E marte, 16.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Vizatime - Cikël me poezi

E merkure, 11.05.2011, 08:56 PM


Kostaq Duka

 

Vizatime

 

-Cikël me poezi-

 

Lagështi

 

Përgjumje e lagësht

Në rrugë,

Në qelqet e godinave,

Në dritën vagëlluese të makinave

Në degët e pemeve.....

 

Mes lagështisë,

Më ngjan  vetja,

Mbështjellë në pelenat e fëminisë.

 

Magjia e natës në Chicago

 

Shikimi i syve

Tretet mes yllësisë së dritave.

Trupi në ecje  peshën e humbet.

Chicagoja

Hap portën e madhe

Per t'u kredhur në hapësirën qiellore.

 

Malet

 

I kërkoja

I kërkoja me dhimbje malli malet e Moravës....

Ato erdhën së largu në muzg,

Mbi shpatullat e reve.

 

Birra "Panda" në Nju Jork

-Miqve të mi Ligor Prifti dhe Dhimitraq Papando-

 

Jo këtu, jo atje,

Pak më tej.

Një gote birre

Në kryeqendren e Botës

I kerkonim patjeter dekorin e  Korçës.

 

A tani po!

Tha mikpritësi

Tek na afroi, brenda lokalit një hije peme,

Nje tavolinë druri,

Nje orkestër,

Nje pistë të vogël vallzimi....

 

Pini e enderroni

Kjo eshte "Panda "-Ajde gezuar,birren shijoni !

 

Maj 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora