E premte, 19.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Kur do të shpëtojmë nga kthetrat e komunizmit?

E merkure, 18.05.2011, 08:00 PM


Kur do të shpëtojmë nga kthetrat e komunizmit?

 

Nga Reshat Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

 

            Ende nuk ka dale komunikata përfundimtare mbi rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet,  por unë mund të deklaroj me gojën plot se, pavarësisht nga ky rezultat, fitimtar mbetet kandidati i Aleancës për Qytetarin, zoti Lulzim Basha. Kjo ka arsyet e veta. Së pari sepse kemi të bëjmë me një qytetar të nderuar, të aftë për të drejtuar një bashki sipas modelit perëndimor, ku ai ka jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë. Së dyti për fushatën e qytetëruar europiane që zhvilloi gjatë një muaji në kryeqytet, ku çpalosi në mënyrë të qartë objektivat e tij mbi ndërtimin e  së ardhmes së këtij qyteti. Së treti për qëndrimin e tij dinjitoz dhe të matur gjatë dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve, gjë që i mungoi krejtësisht kundërshtarit të tij.

            Por unë këtë shkrim nuk dua ta mbush me lëvdata dhe hymnizime boshe të modelit komunist, siç veprojnë disa të tjerë, që u ka mbetur ora qysh më 8 nëntor 1941. Qëllimi im, si antar i Partisë Demokratike qysh nga fillimi i janarit 1991, duke patur detyra udheheqëse ne degën e qytetit tim dhe në qendër dhe qe do të vazhdoj të jem antar i saj pavarësisht nga rrethanat që mund të krijohen në të, është që të bëjë një analizë të rezultateve të këtyre zgjedhjeve sipas prizmit tim. Tani i kam kaluar të shtatëdhjetepesë vjetët dhe nuk dua që vendi të bjerë përsëri në batakun prej të cilit shpëtuam para njëzet vjetësh.

            Le të fillojmë me analizën. Sipas rezultateve të shpallura deri tani, Aleanca për Qytetarin ka fituar 30 bashki dhe 173 komuna duke fituar këshillat bashkiake dhe të komunave në 52.3% të tyre. Ka fituar gjithashtu edhe 7 nga njësitë bashkiake të kryeqyteteit. Ndërsa Aleanca për të Ardhmen ka fituar në 35 bashki dhe 103 komuna, ndërsa këshilla bashkie dhe komune 45.9% të tyre. Ka fituar edhe 5 nga njësitë bashkiake të kryeqytetit. Aleanca për të Ardhmen ka fituar në disa qytete të mëdha si Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora, Fieri, Kavaja, Rrësheni e të tjera, mirpo ka humbur këshillat bashkiake të tyre në Durrës, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Rrëshen e të tjera. Në rast se do të shikojmë rezultatet e partive politike ato janë si më poshtë: Partia Socialiste 27.6% ndërsa Partia demokratike 21.3%.

            Siç shihet kemi një rënie të Partisë Demokratike në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009 ku ajo mori 48.6% të votave, në karahasim me 46.4% të socialistëve. Unë mendoj se këto shifra duhen diskutuar seriozisht, që të korigjohen sa më parë, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, që nuk janë shumë larg (vetëm dy vjet) të kemi një ngritje të theksuar të përqindjes në favor të Partisë Demokratike. 

            Ç’duhet bërë? Më lejoni të paraqes mendimet e mia:

1. Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur kryesinë e saj. Megjithse kanë kaluar dy vjet, ende nuk kemi një kryesi të partisë, nuk kemi as nënkryetarë dhe as sekretarë. Ata që prezantohen si të tillë e kanë mbaruar atë mandat. Një gjë e tillë u reflektua edhe në këto zgjedhje, ku një pjesë e seksioneve apo grup-seksioneve pothuajse nuk u pyetën fare, gjë që shpuri në caktimin e disa kandidaturave të papërshtatshme të cilat dolën humbëse në këto zgjedhje. Këtë e tregoi rezultati i këshillave bashkiake ku fitoi Partia Demokratike në një kohë që kishte humbur kandidati për kryetar bashkie. Një fenomen i tillë pothuajse nuk ndodhi në Partinë Socialiste. Shembulli më i mirë i përzgjedhjes së drejtë është Lulzim Basha.

            2.  Një shkak tjetër është dhe, për mua, është shkaku kryesor.  Ky është mungesa e dëshirës për të zhdukur pasojat e sistemit komunist në Shqipëri. Kam bindjen se një gjë të tillë nuk duhet ta kërkojmë tek socialistët pasi ata, tashmë, dihet që janë trashëgimtarët direkt të komunistëve dhe aspak të ngjashëm me socialistët europianë. Të kuptohemi drejt. Nuk jam aspak kundra socialistëve, por dua që ata të shkëputen nga mbeturinat e sistemit komunist. Aktualisht të gjithë sot thonë se janë antikomunistë por, në të vërtetë nuk është kështu. Do të doja t’u kujtoja atyre fjalët e Hamletit, nga tragjedia me të njëjtin titull të Uilliam Shekspirit, drejtuar nënës së tij:

            - O nënë! Hidhe poshtë gjysmën e keqe të zemrës dhe jeto me gjysmën tjetër më të mirë!

            E pra, askush nuk e ka bërë një gjë të tillë. Deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë të dënojë të kaluarën.

            Tani le të ndalemi tek faktet.  Më 20 mars 2010 lexoj në median elektronike “Tribuna shqiptare” lajmin e mëposhtëm, shkruar nga Ajet Nuro:

“Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj komunizmin… Kuptojeni mirë, Një delegacion i Kombeve të Bashkuara i kërkon Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit...

            Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkoj që Shqipëria të dënoj komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar. Dhe kjo njëzet vjet pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.“

            Gjithashtu, në dhjetor 2010, lexova në median tjetër elektronike “Zemra shqiptare”, shkrimin e zonjë Sadie Kryeziu mbi një letër zyrtare, të nisur më 14 dhjetor 2010, nga ana ministrave të juashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, Zonja Kryeziu njoftonte se Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar letra, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit.

            Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Megjithatë mendojmë se nuk është vonë që edhe tani përfaqësuesit e shtetit shqiptar t’i bashkangjiten zyrtarisht kësaj nisme. Një gjë e tillë do të ishte në nderin dhe dinjitetin e çdo personaliteti  shtetëror  shqiptar. Të mos harrojmë se kjo është edhe një nga kërkesat kryesore që BE-ja dhe Kombet e Bashkuara i kanë paraqitur Shqipërisë.

            Dhe tani le t’i rendisim një nga një faktet për këtë nisëm të ministrave të jashtëm të disa vendeve të ish Europës komuniste. Në muajin prill të vitit 2009 në Tiranë u mbajt Kongresi i XVII-të i Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit. Në këtë kongres përfaqësuesi i shoqatës së Sllovakisë, zoti Piter Bierek deklaroi se në Sllovaki dënimi i fundit me vdekje ishte dhënë në vitin 1956. Krahasojeni këtë me vendin tonë kur dënimi i fundit me vdekje është ai i të paharruarit Havzi Nela, që u var në litar në vitin 1988 vetëm e vetëm pse kishte shkruar vargje  për  lirinë.  Ky  është

vetëm një shembull në vazhdën e mijra të tjerëve të ndodhur në sistemin diktatorial.

            Atëhere, çfarë bëhet për të nxjerrë në dritë këto krime? Është ngritur një komision për hetimin e krimeve të rregjimit komunist por, për fat të keq deri tani, megjithse ka kaluar një vit e gjysmë nga data e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e këtij komisioni, ende për ta nuk ka një seli ku të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Është caktuar Bordi Drejtues i tij. Janë emëruar drejtori dhe nëndrejtori i këtij institucioni dhe vetëm kaq. Kur do të fillojë nga puna? Kjo nuk dihet. Nuk e di se çfarë bëjnë përfaqësuesit e këtij institucioni për të kërkuar fillimin e aktivitetit të tyre.

            Është miratuar një rezolute mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit, në mbështetje të rezolutës analoge të miratuar nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës në vitin 2006, por deri më sot asnjë veprim tjetër nuk është marrë për zbatimin e saj.  Çfarë pritet?

            Ndaj dua të drejtoj pyetjet e mëposhtme:

1. Kur do të organizohet konferenca kombëtare me pjesmarrjen e përfaqësuesve të

parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave te përndjekurve, akademikve, historianëve si dhe eksperëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët?

2. Kur do të përmbushen detyrimet ligjore në lidhje me statusin e të përndjekurit politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin, dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër, si dhe akordimin e një fondi për gjetjen e të vrarëve dhe të zhdukurve me ose pa gjyq për arsye politike?

3.  Kur do të dënohet diktatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, dhe ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore?

4.  Kur do të rishikohen datat simbol të sistemit komunist    shënojnë  instalimin

diktaturës komuniste, si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore?

5. Kur   do     hapen  dosjet  e  ish  bashkëpuntorëvë    sigurimit    shtetit  për

politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive apo të shkruara?

6. Kur do të bëhen publike dokumentat që dëshmojnë krimet e rregjimit komunist,

përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim- Internimeve?

7.  Kur do të bëhet rishikimi i historisë dhe i teksteve të librave shkollore, hapja e muzeumeve, kthimi në muze i burgjeve të tmerrshëm, ngritja e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë nga rregjimi totalitar?

  gjitha  këto  kërkesa  janë  pjesë    rezolutës      miratuar      Kuvendin   e Shqipërisë. Atëhere përse nuk po zbatohet?

            Këto janë difektet e së djathtës shqiptare dhe kur themi e djathta nënkuptojmë Partinë Demokratike. Unë, antari i saj, i kërkoj që sa më shpejt të fillojë përpjekjet për zbatimin e kërkesave të mësipërme pasi, vetëm kështu, do të mund t’i bëjnë ballë ofensivës agresive të së majtës komuniste. Vetëm kështu do të mund të parandalojnë grushte shteti të tipit komunist të 97-ës apo të 21 janarit 2011.

            Mbetet në dorën e kupolës së Partisë demokratike të vendosë. Ne jemi në pritje.



(Vota: 16 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora