E enjte, 18.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Libër i veçantë me vlerë të veçantë

E premte, 13.05.2011, 07:56 PM


LIBËR I VEÇANTË ME VLERË TË VEÇANTË

 

Nga Bilall Maliqi

 

Doli nga shtypi libri me kumtesa e titulluar ”Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë” botim i veçantë i Shoqatës së Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore në Preshevë.

Në brendinë e saj, libri në fjalë ngërthen kumtesa të cilat për nga karakteri ishin të fokusuara në temën “Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë”  nxjerrë nga Tribuna shkencore e mbajtur në Preshevë  më 24 dhjetor 2010.

Që nga themelimi i  kësaj Shoqate të vetme e këtij lloji në Luginën e Preshevës, kjo ishte Tribuna e parë shkencore e organizuar me këtë temë dhe zgjoi interesim të madh nga të pranishmit sepse me kumtesat e tyre u paraqitën emra të njohur të kësaj lëmie të cilat u lexuan po në këtë ditë e që pastaj të mblidhen dhe të botohen në këtë botim të veçantë.

 

Brendia

 

Thamë më lart se ky libër shoqërohet me kumtesa shkencore të lëmisë së caktuar nga Tribuna e mbajtur dhe se bartës të këtyre kumtesave ishin emra të njohur të kësaj fushe siç janë: Prof. dr . Ramazan Bogdani, Besim Zekthi, Prof. Dilaver Kryeziu, Zejadin Ismaili, Sami Piraj, Demir Krasniqi, Mr. Xhahit Ramadani, Xhemaledin Salihu dhe Sali Rrustemi të cilët me kumtesat e tyre shpalosën secili në mënyrën e vet Çështjen e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë.

Libri fillon me parathënien e shkruar nga Prof. dr. Ramazan Bogdani “Mjeshtër i Madh” (Tiranë), me titull “Vallet e Luginës së Preshevës- Kosovë”. Më pas jepet edhe fjala përshëndetëse e kryetarit të Shoqatës z. Xhemaledin Salihu.

 

Kumtesat

 

Të gjitha kumtesat e lexuara në Tribunë nga autorët e pranishëm në sallë, por edhe të atyre që për shkaqe të ndryshme nuk munden t’i lexojnë kumtesat e tyre, redaksia e këtij libri vendosën që t’i publikojnë të gjitha sepse me të vërtetë ishin studime të cilat do t’i shërbejnë në masë të madhe kësaj fushe të caktuar.

Prof. Dr. Ramazan Bogdani në këtë libër është prezantuar me kumtesën e tij  e cila u lexua në Tribunë me titul ”Vallja e Shotës  një krijim i bukur erotik kosovar “, për të vazhduar me kumtesën e tij kryetari i shoqatës z. Xhemaledin Salihu me titull “Valle popullore të vjetra në Preshevë”- Aspekte të pozitës së kulturës të shqiptarëve në Preshevë. Prof. Dilaver Kryeziu u fokusua me kumtesën e tij me titull “Për disa karakteristika  të vallëzimit popullor në krahinën e Karadakut”. Z. Besim Zekthi nga Tirana (Mjeshtër i Madh), u paraqit me një kumtesë të shkurtër por mjaft domethënëse me titull “Përpunimi  dhe zhvillimi i valleve krahinore të Preshevës”. Zejadin Ismaili muzikolog nga Kumanova në këtë libër prezantohet me kumtesën e tij të lexuar në Tribunë me titull “ Tradita e valleve  popullore shqiptare në Karadak të Kumanovës e më gjërë”. Sami Piraj edhe pse nuk ishte prezent në Tribunë dergoi kumtesën e tij e cila poashtu është bërë publike në këtë libër. Titulli i kumtesës së tij është “ Raporti i grupeve amatore dhe profesioniste”. Demir Krasniqi, pedagog i kulturës muzikore, krijues i këngës popullore, kompozitor, mbledhës i folklorit muzikor dhe gazetar në këtë libër u prezantua me dy kumtesa të derguara enkas për Tribunë e këto janë: “Karakteristikat e valleve tona popullore” dhe “Simbolika e lëvizjeve  në vallet tona popullore”. Nga Bujanoci me kumtesën e tij me titull “Vallja e Deli Agushit” u prezantua Mr. Xhahit Ramadani. Kumtesa që e përmbylli Tribunën por edhe këtë libër ishte “Vallja popullore” e arsimtarit të muzikës z. Sali Rrustemi.

Libri vazhdon edhe me fjalën përmbyllëse të kryetarit të Shoqatës z. Xhemaledin Salihu  “ Disa fjalë për tribunën shkencore”. Ndërsa kopertinat e këtij libri i mbyll pasthënia e shkrimtarit preshevar Jonuz Fetahaj me titull “ Nismë për të ruajtur vlerën e trashëgimisë kombëtare”.

Libri në fjalë është i shoqëruar edhe me fotografi të cilat e bëjnë edhe më tërheqës për lexim dhe i plotëson të gjitha kriteret për botim si në aspektin përmbajtësor tematik por edhe në ate teknik dhe grafik. Në të ardhmen presim edhe Tribuna të tjera me rëndësi dhe botime të tjera të këtij lloji në kuadër të kësaj Shoqate…



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora