E premte, 19.04.2024, 07:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

35 vjetori i uljes se njeriut ne Hene

E marte, 20.07.2004, 08:11 PM


35 vjet me pare me 20 korrik te vitit 1969, njeriu shkeli per here te pare ne nje bote tjeter. Astronauti Neil Armstrong doli nga anija me emrin Eagle duke u bere njeriu i pare qe shkelte ne siperfaqen e Henes.

Ulja e pare ne hene ishte kulminacioni i programit 8 vjecar Apollo, nje demonstrim dramatik i aftesise inxhinierike te Shteteve te Bashkuara qe nisi nga presidenti John Kennedy ne nje fjalim te vitit 1961 para kongresit. “Besoj se ky vend duhet te angazhohet per te arritur kete qellim para fundit te kesaj dekade per te derguar njeriun e pare ne Hene dhe kthimin e tij te sigurt ne Toke", tha ne ate kohe Presidenti Kennedy.

Ne kulmin e Luftes se Ftohte, kjo deklarate e presidentit ishte nje perpjekje per te nxjerre ne pah superioritetin teknologjik amerikan ndaj atij sovjetik, i cili kishte nisur satelitin e pare ne orbiten e Tokes dhe anijen e pare ne Hene, dhe se shpejti mund te mposhtete Shtetet e Bashkuara perseri me njeriun e pare ne orbiten e Tokes.

Por ne vitin 1969, konkurenca ne hapesire do te merrte nje drejtim tjeter kur Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michel Collins hyne ne modulin Kolumbia te anijes Apollo 11, e cila ishte vendosur mbi raketen gjigande Saturn-5.

Gati nje milion njerez u mblodhen pergjate plazheve dhe rrugeve ne bregdetin e Floridas prane qendres se fluturimeve ku tekniket benin pergatitjet e fundit. Njeri nga astronautet, Buzz Aldrin ndjeu nje si moment vetmie para se te hynte ne kabinen e ekuipazhit. "Casti me i paharruar i asaj dite ishte kur qendrova i vetem dhe i hodha nje veshtrim raketes gjigande. Ne qetesi, pashe diellin qe po lindete dhe atehere e kuptova se pas pak castesh do te niseshim ne nje rruge te gjate per nje ngjarje te lavdishme", tregon Aldrin.

Kater dite pas nisjes, pa asnje lidhje radiofonike me token, anija Eagle u shkeput nga Apollo 11. Kur u sigurua perseri kontakti me qendren e kontrollit ne Houston, Neil Armstrong konfirmoi se manovra ishte bere, duke thene, Eagle, Shqiponja ka krahe.

Por duke zbritur ne Hene, ai pa se sistemi automatik i drejtimit po i conte ata drejt disa gureve te medhenj. Armstrong e drejtoi vete anijen ne nje zone te sheshte te quajtur Deti i Qetesise.

Gjashte ore e gjysem me pas, dy astronautet dolen nga anija dhe filluan disa eksperimente, mblodhen copa shkembi dhe dheu. Neil Armstrong e pershkruan keshtu skenen:

"Eshte nje pamje teper e rralle dhe e vecante. I ngjan shume shkreteres se Arizones. Eshte ndryshe por shume bukur".

Gjate ecjes per 2 ore e gjysme ne Hene, ekuipazhi vendosi flamurin amerikan dhe mori nje telefonate nga presidenti Richard Nixon i cili e quajti kete nje arritje te madhe.

"Nga puna juaj, qiejt u bene pjese e botes se njeriut. Per nje moment te pacmuar ne gjithe historine njerezore, te gjithe njerezit ne Toke jane te bashkuar me krenari per ate qe keni arritur", tha presidenti Richard Nixon.

21 ore e gjysme pas uljes, austronautet Armstrong dhe Aldrin nisen raketat dhe u bashkuan me modulin Kolumbia me astronautin Michael Collins per tu kthyer ne toke duke realizuar keshtu ate qe Armstrong e quajti trashegimia e pashuar e Apollo 11-s.

"Arritja e rendesishme e Apollos ishte demonstrimi se njerezimi nuk eshte i gozhduar pergjithmone ne kete planet dhe se vizionet tona shkojne me tej se kaq. Mundesite jane te pafundme", tha Armstrong.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora