E enjte, 25.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Sindromi ''Leming'' Kosovar?!

E hene, 28.01.2008, 07:43 PM


SINDROMI ''LEMING'' KOSOVAR?!

Nga Adnan Abrashi

Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mesuar nxenesit e vete se rruga e vetme permes se ciles duhet te shkohet gjate kerkimit te se vertetes, eshte, kure, se pari, te analizohet dhe vihet ne pyetje edo bindje qe e kemi mbeshtetur forte gjer ne ate moment. Nese nje besim konkret i kalon te gjitha testet e evidences, deduksionit dhe logjikes, atehere, ajo ide mund te perqafohet si e vertete. Ne te kunderten, e njejta duhet mohuar, ndersa, me pas, bartesi i saj duhet ta pyes veten se eka e ka nxitur ate qe gjer ne ate moment te mendoj ashtu.
Per shkak te predikimeve dhe perhapjes se ketyre mesimeve qe nuk ju kane konvenuar atyre qe jane ne pushtet, dihet mire si ka perfunduar Sokrati. Nga elita sunduese e asaj kohe, ai eshte akuzuar per subversion, korrupsion dhe indoktrinim te rinise. Denohet me vdekje me detyrim qe ta pije kupen me helm.
Duke mos pranuar nje te vertete te imponuar si dhe duke tentuar te mendojne me koken dhe arsyen e vet te shendosh, qe nga ajo kohe, e gjer me sot, shume intelektual dhe personalitete te shquara kane qene viktima te pafajshme te abuzimeve nga me te ndryshme.
Analogji te veprimit si me Sokratin dhe te tjere, kemi edhe ne shoqerine tone te sotme kosovare, ne te cilen, eshte i instaluar nje regjim nderkombetar i sundimit me emrin UNMIK. Rasti me eklatant “sokratian” eshte ai i perndjekjes dhe gjykimit te liderit te levizjes “Vetevendosje” Albin Kurti, i cili, sigurisht se nuk do te denohet me vdekje si Sokrati duke e pire kupen me helm, por, ne fakt, permes aplikimit te metodave te fuqishme te propagandes etiketuese dhe komprometuese, ai po ballafaqohet me forma me perfide te nenemimit dhe poshterimit.
Kjo menyre e perndjekjes nga ana e ketij regjimi nderkombetar dhe kinsedemokratik, ne shenjestren e vete te atakut dhe diskreditimit, nuk i ka vene vetem anetaret e levizjes “Vetevendosje” dhe liderin e tyre Albin Kurtin, por te gjithe ata individ, publicist, intelektual dhe politikan tjere, te cilet, nuk pranojne te behen pjese e genjeshtrave te tyre me prapavije teresisht kolonizuese dhe antishqiptare. Edhe perpos faktit se numri i atyre intelektualeve dhe individeve “ te rebeluar” eshte gjithnje e ne rritje, kjo elite sunduese, kurre nuk eshte ndjere e rrezikuar. Ajo, pervee se eshte e bindur qe pas veti ka nje ushtrie te madhe servile dhe karrieriste te kolaboracionisteve te avancuar ne politiken vendore, ne shuarjen e ketyre zerave te mendjeve te arsyeshme, paralelisht perdorte edhe metodat e deshmuara psiko-sociale te ndikimit masiv ne popull.
Ja nje shembull praktik! Jemi ne prag te perfundimit te vitit 2007, dhe fillimit te vitit te ri. Nese i bejme nje veshtrim te percipte vitit qe po e leme pas, ajo per ne kosovaret nuk karakterizohet me asgje te re dhe te veeante, perveese edhe me teper e ka thelluar gjendjen tone edhe ashtu te veshtire ekonomike-politike dhe morale ne pergjithesi. Nese i anashkalojme rezultatet e publikuara testuese per Kosoven si nje regjion me te korruptuar ne bote, i vetmi tregues statistikor relaksues do te ishte vendi i dyte per kete vit si popull me optimistet ne bote. Edhe perpos asaj efare perjetuam gjate ketyre shate viteve, ne ende tregohemi optimist. Ne ende i besoj premtimeve sa e sa here genjeshtare, qe na bejne keta ekperimentatore nderkombetar te mbeshtetur nga disa politikanet tane servil.
Nuk ka dyshim! Ne keto kohera, optimizmi i yne eshte gje tejet pozitive dhe ai na jep perhere kuraje ne rrugen tone kahere te nisur drejt cakut historik te zgjidhjes se statusit perfundimtar qe po e presim. Por, nga ana tjeter, ky optimizem i tepruar, per ata qe na monitorojne nen hije, eshte nje tregues tejet strategjike dhe keso rezultate te favorshme, atyre ju sherbejne per qellime edhe me te larta, te cilat ne si popull assesi nuk duhet t’i dime.
Ata eksperte, qe e njohin psikologjine e sjelljes sociale, e dine mire se ne terminologjine profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i mases se gjere ndaj informatave te prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqeror, quhet “sindromi leming”.
Eka nenkupton ne realitet ky sindrom psiko-social i sjelljesh tone shoqerore?
Leminget jane nje lloj i minjve te vegjel, te cilet, fare pa angazhuar instinktin e vleresimit vetjak per rrezik, verberisht i percjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjere. Keshtu, kur njera prej tyre hidhet nga lartesia ne greminen e pashpetimte vdekjeprures, ashtu ne varg veprojne te gjithe anetaret tjere te grupit. Ky fenomen krahasues, gjate analizen se gjendjeve psiko-sociale te sjelljes se njerezve ne shoqeri, ne psikologji njihet si “sindromi leming”.
Per njeriun LEMING, ne krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thote nje ide, logjika e shendosh e cila duhej te qendron prapa atij besimi, fare nuk ka rendesi dhe nuk eshte ne veprim. Lemingu, qe te besoj fuqishem ne dieka, mjafton qe predikuesi i saj te kete autoritet, edhe pse, ne te kunderten, ky autoritet mund te jete i dyshimte.
Mekanizmi me i pershtatshem i manipulimit te elites sunduese me masat e gjera popullore, qe kane prirje te shprehur kolektive te “sindromit leming”, jane mediat.
Shpeshhere, edhe mua si autor i ketij artikulli, me ka ndodhur qe, para se t’i publikoj ne gazete disa analiza te mia nga aktualiteti politik ditor, me pare t’i kem komentuar ato ne shoqeri. Por, ne ate moment, askush nuk i ka marre keto si relevante. Kur, po ajo teme e vleresimit tim parimor, te nesermen eshte botuar ne gazete, te njejtit shoke, tani e kane perqafuar ne teresi kete ide, duke e vleresuar si tejet te qelluar.
E shikoni? Nje gje e thene verbalist ne shoqeri, dhe e njejta e botuar ne gazete apo ndonje medie tjeter, e ka fuqine e besimit me te madh ne mase.
Ne vazhdim, do t’ua prezantoj nje shembull tjeter, qe me bindshem do t’ju vertetoje kete konstatim:
Edvard Bernays, magnat dhe udheheqes i rrjetit me te fuqishem global informativ “CBS” ne SHBA, perndryshe, nipi i themeluesit te famshem boteror te psikanalizes Sigmund Frojd, ne nje fragment te vepres se vete te titulluar “PROPAGANDA”, kishte shkruar:
“Kur te arrijme ta kuptojme mekanizmin dhe motivet e vetedijes grupore, tek atehere eshte e mundur te kontrollojme dhe te udheheqim me masat ashtu sikur na konvenon neve, e, qe, per kete, ata fare te mos jene ne dijeni… Nje manipulim i vetedijshem dhe inteligjent me shprehite e organizuara dhe opinionin publik te masave, eshte element tejet i rendesishem ne nje shoqeri demokratike. Ata qe manipulojne me kete element te padukshem te shoqerise, formojne nje qeveri te fshehte e cila eshte fuqia qe realisht sundon ne pushtetin tone… gati ne te gjitha aspektet te jetes sone te perditshme, pa marre parasysh se a ka te bej me sferat e politikes apo biznesit, me sjelljen tone sociale apo te te menduarit etnik, ne dominohemi nga nje numer relativisht te vogel njerezish…te cilet i kuptojne proceset mentale dhe sjelljet sociale te masave. Mu keta jane ata qe terheqin litaret e edo gjeje qe e kontroll on vetedijen e opinionit”
Besoj se pas ketij citimi nuk ka nevoje per ndonje koment shtese?
Ne vazhdim, bejeni nje prove me veten! Jeni apo s’jeni LEMING? Pergjigjet e juaja ne pyetjet qe pasojne, arsyetoni me bindje te kundert nga ato qe ju jane te servuara si zyrtare ne opinion.
- Cilat jane ato shtete qe e perbejne UNMIK-un? Sa prej tyre jane vertet miqesor dhe dashamirese te shqiptareve?
- Kur te gjithe autoritetet vendore dhe nderkombetare perkrahin Pakon e Ahtisarit, si eshte e mundur qe vetem disa te mendojne te kunderten?
- Efare njerez jane, keta bartesit e pushtetit te sotem ne Kosove?
- Pse patjeter kane drejte keta ne pushtet e jo ata “individ te papergjegjshem qe prishin rendin dhe qetesine publike dhe tentojne t’i rrenojne institucionet tona te fituara me gjak”?
- Pse nuk na lejohet referendumi gjithepopullor per ne kosovaret?
- Pse burgosen dhe denohem komandantet tane legjendar te UEK-se?
- Jemi dy milion, sa nje lagje e New York-ut, Istambullit, Romes, Parisit... Ata te gjithe jane ketu si UNMIK, e ne 7 vite nuk kemi rryme?
- Pse jemi vend i varfer kur jetojme ne Evropen e pasur? Pse nuk kemi industri, dhe ajo e pakte ekzistuese shkaterrohet? Ku jane parate qe AKM-ja i shiti pronat e djerses se baballareve tane? Pse nuk aktivizohet “TREPEA” dhe pse tentohet te privatizohet ajo?
- A kishim te drejte ne, kur thoshim se keto zgjedhje te 17 nentorit jane te montuara dhe manipuluese?
- Pse u realizua profecia, te cilen po ne, si individ “rebel” e kemi parashikuar para shume koheve: koalicioni joparimor PDK-LDK ?... e shume e shume “pse” te tjera.
Leming efekti, ne nje shtet te drejte dhe vertet demokratik, mund te ndikoje pozitivisht ne perparimin dhe zhvillimin e mirefillte te asaj shoqerie. Andaj, shikuar me thellesisht dhe anen tjeter te medaljes, lemingiteti si fenomen shoqeror, gjate procesit te ruajtjes dhe zhvillimit te nje bashkesie njerezore, eshte nje virtyt i vlefshem dhe i nevojshem i sjelljes sociale, por, sikurse edo fenomen tjeter natyror, edhe ky mund te keqperdoret. Ky keqperdorim eshte i shprehur, posaeerisht: nese shteti si aparat i fuqishem i sundimit me masa, gjendet ne duart e njerezve te gabueshem dhe amoral, nese ne ate shoqeri mungon liria e vertete e mendimit dhe e shprehjes, nese vepron roli dominues i mediave servile te cilat vetem per pak para te mbijeteses, i sherbejne me devotshmeri asaj ane te gabuar qe eshte ne pushtet, etj.
Ne bashkesite e organizuara shoqerore qe njihen vertete si shtete demokratike, permes menyrave te ndryshme manipuluese, mund te vijne ne pushtet edhe grupe apo individ te gabuar, te cilet, permes po ketij leming efekti te natyrshem, do te tentojne te instalojne ndonje forme antidemokratike te qeverisjes. Por, ne ato shtete, nje sistem mandatar i ligjshem zgjedhor, i jep mundesi popullit te vete, qe, posa ta nuhasin kete manipulim, te reagojne permes mosdhenies se besimit atyre ne zgjedhjet e ardhshme. Bile-bile, nen mundesine e mbajtjes se tyre te parakohshme.
Ketu ne Kosove, eshte dieka tjeter, sepse ne nuk kemi shtet. Sepse ne nuk kemi liri as demokraci te vertete, prandaj, ky sindrom i natyrshem psikologjik i masave, nga tutoret tane, gjithnje keqperdorohet krejtesisht per qellime te tjera.
Dhe per fund si porosi: A L A R M! Me ne fund eshte koha te fillojme te mendojme me koken dhe arsyen tone te shendosh. E, nese vee duhet t’i besojme dikujt, atehere le te jete ky besim i orientuar kah mesimet e personaliteteve tona intelektuale dhe kombetare, te cilet, jane deshmuar shume here para nesh me vlerat e tyre qe kane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora