Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isuf B. Bajrami: Në Brazil, goditet grupi kriminal serb i drogës

| E hene, 09.05.2011, 07:06 PM |


Isuf B. Bajrami

 

Në Brazil, goditet grupi kriminal serb i drogës

 

Autoritetet në Brazil thanë se policia ka arrestuar të paktën 16 persona që dyshohen për ndërlidhje me një organizatë e drejtuar nga serbët, e cila akuzohet për transportimin e drogës në Evropë.

 

Policia braziliane tha se tetë nga të arrestuarit janë shtetas të Serbisë.

 

Ministrja e brendshme e Serbisë, Snezhana Maloviç, tha se në mesin e tyre është dhe Goran Neshiq, i cili është në listën e Beogradit të personave më të kërkuar.

 

Raportohet se gjatë hetimeve dy-vjeçare janë sekuestruar edhe 620 kg kokainë në vlerë prej afro 1.2 milionë dollarë.

 

07/05/2011 11:15

 

http://shqip.time.mk/read/5eaf3b92ef/0ccc35f975/index.html