E premte, 19.04.2024, 08:48 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”

E merkure, 18.05.2011, 07:50 PM


U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”

 

Nga Milazim KADRIU

 

Organizuar nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” në  amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare, në Prishtinë, u përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”. Në këtë monografi janë përfshirë biografitë e 65 dëshmorëve të rënë gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Në përurim ishin të pranishëm familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës dhe qytetarë liridashës të vendit. Me ftesë të Redaksisë, në përurim, mori pjesë edhe z. Alfredo Bider,  nga Biella e Italisë, vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Françesko Bider, i cili ka rënë  “Te Rrasa e Kosharës” më 7 maj të vitit 1999. me këtë rast u tha se e veçanta e edicionit: “Feniksët e lirisë” qëndron në faktin se të dhënat për biografitë e dëshmorëve janë vjelë dhe vilen nga dora e parë, nga bashkëluftëtarët dhe familjarët e dëshmorëve dhe nga burime të tjera relevante, të cilat hedhin dritë mbi ngjarjet më të rëndësishme të luftës sonë heroike, çlirimtare dhe fitimtare.

 

Anëtari i Redaksisë, dr. Sabahajdin Cena, para të pranishmëve, që morën pjesë në përurim  foli për përkushtimin e dëshmorëve, të cilët me gjakun e tyre nënshkruan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu foli edhe  për punën angazhimin këmbëngulës, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet realizimi i këtij projekti. Edhe kjo monografi sikur edhe 12 të tjera t,të deritashme, është vazhdimësi e punës  shkencore hulumtuese të bashkëpunëtorëve,të bashkëbisedueseve e të bashkëluftëtarëve ,përkatësisht të bashkëkohësve  të kësaj ngjarje  të madhe që drodhi e përdrodhi rrjedhën e historisë së kësaj toke që po lahet me gjakun e bijëve të vetë me shekuj.

 

Në këtë libër lexuesit  do ti kënaqet kureshtja gjatë zbulimit ët njohurive  për lëvizjen tonë kombëtare  në tërë rrafshin organizativ prej ilegales së Zahirit,Edmondit e Hakifit e deri te lufta frontale  e Abedin Rexhës .Shkëlzen haradinajt e Adem jasharit,në Prekaz,Gllogjan,në Tabet e Llapashticës apo në Krushën e Madhe të Ukshin Hotit. Shkrimet e këtij libri mbajnë vulën  e evolucionit ët instrumentit të forcës që shpërtheu  si uragan dhe gëlltiti  njëherë e përgjithmonë  artilerin serboçetnike  që pretendonte mbajtjen e tokës  së huaj,tha Cena.

 

Në emër të familjeve të dëshmorëve një fjalë rasti e foli, z Afredo Bider, i cili u shpreh krenar për veprën heroike të vëllait, në çlirimin e Kosovës. Në fund, bashkëpunëtorja e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”, Fetnete Ramosaj u shpërndau familjarëve të pranishëm të dëshmorëve librin “Feniksët e lirisë-13”. Në  këtë monografi janë përfshirë biografitë e  65  dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës ,të rënë  për liri.

 

Në këtë monografi janë të përfshira jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve: Adnan Refik Loku,   Afije  Ademi – Jashari,   Afrim  Xhafer Gashi,   Agim Zukë Osaj, Agron Nimon Mehmetaj, Arben Avdyl Ukshini, Armend Selim Daci, Arsen Daut Mazrekaj, Arton Ahmet Mehmetaj, Avni Bislim Kutllovci, Azem Ukë Muslijaj, Bahri  Ferat  Kuçi, Bajram Ukë Muslijaj, Bashkim Tahir Muleta, Besim Rexhep Muleta, Besnik Sali Jasiqi, Burhan Mexhid Zeneli, Elfije Sadik Jashari, Enver Jahir Tahiri, Enver Malë Dobraj, Eshim Nuhi Gashi, Fatime Sadik Jashari, Fatmir Xhafer Gashi, Fatmir Smajl Nimanaj, Feriz Sheremet Thaçi, Fetah  Osman Rexhepi, Françesko Xhuzepe Bider, Hamdi  Ismet  Krasniqi, Hamdi Kadri Ferati, Hamdi Sadik Jashari, Hamdi Sejdi  Sejdiu, Hasan Ramë Jashari, Hasim Misin Halilaj, Kadri Sadri Kokollari, Kemal Halim Thaci, Kiani Menduh Bela, Korab Masar Binxhia, Lulzim Gani Morina, Mentor Isë Humolli, Mentor Ismet  Retkoceri, Musa Rexhep Qerimi, Musa Xhafer Hajrizi, Nikë Sokol Hajdari, Nuhi Behxhet Rexhepi, Osman Fetah Rexhepi, Përparim Ismet Ferizaj, Ramadan Islam Muleta, Ramiz Sadik Jashari, Reshat Sherif Shehu, Sabit Garip Loku, Sadik Qerim Jashari, Sadik Ymer Guri, Sali Beqir Çeka, Sali Muhamet Ferizaj, Samidin Muhamet Emini, Shefqet Fazli Mustafaj, Shemsi Ukë Muslijaj, Shkëlzen  Sylë  Syla, Shpend Sefer Berisha, Sylë Januz Bezeraj, Vezir Nezir Jashari, Visar Mustafë Hoti,  Xhevat Muharrem Sejfijaj,  Xhevat Ymer Kasapi. Monografia “Feniksët e lirisë-13”  ka 244 faqe,ku janë përfshirë shkrime,portrete dëshmorësh,fotografi të monumenteve  të përjetësisë... U shtyp në shtypshkronjën  “Shkrola” në Prishtinë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora