E merkure, 24.04.2024, 12:21 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Puna e mirë, kurrë mos u harroftë

E premte, 20.05.2011, 07:38 PM


Kadri Mani

 

PUNA E MIRË, KURRË MOS U HARROFTË

 

Poetit e publicistit, (shqiptaro-amerikan), Zeqir Lushajt

(Një kartolinë shoqërore, në 60 vjetorin e lindjes, 8 Mars 2009)

 

O tek lenë dielli-o e praron hana,

Zeqir Lushaj-o ma nuk-o ban nana!

 

Kjo Lëvizja për Mirëkuptim e Paqe,

Ishte ylberi-o bre me shtatë harqe!

 

Me shtatë harqe-o me shtatë ngjyra,

Që n’mes nesh të pushojë mënxyra!

 

Del e na merr, me gaz n’Maqellarë-e,

Për ta bërë-o bashkimin kombëtar-e!

 

O Zeqir Lushaj-o mor tungjatjeta,

E falenderonte-o dhe Anton Çetta!

 

O Zeqir Lushaj-o nga Tropoja,

Fjalë floriri-o po nxjerr nga goja!

 

O fjalë floriri-o krejt poetike,

Për çdo pikë-o të gjendjes kritike!

 

Regjisor-o bre, përgatitni korin,

Që t’ia festojmë-o 60-vjetorin!

 

Me gjashtë libra-o një komplet-e,

O se kështu-o ka fort-o lezet-e!

 

U bashkërrit-o me Mujë kreshnkun,

Që ta luftojë-o bre munafikun!

 

O si n’errëisrë-o me dritë fenerit,

Me afsh gjakon pas emrit Omerit!

 

O pas Omerit-o nipit të Halilit,

O Agliçja-o lulja e parë e prillit!

 

O përtej Lanës e përtej Bunës,

Për birin e  Mujës e të Ajkunës!

 

Me nxitim ngjitet Alpeve-o përpjetë,

I shëlqyeshëm-o me notën dhjetë!

 

Mësuesi ynë i ri-o i Gegë-Hysenit,

Për busull e ka Lidhjen e Prizrenit!

 

Masivit Alpeve, Grykës Dragobisë,

Ju ka katërrithë-o biri i ardhmërisë!

 

Vullnetçeliktë-o gjithçka do t’mbërrjë

Si Omeri bjeshkës, me fëtyrën e tij!

 

O sa t’jetë jeta-o edhe jetoftë-e,

Puna e mirë, kurr mos u harroftë!



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora