E shtune, 20.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm

E merkure, 18.05.2011, 07:59 PM


 

Më dhembje dhe Respekt u kujtua  12 vjetori I masakres se Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit ku vranë dhe masakruan 110 deshmorë dhe martirë të kombit.

 

PËRVJETORËT E MASAKRAVE JANË GJITHMONË TË DHËMBSHËM.

 

Nga Halil Gashi

 

Duke përkujtuar Masakren e Qyshkut Zahaqit dhe Pavlanit, ku para 12 viteve në mënyrën më barbare u vranë dhe masakruan 110  veta të kesaj treve , Kryeparlamentari I Kosovës Jakup Krasniqi tha se nuk mund të besohët as në Drejtësinë e as në njerzinë e Serbisë më politikën që ajo po bënë. Nderkaq, ministri i FSK-së Agim Qeku, tha se sa më shumë që po kalon koha , aq mq shumë po rritët Lavdia  e kësaj date.

 

Më rastin e 12 vjetorit të masakrës se Qyshkut , Zahaqit dhe Pavlanit ku në mënyrën më mizore u vranë dhe masakruan 110 martirë dhe deshmor të kombit të këtyre fshatrave u bënë homazhe dhe u vuan buqeta lulësh  nga Familjar , miq dhe dashamirë të tyre. Sot ,në shënjë respekti dhe për të ndarë dhëmbjen më familijarët dhe të afermit e të vrave   kishte arrdhë edhe Kryeparlamentari I Kosovës Jakup Krasniqi, Ministri I FSK-së Agim Qeku I shoqëruar nga Komandanti I FSK-së  Sylejman Selimi, Kreu I komunës se Pejës Ali Berisha më stafin e tijë si dhe dhe zyrtar të tjerë të pushtetit Qëndror dhe lokal.

 Aty para Lapidarve të ngritur në shënjë kujtimi për jetën dhe vepren e tyre , sot u vuan  buqeta lulësh të freskëta, ku  më zëmra të thyera dhe dhëmbjë të madhe nga   fëmijë jetim dhe familjarë  të tjerë u  derrdhën shumë lotë  për më të dashurit e tyre.Dhëmbja po bëhët gjithnë më e madhe dhe kujtimi për ta po bëhët gjithnjë e më  I rëndë shpreheshin sotë më lotë në sy familjarët e të vrave dhe të masakruarve .

 

“ Masakrat në Kosovë kanë qënë dhe janë shumë të dhëmbshme, ato mbesin të dhëmbshme jo vetëëm edhe tani port ë tilla do të mbesin edhe për brezat që vijnë , por  pa këto rënje  nuk do të kishte as fitore dhe sigurisht se brezi I ynë dhe I atyre qe vijnë  duhet të bëjnë shumë për të realizuar  aspiratat e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Pa gjakun e tyre nuk do të kishim  lirinë as ne  e as brezat që vijnë “ ,ka thënë Kryeparlamentari I Kosovës Jakup Krasniqi pasi që vuari buqeta lulësh dhe beri homazhe per te vrarët e kësaj masakre.

I pyetur se a besonë në drejtësinë serbe,ngase në Beograd po mbahet gjykimi I nje grupi autorësh të kësaj masakre Jakup Krasniqi u shpreh se nuk mund të besohët as në Drejtësinë e as në njerzinë e Serbisë më politikën që ajo sot  po  e bënë  

 

Nderkaq Agim Qeku ministër I FSK-së babai I të cilit u vra në kte masaker tha se sa më shumë po kalon koha aq më shumë po rritët  lavdia e kësaj date. Qyshku më Sakrificën e vetë po bëhët gjithnjë e më shumë hallkë e fuqishmë në Pavarësinë e Kosovës .Ne si familjar mburremi dhe do të jemi gjithmonë krenar më ata që u vranë dhe masakruan ngase nuk dashtën ta lëshojnë vëndin e tyre , qëndran në shtepitë e tyre për të ruajtur pragun e shtepisë  ka kujtuar ministri Qeku. 

Deshmorët e kombit do ti kujtojmë gjithmonë me rrespekt të thele tha kreu I komunës Ali Berisha I cili se bashku më stafin e tijë sot ngushlloi familjarët dhe nderoi të rënit. 

            Isha edhe unë në rradhë për tu pushkatuart por zoti më shpetoi aty mu vra vllai dhe gjashtë kusherinjët e mijë kujton Rexhë Kelmendi atë ditë të tmerit  të asj masakre më makabër  që mund të ketë përjetuar  ky vënd.  Për tmerrët e kësaj masakre kam deshmuar edhe në Gjykatën e Beogradit , atje ku po mbahet gjykimi I një  grupi të akterve të kësaj masakre , por kamë shpres të vogla që ata do të marrin denimin e merituar thotë Rexhë Kelmendi në kte përvjetor. 

 

Kam qenë 200 metra larg I fshehur nga horrdhitë qetnike që kanë filluar masakren rreth orës 7.30 të 14  Majit të vitit 1999 ,ata pas vrasjes kanë filluar ti kallin kufomat për të humbur gjurmët . Ishte ferr I vertet nuk mund të përshkruhet  një gjë e tillë . Ato krime mund ti kryejnë vetëm bisht e terbuara , kujton atë ditë Muhamet Hisvukaj. Për gjykimin në Beograd  të disa akterve , Muhameti mëndon se është vetëm farsë e Beogradit. Po të kishim shtetin tonë si duhët ata do të duhej të gjykohën ne Kosovë , aty ku e kanë kryer vepren e krimit  shprehet ai më mllef  duke thënë se drejtësia nuk do të shkoi në vënd për keto krime të bera. Ai shprehet I pa knaqur edhe më atë që ka bërë shteti I Kosovës për familjarët e ketyre deshmorve dhe martirve , duke kerkuar një përkujdesjë shumë më të fuqishme institucionale për ta. 

Buqeta luklësh dhe homazhe u bënë edhe në Lapidarët tjërë të kësaj masakre që tronditi  botën demokratike . Lavdia dhe kujtimi për ta do të mbetët gjithmon kujtim  për brezat  qe vijnë për të kujtuar sakrificën etone  në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora