E premte, 29.03.2024, 12:18 PM (GMT)

Kulturë

Rizah Sheqiri ka hapur ekspozitë me fotografi artistike në Göteborg

E diele, 08.05.2011, 06:41 PM


Në Bibliotekën e Qytetit në Göteborg të Suedisë, shkrimtari dhe poeti ynë Rizah SHEQIRI ka hapur eksozitë vetanake me fotografi artistike të titulluar „Kur fjala s‘ më del… bëj një fotografi – När ordet räcker inte till... tar jag en bild“. Ekspozita është e hapur për vizitorë  cdo ditë që nga 17 prilli deri më 8 maj 2011. Në foajeun e kësaj biblioteke në qendër të qytetit me një frekuentim të lartë vizitorësh, përvec fotografive artistike, që përcillen me nganjë thënje poetike shqip e suedisht, janë ekspozuar edhe librat e shkrimtarit Sheqiri të cilat i posedon kjo bibliotekë e që janë mbi tridhjetë tituj.

Rizah Sheqiri përvec krijimtarisë letrare, kohë të gjatë merret edhe me fotografinë artistike të cilën e ka si hobi.  Ai edhe më parë ka ekspozuar në shumë qendra të ndryshme, kryesisht në Jug të Suedisë, ndërsa ekspozita e tij aktuale në Göteborg, qytet me mbi nëntëqind mijë banorë, qyteti i dytë në Suedi,  është një nder tjetër shumë i madh që i bëhet krijuesit R.Sheqiri, punës dhe  krijimtarisë së tij.

Rizah Sheqiri ka filluar të ekspozoj fotografitë e tij artisike që nga viti 2004

Që nga atëherë, pra gjatë vitit 2004 dhe 2005 në Karlskrona të Suedisë, R.Sheqiri ka pasur tre ekspozita individuale, në një kohë zgjatje nga një deri në tre muaj (në shkollën Sunadal; në Kishën e Kungsmarkenit, dhe në qendër të qytetit në Kishën Gjermane).

Gjatë gushtit 2008 ka pasur një ekspozitë vetanake  në Galerinë Waktmester në qendrën e qytetit të Karlskronës.

Nga 22 shtator  deri më 28 nëntor 2008 ka pasur ekspozitë në Bibliotekën Kungsmarken.Nga 29 nëntori deri 24 dhjetor ka pasur ekspozitë në Shkollën e Spandelstorpit.

Nga 2 shkurti deri më 1 mars 2009 ka pasur ekspozitë në Kafe Tre G në Karlskrona.

Nga 1 marsi deri më 1 prill 2009 ka pasur të hapur ekspozoitën e tij në Allaktivitetshuset LOKA në Qytetin Emmaboda.

Dhe këto ditë, pra nga 17 prilli deri më 8 maj 2011, fotografitë e tij artistike po ekspozohen në Bibliotekeën e Qytetit në Göteborg.

Gjithandej ku ka ekspozuar, por edhe tash së fundi në Göteborg, ekspozitat e Rizah Sheqirit janë pritur shumë mirë, si nga vizitorët e shumtë, po ashtu edhe  masmediat e shkruara dhe elektronike. /BSh/



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora