E premte, 29.03.2024, 11:26 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë

E premte, 13.05.2011, 06:58 PM


 

Më rastin e promovimit të katër veprave të Raimonda Moisiut  në Pejë

           

Krijuesit shkrijnë kufijtë

 

Nga Halil Gashi

 

Shkrimtarja dhe poublicistja shqiptare që jeton në SHBA, Rajmonda Moisiu, pikërisht ne ditën e pesë majit kur Peja shenonte ditën e deshmorve te Kombit , kur më dhembje , mburrje por gjithsesi me krenari të jashtëzakonshme , kujtonte 187 deshmorët e sajë , ajo kishte  zgjedhur jo rastësisht  kte qytet për të bërë përurimin e krijimtarisë së saj, që tash sa vjet e zhvillon jashtë atdheut dhe  larg lexuesit të saj. Katër libra të zhanreve të ndryshme, ashtu siç është e gjithë krijimtarisa e saj, janë prezantuar nga miqtë e saj nga Shqipëria dhe Kosova në teatrin “Istref Begolli” në Pejë. Kam zgjedhur Pejën sepse këtu e kamë parë lidhjen me qyteti tim Korçën, ka thënë vet autorja duke bërë krahasimin “vij në Pejën e Azem Shkrelit nga Korça e Dritëro Agollit”.

 Është kohë e fundit që krijuesit të prezentohën , të bejnë promovime librash , dhe idesh jo vetëm në qytetet e tyre , apo kryqytete, është kohë që pikrisht ata të thejnë keto mure  të ngritura, ashtu sikurse ishte muri I heshtjës në mes të kombit shqiptar për më shumë se 50 vite i ngritur artificialisht në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ishin pikërisht disa na ata djemë  që kete murë e thyen në betejat e lirisë të cilët i kujtonte Peja më krenari atë ditë kur Raimonda erdh te thei edhe ketë mur heshtjeje krijuesish më organizimin e promovimit të katër veprave të sajë në Pejë.

 

 Kush është Krijuesja Moisiu

 

Raimonda  Moisiu Prozatore, publiciste, tregimtare... Eshte lindur ne qytetin e Korces. pas mbarimit te shkolles 8 vjecare me rezultate te shkelqyera vazhdon studimet ne shkollen e gjuheve te huaja ne Tirane.  Pas perfundimit te studimeve kthehet ne qytetin e saj dhe punon mesuese e gjuhes angleze ne shkollat e mesme te Korces. Qe ne rinine e saj te hereshme ka qene e dashuruar me letersine. Pasioni i saj ka qene publicistika dhe perkthimi. Gjithmone ka qene kerkuese dhe kembengulese ne histori e ne zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat dhe traditat me te mira te Atdheut dhe te njeriut.  Raimonda Moisiu jeton dhe punon si qytetare amerikane ne Hartford, Connecticut bashke familjen e saj. Eshte organizatore dhe aktiviste e palodhur ne Komunitetin Shqiptar te Hartfordit, pwr çfarw wshtw shpallur edhe gruaja e vitit e komunitetit nw Hartford. Vazhdon te shkruaje dhe te perktheje shkrime te shumta, duke u bere nje emer i njohur dhe i respektuar i medias dhe komunitetit tone anembane.

 

Lirika e Raimonda Moisiut është një lirikë e kapshme në strukturë

 

Folësit që kanë folur  për veprën e saj e kanë vlerësuar si një personalitet i shumëfishtë, si krijuese, poete, stuijuese, publiciste dhe aktivitste e angazhuar e komunitetit shqiptar në SHBA, ku është edhe anatëre Shqoatës së shkrimtarëve shqiptarë të Amerikës.

Dy miqtë e krijueses Moisiu  Kozeta Zavalani dhe Pëllumb Gorica e kanë prezantuar krijuesen para publikut pejan. Gazetarja dhe shkrimtarja Zavalani, bashkëqytetare e saj nga Korça ka thënë se është aftësia e thurjes që kanë femrat e këtij qytetet, që e ka  bërë poezinë e tillë të autores. Poezia e Moisiut është kryesisht lirikë e dashurisë që shpreh ndjenjat më të bukura, është një shpërthim i vetvetishëm që shpreh aspekte të fshehura të botës së brendshme të femrës dhe nxjerr femintetin e saj, ka thënë Zavalani duke velërësuar se veç  poezisë Raimonda Moisiu ka të gjitha zhanrët e shkrimit me të katër stinët e vitit në to.  “Ne krijimtarine e Raimonda Moisiut poezia është krijim i vetvetishëm dhe estetikisht i vetëmjaftueshëm, ajo është vlerë e nje qenie e pafrenueshme, që barazohet me vullkanin e fashitur, i cili as që dihet se kur, si e përse shpërthen, përmbys gjithçka që e mban të burgosur dhe fiton lirinë, ashtu siç fiton shfrimet e saj spontane e të papërmbajtura.

Poezia apo arti i orakujve, si zhanri parësor i krijimtarisë letrare, te Raimonda Moisiut vlerësohet si mishërimi më praktik i fjalës, i gjuhës në tërësi, ku poetja evokon me gjuhën e së bukurës perceptimet për jetën e universin.

 “Në çudinë e fajshme të së pafajshmes, në parvazin e shtratit të argjëndë, si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve; shtrati ynë është përplot me ëndrra, si shporta me trëndafila në belin e drenovares ( një gjeturi tipike e tabanizuar në trevë). Beli i drenovares, një krahasim që të idilizon dhe të ndjenjëson në tejkulme dhe mendimi endet, për të përfytyruar a fantazuar këtë bel evidentues, femeror... që gazmon lirikisht”... ka thënë nder te tjera  Kozeta Zavalani

Për veprën e publicistikës së saj kanë folur edhe  studiuesi nga Elbasani Pëllumb Gorica që në librin “Mosha e Intelektit” me reportazhe, portrete, ese, kushtuar figurave të ndryshme dhe ngjarjeve të ndryshme, arrin të portretizoje por jo të himnizojë, të bëjë përshkrimete ndjeshme paraonamike të natyrës dhe paraqitjen e vlerave kombëtare dhe integruese të shiptarëve.  Kurse ,Studiuesi  kosovar Prend Buzhala ka vlerësuar librin me intervista me disa personalitete  dhe mënyrëne dialogimit që ka bërë me personazhet e saj.

Vetë autorja ka thënë se autori ndjehet mirë kur është me lexuesin e vet, posaçërisht për faktin se ajo jeton në diapsorë. “Të jesh shkrimtare në diasporë dhe larg lexuesve nga atdheu është shuam vështirë, sepse të mungon atdheu dhe duhet patjetër të jetosh me emocionet e mungesës së atdheut, të cilat duhet t’i përshkruash gjërat në imagjinatën tënde ashtu siç ndodhin në atdhe” thotë  Moisiu. - Fizikisht jam në Hartford, shpirtërisht jam në Korcën time, në erën e blirëve, në tingullin e serenatave, pranë varreve të të parëve të mi - shprehet Raimonda, ngapak e përlotur , lotë që flasin sa i mungon Korça dhe Atdheu.



(Vota: 9 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës Miradije Gashi: Gjuha e jonë sa e mirë! Ilirjana Koliqi – Ramaj: Flasin mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore Shqiponja Duro: Poeti Jeton Kelmendi promovon në Bruksel botimet e reja në anglisht dhe frëngjisht Asllan Dibrani: Festa e Pashkëve "Ringjallja e Krishtit" u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë Lekë Preçi: Përkujtim dinjitoz i Dëshmorëve dhe Martirëve nga Hereqi Xhevat Muqaku: Rifilloi mësimi plotësues i gjuhës shqipe në qytetin Stuttgart Viola Shkëmbi (Koka): Ora letrare shqiptare në Tërgajë të Malit të Tuzit Luan Çipi: Për drekë në Çikago, te Llazar Basko Pëllumb Gorica: Lezha - qyteti i historisë dhe artit Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë Murat Gecaj: Tekstet me përmbajtje kombëtare, të të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë Pëllumb Gorica: Vështrim rreth tregimit “Profil vetëmjaftueshmërie” të Lida Lazajt Abas Fejzullahi: Në Reinach të Zvicrës përkujtohen ngjarjet e vitit 1981 Pëllumb Gorica: Promovohet vëllimi poetik “Duke farkëtuar thika” i Niko Stylos Gani Qarri: Akademi solemne kushtuar 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë Hasan Qyqalla: Xhevahirët e skenës Arif Molliqi: Në Bucholz të Gjermanisë, mbrëmje festive për Kosovës Abas Fejzullahi: Vetëm me bashkëpunime të ndërsjellta mund të shkojmë përpara Xhevat Muqaku: Kremtimi i festave të Marsit në Singen

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora