E merkure, 24.04.2024, 11:44 AM (GMT+1)

Mendime

Drita Braho: Portreti i patriotit Remzi Basha

E hene, 28.01.2008, 07:54 PM


'Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote (LSHB) ishte nje kongres qe mblodhi zemrat shqiptare prane flamurit te Gjergj Kastriotit...

Portreti i patriotit Remzi Basha

Nga  Drita Braho - Berat

Edhe pse skane kaluar shume kohe nga ajo dite kur shqiptaret nga e gjithe bota u mblodhen ne ate salle te madhe te kongreseve,emocionet dhe mbresat na ndjekin si ne diten e pare.Ishte me te vertete me shume se nje takim madheshtor me vellerezit e nje gjaku.Sa shkela ne ate salle mu duk se te gjithe ishim ulur reth vatres te ngrohte te perbashket.
Nje dore me ofron nje liber.Nje cast mu duk sikur Kosova dhe Cameria u ulen ne doren time .Dy gota kristali ne nje dore poeti.Kush ishte ky njeri? Ishte nje vella nga Kosova a Cameria.Ishte vella i gjakut tim, quhej Remzi Basha .Nga gjuha e bukur qe fliste e kuptova qe ishte nga Kosova. Kush eshte Remzi Basha? Bir i Kosoves qe ndiqej hap pas hapi nga hija e zeze serbe ne vitet 90. Keto e detyruan qe te largohet nga vendlindja e tij e dashur drejt Suedise.Ne Suedi, Remziu per vite me radhe jep nje kontribut te cmuar per ceshtjen e Kosoves.Edhe pse ne mergim, Kosoven e ka prane, duke u bere nje mesimdhenes i gjuhes shqipe per shqiptaret.
Kjo figure intelektuale do te persoset me tej, kur Remziu bashke me vellezerit Kuzhnini behet nismetar per themelimin e LSHB ne Skandinavi,duke qene qe nga themelimi sekretar i saj.Remziu organizon greven e urise per shkak te te zhdukurve nga regjimi serb gjate luftes ne Kosove,duke sensibilizuar gjithe opinionin boteror per kete problem madhor.
Misioni i Remziut ne sherbim te kombit.
Do te ishte bukur sikur te ky mision te merrnin pjese te gjithe shqiptaret kudo ne bote.Te behemi pak me te ndjeshem ndaj ceshtjes kombetare si ai.Tek puna e Remziut shohim njeriun e denje, intelektualin e zoti, qe di te terheq opinionin ne mbare globin. Secili nga ne do te kishte deshire ta njihte Remziun nga afer, ne kete menyre duke pare , duke folur per punen qe ben per ceshtjen e Kosoves, do te shihnim veten si perpara nje pasqyre, atehere do te mundoheshim te punonim me shume per kete ceshtje.
Biri i Kosoves dhe pse larg tashme, me penen e tij shkruan per token AME.Portat e krijimtarise se tij jane te hapura .Kosova e Cameria ,zgjojne tek ai pasionin per te shkruar edhe me tej, jo drejt nje te panjohure, por drejt nje te njohure qe kerkon zgidhje.Remziu germon data,fakte per fatet e kombit te tij.Remzi Basha eshte nder ata shqiptare qe me pasionin e tij per artin shkrin ne nje edhe dashurine per Kosoven.Me zerin e tij te ndjeshem, te imponon natyrshem merakun per pavarsine e Kosoves.
Puna e tij prej kaq vitesh ne Suedi, ka qene e gershetuar me ndihma per ceshtjen shqiptare kudo ne bote.Vlerat e krijimtarise se tij jane ne rritje.Ne ato vlera ai paraqet nje popull te martirizuar.Dihet qe Remziu bashke me familjen e tij percjell te vellezerit e tij shqiptare njeriun model te vlerave kombetare.Duke lexuar librin e tij: “Kongresi i Pare Kombetar 26 e 27 nentor 2001 Prizren” perjeton emocione te medha .Libri eshte pergatitur me shume kujdes nga autori.Eshte nje pune e nje atdhetari qe i dhemb shpirti per Kosoven e tij.
Libri i Kongresit te pare, u morr persiper nga vete Remziu,s i nje detyre e cmuar per ceshtjen kombetare. Autori punoi dite e nate..Ai e quan privilegj te punosh per ceshtjen kombetare.Pervoja e tij eshte e shtrire ne mbare boten, ne cdo vater shqiptare. Flet me pasion per vendlindjen e tij : -Tani,-thote ai,- duhet bere me shume per Kosoven. Sikur te gjithe te vendosnim nga nje gure ne themelet e tokes  AME do te mund te ndertonim gradacela”. Prespektiva i takon fhithe shqipatreve te vertete.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora