E premte, 19.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale

E premte, 20.05.2011, 07:35 PM


Banorët e "Bashkësisë së Velezhës"  rrethi i Prizrenit të braktisur nga  organet komunale

 

Nga Asllan Dibrani

 

 Fshati Velezhë gjendet larg prej rrugës magjistrale Prizren – Therand, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth 4 km. Për të arritur gjer në fshatin Velezhë, rruga kalon nëpërmes fshatit Shpenadi ku kisha ta vizitoj një mikun timin Vitor Spaqin i cili banonte  po ne këtë fshat . Nën administrimin e zyrës civile të Velezhës janë: Shpinadija, Novaka, Caparci, Smaqi, Serbica e Eperme, Serbica e Poshtme dhe Trepetica. Velezha është e banuar tërësisht me popullate Shqiptare (Katolike) me afro 900 banor, ku prej tyre më së 60% jetojnë në shtetet e perëndimit. Momentalisht jetojnë rreth 400 banor po ashtu thuhet se edhe fshatrat tjera  kanë një numër të madh   të popullatës në emigrim .Në rajonin e Prizrenit është punuar  dhe po punohet po sikur ka një neglizhence te  ndërtimit dhe  investimit  në Bashkësinë lokale të Velezhës.  Ne fshatrat Shpenadi, Velezhe, Serbice, Trepetice, Smac qe gravitojnë në këtë Bashkësi lokale e qe sikur është harruar  dhe braktisur nga organet  komunale te Prizrenit. Infrastruktura e këtyre fshatrave ka mbetur nen mëshirën e kohës dhe natyrës   thekson zoti Vilson Spaqi  me çka jap  sinjale  dëshpëruese  edhe kur vijmë të pushojmë në atdhe  dimrave  jemi te mbytur nga   balta , kurse verës të  mbytur   nga era dhe ujërat e zeza. Ma tutje  sikur e plotëson vëllai tjetër Vilson Spaqi  duke rrëfyer  se  rruga e cilat lidhe me shtat fshatrat tjera, është rruge e cila i përngjanë  një rruge  të një  vendi ma të varfër me çka jemi te zhgënjyer nga kjo klase politike rajonale e Prizrenit por edhe ne shkallë shteti!Banoret e këtyre fshatrave disa herë kemi  bërë kërkesa,ankesa   dhe protesta  në KK të Prizrenit që ti merre në konsideratë, këto halle tona por  i kanë shti veshte ne të shurdhër?Në kemi   mbetur ne mëshirën e thuajse të askujt  u shprehen edhe  disa qytetar  Gjergj Marku,Gjoni,Nikolla,Mariani Genci etj.

 

Pastaj spontaniteti  i vizitës tone sikur e nxiti revoltën e atyre qytetarëve  të fshatit Shpinadi qe isha  si mysafir i rastit u grumbulluan  edhe ma tepër njerëz nga kureshtja, se   për çfarë qëllimi ishim shkuar. Kur morën vesh se ishim  si spontan, por pa kënaqësia e tyre dhe revolta spontane  me inspiroj që ta shkruaj një reportazh për këtë  rajon. Ata edhe ma me ngulm  një zëri  donin të jepnin dëshmi edhe ma tepër duke e zgjatur dorën në drejtimin e  një kanalizimi  qe ishte mbetur i pa kryer qe një kohë të gjatë .Ata njerëz të  nervozuar u shprehen se  njerëzit e korruptuar  i hapën këto kanale sa për me i mbulua investimet  dhe  hajnitë e veta  duke i varrosur nën tokë pa kurrfarë  funksioni !?.

 

Ujësjellësi, me  kanalizimet  veç sa e kanë  shkatërruan me tepër gjendjen dhe infrastrukturën. Është për tu çuditur kur kryetari i komunës dhe stafi i tij është shumë mire i informuar, nga ne qofshin ata te fshatrave që jetojnë këtu , qofshin mërgimtarëve  që vijmë  në pushime  theksuan  këta banore një zëri  të brengosur.

 

Për me dëshmua këtë realitet të hidhur  e kemi sjellë edhe një ekip të RTK, dhe beri xhirimet, ku i  zbuloj korrupsionin dhe  keqpërdorimin e këtyre mjeteve nga  njerëz te korruptuar. Ne këto treva nuk  mund  të gjesh gjërat ma elementare për jetën e njeriut si psh, shkollat i takojnë shekullit te 19`te nuk i plotësojnë kushtet aspak dhe nevojat për nxënësit  tanë të cilët e vijojnë mësimin thekson një burrë  i moshuar    me mustaqe dhe flokë të thinjura  i respektuar  nga bashkëfshataret tjerë .Zhurmën dhe revoltën e të tjerëve  qe ishin afruar aty sikur e krijoj një qetësi rrëfimi  i këtij burrit   qe vazhdoj  duke u shprehur  s'ka rrugë të asfaltuar, shtyllat e rrjetit elektrik janë jashtë normave ligjore, te thyera, te kalbura, ambulantë e cila figuron aty nuk i plotëson kushtet minimale për këtë zonë periferike të qytetit të Prizrenit.

Treva jone ka dhëne kontributet   gjatë periudhave të ndryshme gjithëkombëtar shqiptar, ku këtij ideali dhe për këtë ideal dha jetën edhe dëshmori i kësaj ane "Pal Paluca" dhe nuk jemi kursyer asnjëherë  ne të Diasporës  Shqiptare qe jetojmë atje   me investimet tona , po qe nuk ndërmerret  diçka sa ma shpejt ne e kemi plan ta bëjmë një kallëzim penal kundër kryetarit të komunës dhe njerëzve  tjerë kompetent për  anashkalimin e kësaj treve thekson nder thekson edhe një here miku im Vitor Spaqi i shoqëruar me bashkatdhetarët e vet. Pra qeveria apo qeveritë qe vijnë e shkojnë me premtimet e tyre marrin votat e qytetarit por i harrojnë shumë shpejt premtimet e dhëna  duke i harruar hallet e qytetarëve Pas një vështrimi kritik e  kësaj treve është mirë qe  vërtet te   ndërgjegjësohen njerëzit kompetent  te KK.të Prizrenit  dhe ta evitojnë këtë e të keqe me qellim që mos te lihet ndonjë   hapësire  dyshimi    ndonjë  ndikim  me prapavi politike  regjional apo  fetar .U ndamë nga këta njerëz    bujar , mikpritës dhe halle me shpresë se shpejti  do te  plotësohen dëshirat e tyre të arsyeshme  nga  organet kompetente të KK të Prizrenit.

 

Maj 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora