përshëndes gazetën Illyria si një mbrojtëse krenare  të demokracisë dhe barazisë dhe pres me ankth zgjërimin e mbulimeve të lajmeve dhe ngjarjeve anë e mbanë botës.”

Xhorxh Keni i entit jo- qeveritar Karnegie Endouvment për Paqë Ndërkombëtare pat thënë këto për gazetën Illyria:

“Më pelqen të lexoj gazetën Illyria dhe ua rekomandoj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe amerikanëve të tjerë.   Illyria është e dedikuar ndaj standardeve më të larta gazetarske.   Në secilin numër, ajo demonstron objektivitetin si edhe angazhimin e saj për gjëndjen njerëzore. Këjo është një gazetë me influencë.”

Unë në atë kohe isha neën drejtor i entit të Zërit te Amerikës për ish-Bashkimin Sovjetik dhe bëra këte deklaratë:

“Gazeta Illyria është gazeta shqiptare meë informuese dhe më objektive për cështjet shqiptare si për shqiptarë ashtu dhe për amerikane, si edhe për persona të tjerë anglisht-folës kudo.   Illyria shërben si burim i besueshëm lajmesh dhe informacionesh të freskëta për qarqet qeveritare dhe akademike, rreth gjendjes në Shqipëri, në Kosovë dhe më gjërë.   Me botimin e kësaj gazete, ata që merren më Shqipërinë dhe me Shqiptarët kudo, tani mund të lexojnë  dhe te mesojnë e te informohen rreth ceshtjeve shqiptare që gazeta Illyria i shpjegon  duke u bazuar në traditën më të mirë  të shtypit të lirë amerikan.”

Ish-Kongresisti Villiam Brumfild, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Dhomës së Deputetëve dhe mik i cmuar i shqiptarëve vlerësoi kështu në atë kohë, gazetën Illyria:

“Gjëndja politike në ish-vendet komuniste të Evropës Lindore është e paqendrueshme dhe e rrezikshme.   Eshtë e doemosdoshme që këto vende të jenë të vetdijshme në lidhje me këte situatë dhe të kuptojnë se ngjarjet e tanishme do të afektojnë këto vende në zhvillim dhe krejt botën perëndimore.   Gazeta Illyria më ka ndihmuar shumë të kuptoj më mirë krizën e vazhdueshme në Ballkan dhe në Evropën Lindore.   Këjo gazetë ka një mprehtësi dhe vlerë të madhe për mua.”

Dhe me ne fund, Zoti Xhim Harf, president i firmës Ruder Fin për Ceshtje Botërore  përmblodhi vlerësimet e asaj kohe për gazetën Illyria duke thënë:

“Në vorbullën e mjedisit të Uashingtonit, ku dijenia dhe njohuria e fakteve është një fuqi ose forcë (politike), gazeta Illyria është një burim i shkelqyeshëm informacioni për antarët e Kongresit, për Administratën, për diplomatët dhe për gazetarët nderkombëtarë. Këjo gazetë është një burim i pazëvendsueshem për të kuptuar Ballkanin.”

Megjithëse kanë kaluar 20 vjetë, unë do të beja sot të njejten deklarate dhe vlerësim, dhe jam i bindur se edhe personat e lartë përmendur do te benin të njëjtën gjë.   Duke marre  parasyshë rrethanat e sotëme ekonomike dhe në një kohë kur Interneti po zëvëndëson burimet tradicionale teë shpërndarjes  së lajmeve dhe informacionit, gazeta Illyria mbetet gjithnjë një burim i besueshëm lajmesh e komentesh.   Me këte rast uroj botuesin dhe stafin e vogël por krenar të gazetës Illyria për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të kaluar dhe për detuyrën e madhe që kryejnë edhe sot duke u dëshiruar “Ad Multos Annos”, Për Shumë Vjetë e Gëzuar 20 Vjetori Botimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora