E merkure, 24.04.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Osmani- Mani: Kur sharlatanët merren me gjuhësi!

E hene, 28.01.2008, 08:00 PM


GJUHËSI

KUR SHARLATANËT MERREN ME GJUHËSI!

Prof. Dr. KARLO BURIQ: ILIRËT DHE SHQIPTARËT, botuar te revista e Gjenevës, “Ylberi”, nr. 2-3, 4, 5, 6/1993-1997

Mr. sc. Kadri Osmani- Mani

Kadri Mani
Për lexuesit e painformuar duhet të sqarojmë që në fillim: nën maskën e “autorit” Prof. Dr. Karlo Buriq-akademik-, kemi zbuluar se fshihet autori i vërtetë me tituj të rremë shkencorë, Prof. Dr. Kapllan Resuli-Buroviq, akademik, i cili shpesh paraqitet edhe me emrin dhe me titujt e rremë shkencorë, Prof. Dr. Asllan Metani-akademik-!!!
Në nëntitull vumë titullin e shkrimit të parë nr. 2-3 ILIRËT DHE SHQIPTARËT, i cili njëkohësisht është edhe titull i librit të Kapllan Resulit; në nr. 4, ka titullin: ARGUMENTAT E HIRTIT QË SHQIPTARËT NUK JANË ILIRË, në nr. 5 ka titullin: ARGUMENTAT E VAJGANDIT-që shqiptarët nuk janë ilirë-, dhe në nr. 6 ka titullin: ARGUMENTAT E GEORGIEVIT-që shqiptarët nuk janë ilirë-, pra, në gjashtë faqe tekst të dendur me shkronja të vogla, aq sa që shpesh duhet përdorur thjerra!
Prof. Dr. Kapllan Resuli që në nr. 1 e fillon me artikullin e parë: GJUHA LETRARE KOMBËTARE SHQIPE, ku na e parapëlqen për aperitiv- gegnishten! Pra, edhe ne do ta citojmë në origjinalitetin e tij. Të shkojmë me radhë:
“N’atë hulli asht thanë (disa vazhdojnë me thanë edhe sot e kësaj dite, bile me nji kabëngulje fanatike e ma fundamentaliste, pa marrë parasysh të vërtetën shkencore!) se gjuha shqipe asht vijuse e drejtpërdrejtë e gjuhës ilire dhe, rrjedhimisht, se edhe shqiptarët janë pasardhës gjenetikë të drejtpërdrejtë të ilirëve.
Përfaqësuesit kryesorë të kësaj hipoteze janë Thunmann-i, Leaku-u, Hahn-i, Miklo-i (mbase-Mikloshiçi?), Meyer-i, Pedersen-i, Kreçmer-i, Jokl-i, Çabej, Cimohovski etj.”
Kështu, Don Kishoti mbi rosinantit gërdallë, apo Sanço Pança mbi gomar, rrëzon përdhe, me një të sjellë të shpatës, dhjetë shkencëtarë, tamam sikur ata t’ishin dhjetë shakuj me verë, për ti prerë!
Finoku dinak, sa i shkathtë aq ahmak, i anashkalon edhe disa figura të mirënjohura shkencëtare gjuhëtarësh tanë me nam, sikur që janë: Selman Riza, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi... apo i ligu për mend, ka pasur frikë që t’i përmend!?
“Argumenti kryesor, që hedh posht hipotezën e origjinës ilire të shqiptarëve, , asht me karakter gjuhsor dhe quhet KENTUM-SATEM.”, te nr. 2-3/1994, f. 4. Paçka se kjo është një gjë relative, të cilin ai e quan kot “argument kryesor”. Themi kështu sepse Mbretëria Ilire (Hilurii-a apo Illyrii-a) nuk ishte aq e ngushtë vetëm Perëndimore (KENTUM, apo vetëm Lindore (SATEM), porse ishte edhe Perëndimore-Lindore edhe Jugore-Veriore!!
“Dallimet ndërmjet gjuhëve kentum dhe gjuhëve satem këtu sipër u paraqitën në vija të trasha. Ndërkaq, do pasur parasysh se shkalla e satemizimit ndryshon duke kaluar nga një gjuhë në tjetrën. Për më tepër, në mjaft raste është vështirë të flitet për një gjuhë plotësisht satem, apo plotësisht kentum
“Diferencimi social i shoqërisë ilire
Përparimi që u bë në ekonomi, solli ndryshime edhe në gjirin e shoqërisë ilire. Shkrimtari grek Hesiodi, duke bërë fjalë për kopetë e mëdha në Iliri, shton se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Të dhënat arkeologjike tregojnë gjithashtu, se prona private kishte lindur edhe në zejtari. Kjo duket qartë sidomos në shek. VI-V para r. Sonë. Në këtë kohë burimet e shkruara përmendin për të parën herë në Iliri qytete, të cilat, me sa duket, kishin filluar të bëheshin qendra të prodhimit zejtar. Një qytet i tillë ishte ai i taulantëve, Sesareti, të cilin shkrimtari grek i shek. VI, Hekateu, e vë në një radhë me qytetet tjera të rëndësishme greke. Toka vazhdonte të ishte pronë e përbashkët e fisit dhe herë pas here ndahej midis familjeve patriarkale.
 “Federatat e fiseve ilire
Aty nga shek. VII para e. sonë, disa fise ilire si enkelejtë, taulantët, molosët, ardianët, etj. Kishin bashkuar, me sa duket, rreth vetes edhe fise të tjera ilire dhe kishin formuar federata të veçanta. Të organizuara në këto federata, ilirët ndërmerrnin në këtë kohë inkursione të largëta, qëllimi i të cilave ishte plaçkitja. Të tilla janë p. sh. Inkursionet që kanë bërë në shek. VII p. e. sonë enkelejtë në Delfi dhe taulantët e udhëhequr nga bazile Galaur në Maqedoni.
“FORMACIONET SHTETËRORE ILIRE
1. SHOQËRIA ILIRE E SHEK.: IV-II PARA E. SONË
Zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë
Periudha prej shek. IV-II para erës sonë, është koha e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, shoqëror e politik të ilirëve.
Në bujqësi vegla më e rëndësishme bëhet parmenda, e cila me sa duhet pajiset me plor të hekurt. Atë e gjejmë të paraqitur në monedhat e shek. IV-II të quajtura “drahme ilire” që priteshin në Dyrrah e Apolloni...
“2. MBRETËRITË E PARA ILIRE
Mbretëria e Enkelejve- Bardhyli
Në fillim të shek. IV para e. sonë federata e enkelejve, në krye të të cilëve ishte Bardhyli, u bë në fund mjaft aktive.
“Epiri nën sundimin e Pirros
Në vitin 307 në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. (...)
“Njëra ndër kryeveprat për studimin e historisë së Ilirisë që nga kohët e lashta e deri në shekullin e XVIII, është Illyricum Sacrum
Vëllimi i parë i “Illyricum Sacrum” i përkushtohet papës Benedikti XIV, ndërsa hyrja e vëllimit i kushtohet Pacifik Bizës, kryepeshkop i Splitit dhe primat i Dalmacisë e Kroacisë.
Edhe kaq sa u tha deri këtu, mjafton për ta parë tendencën dhe injorancën e autorit nihilist, por të shohim edhe mishmashet e mëtejme:
“Termat e lundrimit dhe të peshkimit janë prej burimit të huaj: grek, venecian, sllav ose turk, ose janë krejt të rinj. Po të ishin shqiptarët stërnipër të ilirëve, të cilët si popull detar kanë pasë nji gjuhë të pasun në terma të lundrimit e të peshkimit, atëherë në gjuhën shqipe duhej të ishte ruajtur të paktën një pjesë e këtyre termave. Pra, shqiptarët janë të ardhur relativisht vonë nga hinterlandi në bregdetin Adriatik.”- te revista në fjalë nr. 5/’96, f. 10; - pa droje se sërish tregon injorancë fshatareske gjysmanalfabete
Për sharlatanët më rëndësi parkan terminologjia e dosidoshme, sesa vetë Perëndia e Detit-BINDI!?- që kanë vetëm tre popuj: grekët, romakët dhe shqiptarët.
Që Kapllan Resuli-Buroviqi me kompani ka qenë dhe është në anën e UDB-së, armik i përbetuar kundër shqiptarëve e gjuhës, kulturës dhe historisë së tyre, aludon edhe teksti që po e riprodhojmë këtu:
“Në anën tjetër, këto pesë-gjashtë vitet e fundit çështjet e historisë së gjuhës shqipe, sidomos prejardhja e saj, vendi i saj në Ballkanin etnik, kontaktet e saj me gjuhët tjera, ashtu si përgjithësisht historia e popullit shqiptar dhe e kulturës së tij, u aktualizuan në një kontekst fare joshkencor: ndaj atyre që merreshin me këto punë, u krijua një atmosferë e “ndjekjes së shtrigave”. Në këtë licitacion të përgjithshëm, dolën në shesh teza nga më të ndryshmet. Nuk argumentohej njëra apo teza tjetër për prejardhjen e gjuhës shqipe, ashtu siç bëhet për çdo gjuhë në botë, po shkohej deri aty sa të thuhej edhe shprehimisht se kemi të bëjmë me një gjuhë dhe popull të degraduar në atë shkallë sa mund të jetë shumë-shumë përzierje e mbetjeve të ndryshme të Ballkanit; të tjerët ngrinin “teza” pas të cilëve prejardhja ilire e gjuhës shqipe si diçka që i dhënka besim dikujt, të tjerë si diçka raciste, e të ngjashme. Natyrisht, prapa këtyre ideve dhe tezave fshiheshin qëndrime politikaneske, paraqitje në emër të shkencës, me agresivitet e provincializëm.
“Pas Joklit dhe sidomos në pjesën e dytë të shekullit tonë, dijetarët, megjithatë, arritën të përcaktojnë shumë elemente si lidhur me çështjen e përmendur, ashtu edhe me çështje të tjera.  Sot më nuk ka peshë përsëritja e të ashtuquajturës argument se ilirishtja është centum ndërsa shqipja satem, prandaj nuk mund të kenë lidhje birërie. Nga ana tjetër, vetëm karakteri satem i trakishtes nuk mjafton assesi për ta lidhur shqipen me të.
“Qysh në sh. 18 J. Thunmanni ngriti tezën pas së cilës shqipja është pasardhëse e ilirishtes, për shkak se flitet në truallin e saj. Kjo tezë u mbështet nga shumica e albanologëve të mirëfilltë:  Meyer, Pedersen, Jokl, Çabej, Hamp, Desnickaja, Cimohowski, etj. Duke supozuar se ilirishtja do të ketë pasur karakter centum, më vonë u krijuan teza për origjinën trakase të shqipes dhe u mbrojt kryesisht nga joalbanologë: Hisrt, Bari?, Geeorgiev, Popovi?, shumë rumanistë etj. Kështu lidhja gjeografike tano duhej duhej përmbysur dhe duheshin gjetur mënyrë për ta vendosur shqipen në lindje në kohë të ndryshme. Bie në sy se këto zhvendosje janë të ndryshme: në Panoni, në Mizi, në Daki, në Traki, në Dardani, etj. Kohësisht shqipja sillej aty ku është herë disa shekuj para Krishtit, herë disa shekuj pas tij, madje edhe deri pas ardhjes së sllavëve në Ballkan. Këtu nuk është e mundur të merremi me të gjitha këto teza, shumë prej të cilave tanimë i takojnë vetëm historisë së ecejakeve të albano-balkanologjisë, po do të ndalemi vetëm në disa pika kyçe.
“Me cilën gjuhë paleoballkanistike lidhet shqipja gjenetikisht? Përgjigjja në këto pyetje ka rëndësi të madhe si në aspektin e përcaktimit të vendit të shqipes nëe kuadrin e i. e., ashtu edhe në aspektin e sqarimit të gjuhëve të antikitetit. Parimisht këtu janë të mundshme vetëm përgjigjet që nuk lidhen me greqishten, me maqedonishten, me frëngjishten. Deri tani janë ngritur këto hipoteza: shqipja është pasardhëse: e ilirishtes, e trakishtes apo e danishtes, e pavarur (protoalbanoid). Dy të parat janë ndërtuar me përpjekje më serioze dhe me mbështetje më të mëdha materiale, ndërsa e treta ka mbetur vetëm si mundësi teorike e sugjeruar nga Meillet-Benveniste si gjuhë e veçantë që në krye të herëes por e afërt me ilirishten. Meqë e treta nuk është argumentuar, s’do ta marrim në vështrim, ose mund ta konsiderojmë variant të së parës.
“Argumentet kryesore për tezën trakase janë të natyrës negative: ilirishtja është centum, shqipja satem; disa elemente që i quajmë të sakta tregojnë se ajo nuk janë autoktone aty ku flitet që nga antikiteti pararomak, prandaj ajo trakishte, ose tani vonë dakomizishte.
“Sa i përket terminologjisë detare vendëse, studimet e vona të Dodbibës e të Çabejt kanë vënë në dukje se ajo megjithatë nuk mungon plotësisht. Ne do të shtonim me këtë rast a vijon: mungesa ose prania terminologjinë detare nuk dëshmon asgjë. Po të shikojmë mirë, shqipja ka huazuar nga latinishtja fjalë në të gjitha fushat e jetës, e në mënyrë të veçantë në ato fusha që lidhen me administrimin e tregtisë, me pushtetin. Pikërish se ka huazuar kaq shumë fjalë nga latinishtja ka qenë ngritur edhe teoria për karakterin gjysmëroman  të shqipes, që u thye përfundimisht nga Pederseni. Huazimet e shqipes nga latinishtja, ndërkaq, kanë prekur edhe në disa fusha që me këtë rrugë do të na sillnin në përfundime absurde. Nëse për shkak se kanë huazuar terminologjinë detare nga latinët, shqiptarët s’paskan qenë afër detit, fakti se terminologjinë shtëpiake apo blegtorale poashtu e kanë huazuar nga latinishtja, do të na shpinte te përfundimi absurd as në shtëpi, as në male.”
Në nr. 6/1997, në faqen 8, shtylla tretë:
“AD 3. Kurrë shqiptarët nuk kanë banue në trevën e Dardanisë së dikurshme dhe as emni i fisit DARDANOI nuk shpjegohet me fjalën shqipe DRARDHE, por me emrin e perandorisë DARDANOS, gja që e ka pranuar edhe shkenca shqiptare”- duke e tradhtuar në këtë mënyrë autorin e shpifur njëfarë Prof. Dr. Karlo BURIQ-akademik- e duke e cituar vetveten në fusnotën nr. 3: “RESULI, Kapllan: ILIRET DHE SHQIPTARET, studimi “Toponimija Dardanija”, Gjenevë 1994, f. 21.”- nga shqiptari-joshqiptar, Kapllan Resuli-Buroviq, nga ish-babai i Arbenit dhe Arbanës, e nga babai i tashëm i Dušanit dhe i Dušankës!!
Kjo revistë antishqiptare doli dhe veproi në vitet e brishta të demokracisë shqiptare të Shqipërisë 1994-1999, kur u mbyll, mbase e përkthyer nga revista beogradase me titull “Duga”!?-deri në shpartallimin e shtetit shqiptar të Revolucionit Demokratik të Vonuar më 1997 dhe të masakrës serbe në Bosnjë e në Kosovë!!
Themi kështu, sepse gjatë kësaj kohe Autori i romanit “TRADHTIA”, Kapllan Resuli, ndërroi komb e fe, kurse fëmijëve të vet të pagëzuar me emra të bukur të gjuhës tonë shqipe: Arben dhe Arbana, i ripagëzoi me emra sllavë: Dušan dhe Dušanka!!
Ishte mik i Miomir Bullatoviqit, që nënkupton se ishte edhe mik i Sllobodan Millosheviqit, ngase ishte kundërshtar i Millo Ðukanoviqit dhe kundërshtar i pavarësisë të Malit të Zi dhe të pavarësisë të Kosovës!!
Kështu në këtë still tregohet për një dyfytyrësh pakurrizor që herë paraqitej mysliman e herë i krishterë!! Dhe kur vdiq, nuk donte t’ia thirrje tallkinin as hoxha as popi!! Më në fund, për të mos u qelbur edhe më tutje, po i këndonte popi: ni vaš ni naš/ nosi ?avol/ kude znaš!! (as i juaji/ as i yni/ çoje dreq/ ku të duash!!).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora