E enjte, 25.04.2024, 02:08 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen

E premte, 20.05.2011, 07:58 PM


 

Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Rimëkëmbja është sprovë burrnore, festë, ngjallje e çlirim nga vuajtjet

 

Festa e Pashkëve, është ngjarje kulminante fetare në jetën e të krishterëve. Nënkuptohet triumfi ; mbi mëkatin, mbi vdekjen, kalimi nga errësira në dritë. Ngjallja paraqet themelin e shpresës, e cila kurrë nuk mposhtet. Kjo e fundit përsosë dashurinë për individin, familjen, shoqërinë, shtetësinë... Dita e Pashkëve, që njihet edhe si e Diela e Pashkëve, festohet së bashku në familje dhe në shoqëri. Në çdo ambient urohet; " me shëndet dhe për shumë mote Pashkët!"

Shëndeti dhe Pashkët përcjellin dritaret, freskojnë me mjaltë jetën, paqën, jan Virtyt.

 

Kështu ishte edhe atë të diele Prilli, në familjen e mësuesve Berisha. Së bashku me familjen Gojani, përjetuam mikpritjen tradicionale, festën e Pashkëve, orën e historisë kombëtare, dëshiren për t' i kontribuar vehtes dhe familjeve shqiptare në qytetin Friedrichshafen am Bodensee.

 

Derisa zotrinjët: Luz dhe Prelë, lundronin duke biseduar me miqët në zemrën e kaltërt Bodensee,  Dardani, regjistronte këtë ambient me kamerën e tij, ndërsa unë meditoja liqenin e fshatit tim.

 

Spontanisht kujtuam në këtë ditë feste, disa ngjarje, pa të cilat edhe historia nuk e dij si do të dukej. Sikur tingëllon deri diku ngjashëm edhe sakrifica e të ndriturve të kombit tonë me shekuj deri tek ditët e Pavarësisë; 28 Nëntori dhe 17 Shkurti i pritur gjatë.

 

Lexova një ditë; kur fëmiu vjen në jetë, i rrethuar prej prindërve dhe familjes së gjerë, përcjellë ambientin për rreth një kohë të caktuar. Disa fëmijë vijnë, zhvillohen dhe shkojnë pa gjurmë, ndërsa të tjerët, të pjekur kujtohen përgjithmonë me gjurmët e tyre. Theksuam së bashku se ngjarjet përjetohen dhe përcjellen tek gjeneratat e reja, sipas rëndësisë që bartin.

 

Zonjat; Marie, Marta dhe Grishja i rrëfenin Lules se  ngjyrosja e vezëve- nënkupton rizgjim të natyrës, ringjallje në pranverë, jetë të re, dritë, zemër, dashuni, fat, menquri, gëzim, trimëri...

 

Bisedën e vazhduam me; mos provo të ikësh nga vetja, për tej lëkurës tënde ske ku shkon

 

 Në dimrin e vitit 1968 së bashku me babën, vizitova për herë të parë hallën time, Konviktin dhe shkollën normale në Prishtinë. Shqetësimin dhe lakminë time që të ulem në bankën dhe në shtratin e hallës, atë botë në shkallë e lexuan njëkohësisht halla, profesoresha e sajë dhe baba. Në çdo kënd të shkollës vëreheshin forca policore. 

 

 Një ditë Marsi të vitit 1981, profesoresha e klasës dhe e hallës time në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, foli: ecni bijat dhe bijt e mi, hapëroni me kohën faqebardhë, bashkohuni me motrat dhe vllezërit tuaj. Ju jeni dëshmitarët më të mirë të historisë tonë. Unë do të jem me juve sot. E lumtur dhe krenare dua të ju takoj edhe në orët e ardhëshme të profesionit tuaj.

 

 Në pranverën e 89 dhe 90- shit, Kosmaqi plak, vështronte dhe kundërshtonte bashk me të tjerët ndryshimet kushtetuese në Kosovën e tij. Turmën e demonstruesve në hekurudhën e Drenasit, e atakuan mitralozët e njësive të policisë speciale. Moren me vehte jeten e tre djemve të rinjë. Atë pasdite, plaku nga Berisha pyeti; nëse ju besohet të pabesëve, a ka bashkëjetesë me ata që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, që të vrajnë ditën e të qajnë natën, në hekurudhën e përgjakur? Mendonte në përgjegjësit politik të vendit.

 

" Mos e leni, malin me dushk, me ju ndryshkë allti e pushkë ", kësaj fjalie-porosi të  Adem Jasharit, që e foli z. Marash, ju bashkangjitën rrëfimet e përjetuara në vazhdim.

 

Verbimi i vetëdijshëm ishte mekanizëm i presionit të vazhdueshëm dhe mbijetesës

 

Dy vëllezërit mësues, Luz dhe Prelë Berisha, në vitin 1994, punëtorët e sigurimit shtetëror të Serbisë i kushtëzuan ; urdhëroni pasaportat, do të bëni detyrën më të ndershme në jetën tuaj. Do të bëheni bashkpunëtorë të shtetit në shkatrrim e sipër. Pasi nuk i pranoni, urdhëroni e rrefehuni, për veprimtarinë tuaj armiqësore. Do të ju vrasim të dyve. E dijmë që ju ilegalisht doni të kaloni kufirin shqiptar që të propagandoni kundër neshë tek dajët në Tropojë.

Lirimin, me kusht që të paraqiten ditën e nesërme në vazhdimin e bisedës informative, e shfrytëzuan të dyt, dhe kaluan në Shqipëri. Në vitin 1996 migruan në Gjermani. Jetojnë dhe punojnë në qytetin Fridrichshafen në rrethin Bodensee.

                                  

Luz  Berisha u lind me 4. 03.1952 në Jahoc. Shkollën fillore e kreu në fshatin Brekoc kurse shkollen Normale e kreu ne vitin 1972 ne Gjakovë. Prej asaj kohe e deri në vitin 1994, ka punuar si mësues në fshatrat; Grabanicë, Ramoc dhe Brekoc. Për arsye se ishte i përndjekur detyrohet të largohet nga Kosova. Është i martuar me Marijen dhe kan tre fëmijë: Linditen Leonardin dhe Luigjin.

 

Prelë Berisha u lind me 25.05.1956 në Jahoc. Shkollën fillore dhe ate Normale e kreu në Gjakovë në vitin 1976. Ka punuar si mësues në fshatrat;  Qifllak, Brekoc, Ramoc dhe së fundmi në Korenicë. Ështe l martuar dhe ka 4 fëmijë; Eduardin , Eliden , Ilirin dhe Dardanin.

 

Mësuesi Luz, i jepte ngjyrë dhe kahje bisedës, me përvojën, thesarin e Pedagogut

  

" Puna, edhe pse shpeshëher e mundimshme, është mjaltë për jetën, ndërsa dembelia ska asnjë send të mirë, është akull për nyjet. Njëra dorë e pastron tjetrën, të dy duartë së bashku, kur aktivizohen  bëjn qudira, e bëjnë botën më të mirë. Atje ku mungon gjykatësi i drejtë mungon edhe drejtësia. Jeto si trim, lufto trimërisht, kundërshto rënien si trim.  Prilli bën çfar të don., është edhe zëdhënës i festivalit të bretkocave në terr.

 

Më tutje vazhdoi me rrëfimin e viteve të 90- ta,; " lart për mbi kantën e bërllogut rrinin disa Pisa të ngritur, spiuj të verbër, torturonin vëllezërit dhe vetvehten, krenoheshin me të arriturën e tyre ".  Thithja e duhanit s' është burrnore, as femërore, më së pakut fëminore, është vdekjeprurëse. Miku duhet te jet gjithmonë mik i mirë. Nuk ka mik të keq, njeriu duhet të mbetet konsekuent".

 

Mësuesi Prelë theksoi; kurbeti na bëri të huaj, kurbeti na bashkoi

 

...shqiptari gjithmonë e ka patur traditë mikëpritjen, bujarinë dhe besen. Me sofrën bosh e zemren plot, e ka pritur mikun me fjalët: bukë, kripë e zemër. Kur z. Marash më njoftoi se do të  vij me mikun për vizitë, ndjeva një gëzim të madh dhe thash me vete: edhe këtu nuk jemi të harruar. Iu shtrüam bisedës haptazi, rikujtuam historinë.

 

Në përfundim të vizitës në këte familje bujare, mësuesi Prelë, tregoi kullën shqiptare në murë, të punuar me dorën e tij dhe na përcjelli me fjalitë; " Ringjallja shpirtnore shqiptare, frymon përkrah ekuilibrit paqësor dhe gjymtimeve që nuk na kurësyen fare. Shqiptarët në festën e Pashkëve nuk e harrojnë vuajtjen, luften çlirimtare, dhe krenohen me rimëkëmbjen e tyre ".

 

Për kontributin, në realizimin e kësaj teme i falenderoj të gjithë përsonazhet e lartpërmendur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora