E marte, 11.08.2020, 08:14 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Lino Ventura (1919–1987)

E marte, 10.05.2011, 08:58 PM


LINO VENTURA /1919-1987/

 

Nga Halit Bogaj

 

Emri i tij është i shënuar në faqet më të ndritshme të kinematografisë franceze evropiane dhe asaj  botërore .Edhepse me origjinë italiane,Lino Ventura jetoi,veproi dhe shkëlqeu në Francë,duke realizuar role shumë të fuqishme të cilat kanë mbetur të paprekura në historinë e artrit të shtatë.Franca ishte atdheu i tij ,por kokën e kishte përherë të kthyer kah Italia,tek vendi i të parëve të vetë.Veprat e tij filmore kanë mbetur në kujtesë të përhershme për të gjithë ata që i kanë shikuar dhe i kanë përjetuar si realizime të shkëlqyeraa dhe përmbajtësore dhe që janëtë paisura me vlera origjinale artistike.Lino Ventura konsideronte se nuk kishte role të mëdha dhe të vogla,prandaj përherë përgatitej që filmat e tij të kishin shkëlqim të vërtetë.Qysh në filmin maestral”I egri” ai tregonte se botës filmore i vinte një emër i shquar dhe një yll i ri që premtonte shumë më tepër se disa aktorë të tjerë të mëparshëm francezë,duke u përjashtuar këtu Zhan Gabeni me të cilin aktroi në disa filma, duke krijuar një tandem autoritativ të lakmuar në botën filmore që u përngjanin Hemfri Bogartit dhe Xhorxh Robinsonit. Me Alen Delonin luan në “Aventurierët”dhe”Klani Sicilian”,kurse me Belmondonë në”Njëqind mijë dollarë në diell”,me ç` rast i krijoi tri kryevepra të pavdekshme filmore.Në vitet e shkëlqimit të vërtetë të filmit francez dhe evropian,Lino shkon në atdhe për ta realizuar filmin”Kufomat e jashtëzakonshme”,një kryevepër tjetër e famshme e regjisorit të madh,Franko Rosi.Në atë film aktori luan një autoritet të lartë gjyqësor  që ka një detyrë shumë të vështirë  për t`i zënë krerët mafiozë që dridhnin Italinë dhe mbarë Evropën.Në këtë film të paharruar,antologjik dhe me vlera të jashtëzakonshme,Ventura derdhi tërë talentin e akumuluar jetësor për të realizuar një film aq markant që ka mbetur përherë i paharruar në kujtimet tona..

 

Filmi fiton famë të përjettshme dhe mbarë kritika filmore e ngrit sjumë lart duke e vlerësuar ashtu siç e meritonte,kurse aktori kryesor bëhet sërish një yll i pashuar ndërkombëtar,.me atë pamjen dhe qëndrimin e tij hijerëndë, por shumë burrëror, të cilin ishim mësuar ta shihnim përherë të tillë dhe t`i adhuronim aksionet e tij heroike nëpër shumë filma të ndritur.Në vazhdim duhet theksuar edhe faktin se kinematografia franceze do të ishte shumë e varfër pa praninë dhe pjesmarrjen e Lino Venmturës në shkëlqimin e saj të pandërprerë.Edhe Ventura lente përshtypjen e një aktori karizmatik i cili menjëherë pas Gabenit zinte vendin e dytë përkah pesha e tij në kinematografi dhe përkah roli që luante në mbarëvajtjen e saj të shëklqyer.Në ato vite filmat e tij kriminalistik ishin të shikuar me një shikueshmëri të jashtëzakonshme me ç` rast aktori ishte i popullarizuar sëtepërmi edhe në Amerikë ku gëzonte respekt të mash..Kah fundi I jetës Ventura realizoiedhe serialin fenomenal”Të mjerët”,sipas veprës së shkrimtarit legjendar Viktor Hygo,duke interpretuar Zhan Valzhanin   kolosla,ashtu siç kishte vepruar dikur edhe Zhan Gabeni për ta pavdekësuar atë figurë madhështore letrare dhe jetësore., e cila ishte shumë e popullarizuar në të gjitha shtresat njerëzoreqë e adhuronin artin letrar dhe atë filmor.Ai edhe njëherë dëshmoi së mund ta pavdekësonte edhje një personazh autoritativ siç ishte Zhan Valzhani i Viktor Hygos,i cili përjetoi edhe disa ekranizime të tjera të suksesshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora