E shtune, 20.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Atentat mbi teologun humanist

E hene, 09.05.2011, 07:57 PM


Neki Lulaj

 

ATENTAT MBI TEOLOGUN HUMANIST

 

Mbi rerë heca terë natën shtatë gjatë,

që ta gjejë Cenuesin,kryeveprën e letërsisë sonë

P.Bogdanin dhe humanistin e rezistueshëm,

turqit e nxorrën nga varri për ti humbur gjurmët e kulturës.

 

Pranë kroit të gjallë,mbi ranishtë e as nën dhe,

s`munda ta takoi atë që bëri jetë në kohë,

se shpirt këqinjët ,zemër prishurit dhe duar ndyerit,

Pjetër Bogdanin,e patën hedhur si Dedë Gjon Lulin në humnerë.

 

Fytyrën  u përpoqa t`ía kërkoi tek një krua,tek një Lum,

buzë Prishtevkës,ku ishte  ngritur  Xhamia,mur dhe asfalt,

s´mund t´ma largoi kush,nga mendja dhe shpirti

racionalistin e humanistin, të madhin  Pjetër  Bogdan….!

 

Nga toka e Arbërit i nxjerrë me dhunë,nga të huajt,

por rrenjët i ngelën thellë nën dheun e bekuar,

vandalët  kurrë nuk u ndalën,në vendin tim

mbas vdekjës turqit  Pjetër Bogdanin e masakruan,.

 

Çyçarët,që tallën dhe nxjerrin teologun nga varri,

për ta tretur me arkivol rrugëve të Prishtinës,

ku pushon sot shpirti dhe trupi i humanistit,…?

nën qiellin e bekuar  nga Zoti,dhe ne mendjendriturit e vendit tim!



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora